Bujar Orizaj: Çudirat e Beratit, në përpjekje për t’i kthyer kartat e identitetit në aksion manipulativ të socialistëve
Faqja 1 e 1

Çudirat e Beratit, në përpjekje për t’i kthyer kartat e identitetit në aksion manipulativ të socialistëve
Nga Bujar Orizaj
Që të majtët po përgatisin alibitë për humbjen e 28 qershorit, kjo duket qartë nga 1001 sorollatjet dhe yçkëlat që nxjerrin. Njëra nga kodoshllëqet e radhës është se, po të shkosh në nëpër qendrat e aplikimit për letërnjoftimet e të kërkosh kartën që të takon, vetëm njëri nga të tre personat e familjes i gjen. Të tjerëve u thonë, për shembull, të shkojnë te Rajoni nr. 2, këta të thonë: “Janë dërguar gabim. I kërkoni në Raj. nr. Tre”! Shkon të treshi dhe të thonë se nuk i kanë!
Këto ecejakje i kanë mërzitur qytetarët. Tjetër gjë që po na e bie në majë të hundës është se në të tria qendrat e aplikimit, gjenden me qindra letërnjoftime të pashpërndara. Një kaos i vërtetë. Kuptohet se po presin fundin, që “mister 15 %-shi”, por edhe “bosi i pllakave”, apo “komisari i Çoles”, të thonë se qeveria dështoi në shpërndarjen e letërnjoftimeve!
Ajo që të bie në sy, nga ana tjetër, është se në Berat ka disa media, por „rastësisht“ janë të tëra nën komandën e ustallarëve të majtë! Një kodoshllëk tjetër, ky... Dy i ka bosi i pllakave që i zotëron nga “trashëgimia e babait”. Ndërsa media e tretë është nën hyqmin e pezakut të Kristaqit. Dhe asnjëra nga këto nuk thotë gjysmë llafi se nëpër pikat e aplikimit presin qindra dhe, madje, mijëra karta për t’u tërhequr! Meazallah se e hapin gojën. Apo të nxjerrin, qoftë edhe një lajmërim, apo të nxjerrin në titra e të sqarojnë për ngatërresat që na qenkan bërë “pa dashje”! Në këto media nuk ka ditë që të mos bëhen thirrje për punësime vajzash 20-25 vjeçare. Apo u bëhet thirrje qytetarëve se një fakir ka humbur çelësat E X 5.
Nuk harrojnë këto media të ngjiren tërë ditën se po vjen në qytetin e Beratit. . . jo vetëm kur vjen ndonjë përçor, por edhe kur vijnë karçinë e ftujakë , ulërijnë jo vetëm tellallët e medieve, por dalin edhe me megafona nëpër lagje, e thërrasin qytetarët (vetëm kënga mungon!): “O njerëz, dëgjoni lajmin: Në Berat erdhi Edvini”.
Tellallët të kujtojnë atë shitësin e peshkut të Lushnjes që del lagje më lagje dhe fton qytetarët që të blejnë peshk. Kur është i freskët, shitësi nuk ndihet. Kur është bajat, shurdhon mëhallën! Kur vijnë liderët e së majtës, nuk ngelet media pa bërë hosaná, si para, si pas takimeve me 14-15-16-vjeçarë, paçka se këto nuk votojnë. Mjafton të jenë numërorë për mediat! Ndërsa për shurdhërinë ndaj anomalive të shpërndarjes, bashkia nuk duhet t’ia këpusë gjumit, por as prefektura nuk duhet të bëjë sehir e t’i vërë para përgjegjësisë qytetarët që të aplikojnë e mos të bien pre e sabotimit majtist.
Të majtët po përgatisin çorbën. E po bëjnë konfuzin, sepse aty ku aplikohet, aty duhet edhe të tërhiqen dokumentet. Duket açik se presin ditën që ata që po pengojnë njerëzit, të ngjiren e të nduken se “qeveria nuk ia doli dot”!
Vetëm një gjë është e sigurt, si buka që hahet: Se duan-s’duan të majtët e çdo kallëpi apo, më saktësisht, duan apo nuk duan thelat e mollës së kalbur, qytetarët shqiptarë, sikundër edhe beratasit, do të votojnë për ata që bënë realitet çka thanë që në vitin 2005. Pavarësisht që u hodh e po hidhet mjaft baltë mbi arritjet e dukshme të kësaj qeverie, prapë kjo baltë po u bie surratit. Sepse nuk bëhet pis Mali i Tomorit, se e pështyn dikush nga rrëza e tij!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Frashëri: Mitropoliti i Beratit, “non grata”
» Kartat rezervë të politikës dualiste
» Feti Zeneli: Kartat zgjedhore dhe krokodilët e kuq
» Prifti grek i Beratit: Kosova është Jerusalemi serb
» Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi