Fatmira Nikolli: Kur shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë
Faqja 1 e 1
Fatmira Nikolli: Kur shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë
Kur shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë
Nga Fatmira Nikolli
Sami Repishti |
Për dhjetë vjet në burgjet e errëta të Shkodrës, në kampet e vdekjes së Bedenit, e Maliqit, të Beratit dhe të Fierit, Lushnjës e Tiranës, kudo ku shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë, pafajsia frymzuese e nanës e mirënjohja ime e gjallnueme nga dashnia e saj, u banë dy krahët e fuqishëm të qidresës s'ndërgjegjshme, dy gurë thmeltarë të bindjes sime në kundërshtimin pa kushte të shtypjes komuniste dhe të shnjerëzimit që ajo solli në rrethin tonë shqiptar". Me këto fjalë e fillon librin e tij Sami Repishti, një intelektual shqiptar, që u arratis nga vendi më 1959, për të lënë në Shqipëri, vëllain dhe familjen e tij. Profesor Sami Repishti është figurë e ndritur e kombit shqiptar. Ai është dëshmitar okular i ferrit komunist, ku për pasojë u burgos me vite të tëra, në Shqipërinë komuniste (1946-'56), dhe Jugosllavinë komuniste (1959-'60). Këtë kalvar vuajtje e hoqën mbi shpinën e tyre dhe familja e tij e shumëvuajtur. Si një intelektual erudit, ai me shkrimet e tij ka dhënë një kontribut të vyer në publicistikë, letërsi dhe politikë. Mesazhet që përcjell herë pas here për Shqipërinë dhe Kosovën, janë të qarta, si para auditorit amerikan, e deri në Shtëpinë e Bardhë. Me titullin "Pika loti", autori derdh dhjetë pika lot për dhjetë njerëz të ndryshëm që ishin të afërm të tij, por edhe që i ka njohur në burg. Një prift, nëna dhe i vëllai, dëshmorëve e njerëzve që i njohu e që u ndanë nga jeta... Në faqet e librit të tij gjejmë bisedat e bëra në burg me një prift, i cili ishte edhe shoku i qelisë, një elegji për vëllain që e kujtonte të vdekur. Ai shkruan: "Asnjiherë gjatë atyne vjetve të gjatë nuk u lëkund kjo bindje, as u trondit vendosmënia ime me vuejt së bashku me polemin e kryqëzuem, ashtu si nana ime. Sepse, në kalvarin e vuejtjes, unë, i burgosuni, shikojsha mbarë nji popull shqiptar që kishte marrë rrugën e kodrinës së Golgotës, shikojsha qartë rreth e rrotull atdheut tim, masat e kryqëzueme pafaj, e vargje të pafund vuejtjesh të pameritueme… sikur të kishim gjuejtë vetë Zeusin me gurë…! Aty mësova si duhet se burimi i kundërshtimit e i revoltës asht ndjenja e pafajsisë së pastër dhe e vuejtjeve pa arsye, kur këto përballojnë padrejtësinë e shtypjen. Shejtnia, pa dyshim, duhet të ketë kalue nëpër të njejtat shtigje të vështira… e heroizmi i njimendtë"! Këtë libër ai ia kushton gruas shqiptare, fisnikërisë së kryqëzuar pa faj! Bashkëshorteve, nënave, bijave dhe motrave, vuajtja dhe përkrahja e të cilave i dha lëvizjes demokratike shqiptare, përmasën e saj më njerëzore.
Autori
Prof. Sami Repishti lindi në Shkodër, në 1925, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet universitare për histori moderne i kreu në Universitetin e Firences, në Itali. Si student, gjatë viteve të pushtimit të huaj (1939-1944), u aktivizua në lëvizjen e rezistencës. I zhgënjyer nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit nga ish-Partia Komuniste Shqiptare, që nga viti 1945, ai u gjend në një situatë që impononte marrjen e një qëndrimi. Sami Repishti e kundërshtoi diktaturën e kuqe që u vendos në atdhe. U arrestua në vitin 1946 dhe pas 14 muajsh torture nga Sigurimi i Shtetit, dënohet me 15 vjet burg e me punë të detyruar, nga të cilat bëri vetëm dhjetë vjet. I liruar nga burgu në vitin 1956, punonte dhe ishte i përbuzur e i përndjekur, arratiset në Jugosllavi më 1959 dhe pas shumë vuajtjesh në Shtetet e Bashkuara në vitin 1962, ku jeton edhe sot me familjen. Atje, ai pasi është diplomuar, ka dhënë mësim në gjimnaze dhe universitete amerikane. Ai ushtron një aktivitet të gjerë në të drejtat e njeriut dhe ka dëshmuar vazhdimisht para Kongresit Amerikan, ka mbajtur lidhje me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë për sa i përket çështjes shqiptare. Prof.Repishti është autor, midis të tjerash, i volumit "Pika Loti" (tregime burgu, botuar për herë të parë në 1997), "Nën hijen e Rozafës" (narrativë e jetueme, 2004), dhe bashkautor i më shumë se dhjetë veprave me karakter historik, kryesisht për problemin e "Shqipërisë Lindore". Ka botuar rreth njëqind artikuj e studime mbi problemet shqiptare dhe të drejtat e njeriut, në shtypin shqiptar e të huaj. Pjesëmarrës aktiv në jetën e bashkësisë shqiptaro-amerikane, Prof.Repishti, që nga viti 1965 ka dëshmuar vazhdimisht para Kongresit Amerikan, duke mbajtur lidhje me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë për çështje shqiptare. Bashkëthemelues dhe zyrtar i disa organizatave shqiptaro-amerikane, ka drejtuar Këshillin Kombëtar Shqiptar Amerikan, grupi më i njohur për veprimtari pro-shqiptare në SHBA (president, 1996-1998). Është dekoruar disa herë nga qeveritë shqiptare dhe amerikane për veprimtari patriotike e akademike.
Për profesorin e tij
Për profesorin e tij
I riu intelektual, Prenkë Kaçorri, profesor i filozofisë pranë Liceut "Atë Gjergj Fishta" të Shkodrës, ka qenë student i Universitetit të Montepellier-së, Francë. Sipas Repishtit, "aty ka njoftë edhe diktatorin Enver Hoxha, të cilin e gjykonte shumë keq si student dhe si njeri. U vetëvra në vorrezat e Tiranës, në 1956-ën, mbas burgimit të vështirë e papunsisë që i këputi bukën e gojës. E qujetën "ballist", se në gusht të 1943-shit, doli në malet e Shkodrës me nji grup intelektualësh që nuk pranuen bashkpunim me komunistët. Në fund të jetës, u rrezikue të vdesë nga uria". Letra e fundit e Profesor Prenkë Kaçorrit u postua nga Tirana, nga vetë Prenka, për Mark Lezhjen në Durrës, burri i motrës së Prenkës, Karolinës.
"I dashtuni Mark (Të dashtunit e mi)!
"I dashtuni Mark (Të dashtunit e mi)!
Edhe pak çaste më mbeten, kur unë përfundimisht po shkëputem nga kjo jetë. Me përmallim të madh po ju la të gjithëve: kunatën, motra, nipa e mbesa, që aq fort ju kam dashtë. Vendosa me e krye këtë akt dobësije, do ta queni, por për mua është akt kurajoz. Vuejta tepër, tashma s'po mund të duroj. Po i nap fund të gjitha vuejtjeve të mia. Kjeshë te ju, nuk dhashë me kuptue gja, nuk dojsha me tradhtue vehten, kisha frikë të mos më mbushen sytë me lot. Nuk pashë edhe motrën time të dashtun, Luljen, që ishte e shtrueme në spital. Se çfarë çastesh të fundit po jetoj, nuk mund t'i përshkruej. Po e shkruej këtë letër me lotë ndër sy. Erdha këtu në Tiranë, vetëm e vetëm për mos me ju qitë telashe ju. Në vendin ku do të vras veten dëshiroj të varrosem. Nji dëshirë që due ta plotësoni, asht: të mos mbajë askush shenj zije për mue, zinë e mbani në zemër! E tashma, lamtumirë përgjithmonë! E di se do të kishit dëshirue t'ju shkruej ma gjatë. S'po më punojnë, as mendja, as dora! Përqafime e të puthura të përmallshme, më kujtoni në bisedat tuaja, jam i jueji, Prenkë Kaçorri"
Tiranë, 3.9.1956, ora 5 mbasdreke
Tiranë, 3.9.1956, ora 5 mbasdreke
Elegji për vëllanë
Në vitin 1969, pasi Sami Repishti ishte arratisur dhe kishte ikur nga Shqipëria, një skuadër shqiptare futbolli vizitoi Kosovën. Njëri nga lojtarët, fqinj lagjeje me familjen e tij, hapi fjalën se vëllai i Samiut në Shqipëri kishte vdekur diku në një kamp internimi komunist. Pa lajme nga familja e tij që në vitin 1967, ai e besoi. Kumti i zi ia këputi shpirtin. Ato ditë, ai shkroi pjesët më prekëse të një tregimi. Më vonë, mori vesh se kishte qenë një gënjeshtër, një nga metodat komuniste të luftës psikologjike kundër emigracionit politik. Në tregimin e tij, Sami Repishti shkruante: "Vajtoj për vllanë që vazhdimisht dishrova, për vllanë që zemra më thot se e shkatrrova, për vllanë që nuk e shof ma. Gabova kur thashë 'të papritun', se në botën ku ai jeton çdo gjë asht e pritun. Jo, nuk gabohem nëse e quaj kob, sepse e kobshme asht sot e, ma shumë se kobi vetë, e gjithë jeta e fatkeqit vlla!" E ndërsa mendonte të keqen që i "kishte lënë" të vëllait, ai rilexonte letrën që i solli lajmin e zi nga familja, e cila iu duk si një shtëllungë e rrasur mirë, që u zmadhua sikur donte t'i zinte frymën. Për këtë dhimbje ai shkruan: "Mora frymë thellë e ofshava mandej me afsh: vaji m'dridhte buzët, m'skuqte fytyrën e shkundte me fuqi fund e maje trupin tim. Fillova me marrë frymë me shpejtsi e me qa pa za, me lot që nuk pritshin njeni-tjetrin". Ndërsa ecte në rrugën "Washington Street", ku jetonte, padashur pa disa fëmijë që luanin me njëri-tjetrin. Pa e ditur se si, në mendjen e tij vërshuan kujtimet. Aty për aty i erdhi parasysh pamja e vëllait, që 25 vite para asaj dite kishte qenë ende një vogëlush. Ishin në Shkodër. Pak muaj më parë, i ati kishte ndërruar jetë. Në atë moment, vëllai i tij, Vehbi Repishti, po shikonte një biçikletë që shokut të tij ia kishte blerë ia ti. Samiu, duke parë admirimin që i vëllai kishte për atë biçikletë, e thirri, e përqafoi fort, ashtu si i ati para se të vdiste e përqafonte atë, dhe i premtoi se do t'i blinte një biçikletë po aq të bukur sa të shokut.
Gazeta Shqiptare
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatmira Nikolli-EKSKLUZIVE/ Rrëfimi i mbesës së Konicës: Pakti i Enverit që shpëtoi familjen
» Serbët e prenë në fyt shqiptarin
» ZOTI E DIELLI LUSIN SHQIPTARIN
» Shpërblim për informatat se kush e vrau shqiptarin në Golders Green
» Lavdrimi bashkë me shqiptarin nga Maqedonia që me familje shkoi në Siri (Foto)
» Serbët e prenë në fyt shqiptarin
» ZOTI E DIELLI LUSIN SHQIPTARIN
» Shpërblim për informatat se kush e vrau shqiptarin në Golders Green
» Lavdrimi bashkë me shqiptarin nga Maqedonia që me familje shkoi në Siri (Foto)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi