Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Udhëtim i poetit

Shko poshtë

Namik Selmani:Udhëtim i poetit Empty Namik Selmani:Udhëtim i poetit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 21, 2013 9:32 pm

Namik Selmani:Udhëtim i poetit 39296_146358835380497_969345_n
Namik Selmani:Udhëtim i poetit

Po vija nga malet e thinjur, i lodhur, i uritur
Ç’të vija më parë në Sofrën e begatë të fjalës?
Të heshtja si vuv a të flisja për ditën e pritur?
A të nisesha sërish në krahë të pulëbardhës?

Unë vija nga detet me shijen e kripës në buzë
Mes gjuhës së sirenave kisha mësuar mistere
Një patericë e drunjtë kish mbetur si relikë në ujë
E leksioni i dashurisë kishte humbur mes fletëve

Mes çarçafëve mjegullorë shikoja ylbere
Që shfaqeshin në ëndërr si flaka e zjarrit
Isha bërë Mbret i Dritës pas një nate që tretet
Në duar kisha Mollën e kafshuar të Adamit.

Po Eva, Eva ku është, që mes qiejve të rrëfejë mëkate
A kishin mbetur më mollë në degëzën e tharë?
Unë vija nga malet mbi kalë si Kostandin balade.
A si një Sfinks që rilindja mes orteqeve të bardhë.

Vija nga arena me ofshama klithëse gladiatorësh.
Në heshtjen e drurëve urithët plugonin brazda.
Thinjat më ndërroheshin me kaçurrela diku, mes shqote
Në rrëfimet e pathëna si pengje, në fletët e bardha.

Po vija si detar i palodhur që ecën në jelet e dallgëve
Po faret e detit ishin fikur të tërë te Bregu
Litarët e shiut bënin brazda pikëlore në faqe
E porta e lesës së drunjtë ishte mbyllur te shtegu.

Po vija…
Po shkoja..
Në udhëtim….

Mars, 2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi