Mentor Thaqi:NGA TAKIMI POETIK "AZEM SHKRELI", REPORTAZH I SHKURTËR
Faqja 1 e 1

TRADITË NË VAZHDIM
Të Shtunën, me 01 qershor, në Ennepetal të Gjermanisë, u mbajt Takimi Letrar Tradicional në nderim dhe përkujtim të Kolosit të letrave shqipe me të njëjtin emër "AZEM SHKRELI" në bashkorganizim të Familjes Shkreli dhe Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Me këtë rast u dhanë shpërblimet vjetore për tre vendet e para, për librat më të vlerësuar nga krijuesit mërgimtarë gjatë vitit paraprak. Këtë eveniment kulturor e pëcolli edhe Radio Televizioni i Kosovës.
Salla e bukur, e kompletuar teknikisht me hapsira të mjaftueshme për zhvillim aktiviteti dedikues poetik-kulturor, pjesëmarrje e shkelqyer artbërësish dhe artdashësish që edhe mbi njëmijë kilometra (mbi 1000 km) udhëtim një drejtimësh bënë që ti japin shkëlqim artistik dhe kombëtar kësaj ngjarjeje madhështore.
Se e duan nderimin për Njerëzit e Kombit dhe Kulturës Kombëtare, mërgimtarët tonë, artbërës dhe artdashës e kanë dëshmuar dhe po e dëshmojnë çdo ditë me pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në shumë forma.
Madhështinë Takimit ia shtoi pjesëmarrja e krijuesve jashtë shtetit Gjerman, si nga Finlanda, poetja e nderuar Silvana Berki, nga Zvicra, poeti i nderuar Brahim Avdyli, nga Ferizaji krijuesja e nderuar Qëndresë Halili, Klubi Letrar "Tafil Kelmendi" nga Malisheva me disa poet përfaqësues, Shoqata e Shkrimtarëve "Naim Frashëri" nga Fushë Kosova, një kolorit dhe shpirtë të vërtetë gjallërie kulturore i dhanë nxënësit e shkollës shqipe në Viersen me mësimdhënësin e shkelqyer Adem Shala që me këngën e bukur dhe vallet burimore i bënë pjesë vallëzimi të pranishmët!
Takimi, një formë bashkëbisedimi në moderim artistik përmes treshes së poetëve: Mentor Thaqi, Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Muhamet Luma, filloi me këngën nga vargjet e Azem Shkrelit "KANGË E TURPSHME" interpretuar nga Aurela Gaçe, pasuar nga një material videor nga veprimtaria e Azem Shkrelit krijues dhe veprimtar i Kombit! Fjala përshëndetëse e Kryetarit të LSHAKSH z. Hasan Qyqalla e praprirë nga një recitim të poezisë "Dritiramb" nga Azem Shkreli, një shpalosje tekstuale nga jeta dhe vepra e poetit Shkreli nga një mik dhe bashkkrijues z. Martin Çuni (Kryetar Nderi i LSHAKSH), interpretime të këndëshme artistike-muzikore nga artistët tonë të nderuar, Driton Gashi (me kitarë) dhe Agim Gashi (me sharki), recitimi i bukur nga nxënësja bukuroshe të vjershës "Lule Bozhuri" simpatikës Anisa Mulolli dhe lexime e recitime të vargjeve nga poete dhe poetë të nderuar: Qëndresë Halili, Marigona Bellaina, Çerkin Bytyqi, Silvana Berki, Gonxhe Letmi-Begisholli, Shaban Cakolli, Sadri Gashi, Sevëme Fetiqi, Fran Tanushi, Muhamet Luma, Izet Shala, Mehdi Krasniqi, Selajdin Gashi dhe Mentor Thaqi.
Takimi, një vazhdimësi tradicionale, çdo vit shpërblen tre vendet e para për librat më të mirë të vitit të botuara nga krijues mërgimtarë. Këtë vit, vlerësuar nga një juri treshe e pavarur në përbërje nga Avni Alija, Lekë Preçi dhe Arsim Halili, u shpërblyen: Z. Silvana Berki me vëllimin Poetik "PRELUDE", nga Finlanda Shpërblimi i parë; Z. Sevëme Fetiqi nga Gjermania me vëllimin Poetik "Imazhe të ringjallura" dhe Z. Mëhill Velaj nga Amerika me përmbledhjen me tregime "Unë e solla Doruntinën" shpërblimi i dytë si dhe z. Brahim Avdyli nga Zvicra me vëllimin Poetik " Qielli i paprekur" që u nderua me shpërblimin e tretë, ndërkaq këtë vit për herë tëparë u nda edhe "ÇMIMI I JURISË" që u vlerësua Albumi Poetik "Një shekull dritë" (100 poezi nga 100 Poet nga mërgata), përgatitur Z. Hasan Qyqalla, gjersa Shpërblimet i ndau i biri i Poetit, Valon Shkreli!
Si çdo herë edhe kësaj radhe nuk munguan as mirënjohjet simbolike në nderim të personaliteteve të artit, kulturës dhe atdhetarisë. Me Mirënjohje u nderuan: Rapsodi e veprimtari ynë i njohur Z. Agim Gashi, Shkolla Shqipe në (Viersen) Firzen me arsimtarin e zellshëm Z. Adem Shala, Shkrimtarja e re Z. Qëndresë Halili, Klubi i Shkrimtarëve "Tafil Kelmendi" nga Malisheva, Shoqata Humanitare "Lichtblick" nga (Würselen) Vyrzelen me kryetar Z. Ismet Mehmetaj. U ndanë gjithashtu nga z. Avdi Fejza në emër të Shoqatës Atdhetare "Kosova" në Olsberg dy Mirënjohje, z. Martin Çuni për veprimtari jetësore dhe LSHAKSH në Gjermani për aktivitet kulturor kombëtar!
Në pjesën e dytë, sipas Skenarit, u bënë edhe këto promovime titujsh të rinjë: Martin Çuni: referoi Dibran Demaku, të
Mehdi Krasniqi: "Gjurmët"- referoi Izet Shala
Avni Bellaina: "Me valët e universit" - referoi Shaban Cakolli,
Fran Tanushit: "Ishulli im" - referoi Hasan Qyqalla
Hasan Qyqalla: "Buzëqeshje e trishtë"- referoi Avni Alija.
Programi u përmbyll me këngën e bukur shqipe në interpretim të artistit Agim Gashi, një ëmbëlsi që lën shijen e vazhdimësisë. Epo, ecim tutje drejt takimeve të radhës. Duam dhe përpiqemi të ruajm frymimin tonë shqip, qëndrimin në ecjen tonë vertikale kombëtare. Takimi u vlerësua i realizuar dhe udhëhequr mirë nga të pranishmët, gjë kjo që shton vullnetin dhe vendosmërinë tonë në pasurimin e kulturës sonë me vepra dhe ngjarje tjera kulturore!
Për LSHAKSH në Gjermani,
Mentor Thaqi - Nënkryetar
VS., 02.06.2013

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Musa Jupolli & Mentor Thaqi:Poetë Azem Shkreli & Ali Podrimja
» LSHAKSH: Takimi Azem Shkreli
» Mentor Thaqi:REPORTAZH NGA PROMOVIMI NË TIRANË I LIBRIT "NJË SHEKULL DRITË", ME 24.11.2012
» Mentor Thaqi:Cikël poetik për Çamërinë
» Me rastin e ditlindjes se poetit me 8 qershor:CIKËL POETIK NGA MENTOR THAQI

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi