Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi dhe Përparim Demi

Shko poshtë

Agim Gashi dhe Përparim Demi Empty Agim Gashi dhe Përparim Demi

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 29, 2013 4:05 pm

Agim Gashi dhe Përparim Demi Perparim_demiAgim Gashi dhe Përparim Demi Agim-Gashi
Agim Gashi: AH, VETMI !…


Në errsinë ç’po kalon jeta,
Çdokush ka hallet e veta,
Por ma të randa më duken mue
Që më kan tretë e përvlue.

Prej shumë vitesh me mundime
S´troket kush në derën time,
Gja s’kam ba, me i pas randue,
Pse kështu, me më harrue?

II

S’e mbaj mend, sa ishte moti,
Prej atdheut kur jam dalë.
Për mall t’tij e nanës sime,
Shpirt e zemër më janë kallë.

Sa më ka smu merzi e shkreta,
Ma shumë n´spitale se sa n´shtëpi,
Me bukë të huej në këto vende të shkreta,
Me shumë ilaçe e terapi.

III

Ah, atdhe! Ah,nana ime,
Ç’qe ky fat kështu për mue,
Që s´la Zoti me Ju të plakem,
Për Ju me qeshë e me këndue?

Dalngadal po shkon kjo jetë,
Me plot halle e mundime,
E unë s’po mund me i ndal lotët,
Për Ty, atdhe, e ty, nana ime.

IV

Po vjen koha me u nda nga jeta,
Me breng shpirti, që s’vdes n´atdhe,
Do t´më varrosin nën shkurre t´hueja
Me sy çel do t´më lshojnë në dhe.

Nji amanet po e la tani
Të m’i shkrueni këto fjalë:
„Për dashuri t´atdheut e nanës
Kangë e vaj as në vorr s’po i ndal“!

17.10.2011-Düren
Agim Gashi

Përgjigje nga miku im PËRPARIM DEMI

O AGIM GASHI

Mbahu,mbahu,mor Agim Gashi
Se ty nuk po të harron kush
Kanga e dhimbshme,sa s’më plasi
Se po më dhimbesh si askush.

Dhimbjet ti mposht me kangë
Vdekjen e trëmb çiftelia
Për Atdhe shpirti të dhamb
Për Atdhe t’u gris mushkëria.

Hajd Agim,e bëhu burrë
Dhe sëmundjen haja me dhambë
Ma i bukur je se kurrë
Dhimbjet ti i mposht me kangë.

Përqafime nga Përparim Hysi që të uron shëndet e kuvet!

18 tetor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi