Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë

Shko poshtë

Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Empty Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 28, 2009 11:32 am

Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë


Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Img49f60bb5d059d Kriza ekonomike duket se ka kaluar pa u vënë re për një adhurues të modës, që ka blerë kostumin më të shtrenjtë në botë për 70 mijë paund.

Kostumi i është shitur një blerësi misterioz në një party në qendër të Londrës. Janë dashur më shumë se 80 orë punë për qepjen e kostumit të prodhuar me disa lloje leshi të cilësisë më të lartë në botë. Stilisti i veshjes, Alexander Amosu deklaroi se në këtë kohë rënieje ekonomike, sërish ka kërkesa për cilësinë absolute.

Kostumi përmban kopsa ari 18 karat dhe diamanti, si dhe ka 5 mijë qepje, çdonjëra prej të cilave ka kushtuar 14 paund.

Amosu, që u bë i pasur falë krijimit dhe shitjes së melodive për celularët, është i specializuar në dizenjimin e veshjeve luksoze dhe produkteve të teknologjisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Empty Një grua indiane ha 51 speca djegës për dy minuta

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 28, 2009 11:36 am

Një grua indiane ha 51 speca djegës për dy minuta


Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Img49ea2cd7a62a1 Një grua indiane synon të hyjë në librin e rekordeve Guinnes, pasi arriti të konsumojë 51 speca djegës brenda dy minutash.

Megjithatë, Anandita Dutta Tamuly, 26- vjeçare, tha se ndihej keq, pasi gjatë një prove të mëparshme kishte arritur të hante edhe 60 të tilla.

Gruaja arriti të gëlltiste specat "fantazmë", që janë specat indiane më pikante që ekzistojnë.

Indiania kishte arritur të shtrydhte në sy farat e specave përpara se t’i hante brenda një minute, në praninë e një shefi të njohur kuzhine në Britani. Gordon Ramsay ndodhej në shtetin indian Assam për të xhiruar për një program televiziv.

Tamuly tregoi për Assocciated Press se ishte mësuar të hante speca djegës që si fëmije, ndërsa moshataret e saj mblidhnin kokrra nëpër pemë. Tashmë pritet përgjigjja nga Guinness World Records për të konfirmuar rekordin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Empty 130-vjecarja gruaja me e vjeter ne Bote

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 28, 2009 11:39 am

130-vjecarja gruaja me e vjeter ne Bote


Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Img49e64af427ff9 Nje e moshuar 130-vjecare, vertet nuk mundet te kerceje per shkak te dhimbjes se gjunjeve, po ama nuk heziton aspak qe te kendoje.

Gruaja, e cila ka lindur me 27 mars te vitit 1879, ne Kazakistan, me syte e saj ka pare lindjen e Bashkimit Sovjetik, epopene e Leninit, ardhjen ne fuqi te Stalinit, vitet e Luftes se Ftohte, Perestrojken e Gorbacov dhe me pas pavaresine e vendit te saj.

Me 130 pranverat e saj, e moshuara Sohan Dosova eshte gruaja me e vjeter ne bote. Ajo ka nje pasaporte sovjetike ku shkruhet nje date tjeter lindjeje, megjithate Sohan kembengul se ka lindur me 1879.

Zonja Dosova po shijon nje fame te papritur. Per Kazakistanin eshte nje rast per te hyre ne librin Guiness per jetegjatesine e gruas. Megjithe jeten e perulur, Sohan tashme eshte bere nje VIP.

Gjate jetes se saj ka patur 10 femije, te cilet jane martuar kane lindur femijet e tyre dhe femijet, pasaardhesit e tyre. Familja e saj eshte shume e madhe dhe Sohan eshte e lumtur per jeten qe ka patur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë Empty Re: Kuriozitete:Shitet 70 mijë paund kostumi më i shtrenjtë në botë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi