Agim Gashi:Balada për Agi Çunin
Faqja 1 e 1
Agim Gashi:Balada për Agi Çunin
Agim Gashi
BALADA PËR AGI ÇUNIN
Nuk ishte fort moti
Por në kohra t´vona,
Flitej për Agi Çunin
Me dhimbje tevona.
I shkolluar ishe Agi
Me djers u bë i pasur,
Grua e fëmijë të bukur
Shumë njeri i matur.
Butësi e tij bujare
Me miq e familjar,
Të gjithë e nderonin
Punët i shkonin mbarë!
Rriteshin fëmijët e lumtur
Te dy n´shkolla private,
Pasuria rritej
Shtohej kate, kate...
Gruaja shumë e bukur
E kishte marrë beqare,
Pas njëzetë vite në martesë
Mbeti nuse fare.
Udhëhiqte financat
Para xhepat plot,
I ndërronte veturat
Koha si shkon kot.
Agi shumë i nxënë
Sa shumë ai punonte,
E dashuronte gruan
Dhe shumë i besonte.
Por një ditë për Lolën
Na ndërroi moti,
Hyri thellë n´mëkate
E dënoi Zoti.
Nis me përcjell modën
Plot zinxhir me ar,
Ia kish vu syrin
Një çunit beqar.
Nis harron familjen
Burrin me fëmijë,
S’mendonte për tradhtinë
Dhe bënte kurvëri.
II
Kur lindë një dashuri
Pa kohë e pa rend,
Harrohen edhe fëmijët
Është punë e pa mend.
Burri shkonte në punë
Fëmijët në shkollë,
Lola ftonte beqarin
Në shtrat të nusërisë bëhej hor.
Drila dhe Drioni
Filluan dhe me qarë,
Nëna më nuk ishte
Si ishte më parë.
Edhe Agi i shkreti
Vinte të drekonte,
E hidhët i dukej dreka
Gruan se takonte.
As në shtrat të fjetjes
S’ishte gruaja e tij,
Ditën me beqarin
Sex duke u ngi.
Filluan mosmarrëveshjet
Filloi dhe dyshimi,
Më të mirës familje
Tash i dilte tymi.
Dhe një ditë i shkreti
Vendosi të gjurmoj,
Përse grua e dashur
E kishte vu në lojë.
U zgjua një ditë herët
Thirri Lolën pranë,
Me buzëqeshje i thotë
Do t´mungoj një javë.
I përqafoi fëmijët
Gruas lamtumirë,
E doli nga shtëpia
Posa kishte gdhirë.
I hipi xhipt t´madh
Loti rridhte n´sy,
U ndal atje lart
Te parku përkarshi.
Vështroi sa vështroi
Prapë n´shtëpi ka mbërri,
Fëmijët në shkollë
E gruaja n´kurvëri.
Me një dhomë të vogël
Atje nën çati,
I ziu Agi Çuni
Paska zënë pusi.
Po rri atje lart
Edhe po vështron,
Në ditën e dytë
Zëra po dëgjon.
Po shikon nga lart
Gjaku iu ngri,
Gruaja e tij e bukur
Dashnor binte n´shpi.
Në shtratin e martesës
Që të dy janë shtri,
Pa asnjë fije turpi
Qonin dashuri.
Deshi të bërtasë
Ti bjerë kokës së vetë,
Por për një moment
I shtanguar mbet.
Nxjerr ngadalë kamerën
Nisi t´regjistron,
Gruaja n´shtrat t´martesës
Porno film xhiron.
Xhiroi e xhiroi Agi
As vetë nuk di sa,
Xhiroi edhe veten
U largua pa bë zë.
III
Rridhnin lotët faqeve
Agi shumë ra në mërzi,
O Zot si humbi kështu jeta
Humbi një dashuri.
Shkoi larg qytetit
Filmín rregulloi,
Në adresë të Loles
Në postë e postoi.
Pas nja dy tri dite
Edhe posta mbërrini,
Nuk vonoi shumë
Nisi britma e vajtimi.
Qante Lola e shkreta
Harroi beqarin,
Përqafonte fëmijët
Nuk e ndalte vajin.
E shkroi një letër
E la në tavolinë,
Mori shumë valixhe
Mori dhe fëmijënt.
Për mos sundim të epsheve
Humbi familje e atdhe,
Mori rrugë të largëta
Me nisë jetë të re.
IV
Një ditë Agi u kthye n´shtëpi
Pa një letër në tavolinë,
Fytyra iu nxi
Trupi drithërimë.
Nuk guxonte burri
Letrën me e hap,
Dridhej shumë i shkreti
Si rryma me e kap.
U ul dhe pushoi
Mendimet njëqindmijë,
Ku është Lola e dashur
Me t´bukurit fëmijë?
Po e hapë ngadalë
Atë letër me shkrim të zi,
Zemra iu ndal
Fytyra iu nxi.
Lajmi më kobzezë
Se edhe tradhtia,
Mos me pas këtu Lolen
Mos me buzëqesh fëmija.
“Lamtumirë o burrë
E bama hallall,
Gabimin tim
Vetes kurrë nuk ia fal.
Por për fëmijë
Ti mos ke mërzi,
Asnjërin o Agi
Nuk i kam me ty.”
Nuk lexoi ma gjatë
Bota ju rrotullua,
Kapi kokën e bërtiti
Oooooooo kuku për mua.
Eh moj grua e shkreta
N´tradhti nis e sos,
Ra n´tokë Agi Çuni
Shpejt u alivanos.
V
Mbeti ashtu n´kllapi
Nuk dihet sa qëndroi,
Por kur u zgjua Agi
Çdo gjë te ai ndryshoi.
Shkoi ngadalë te bankat
Parat të gjitha i nxori,
Te familjet e varfra
Të gjithat i dhuroi.
Shkon n´pompë të benzinës
Bleu shumë benzinë,
I ka hipur xhipit
N´shtëpi fluturim.
E lag s’pari dhomën
Dhe shtratin e nusërisë,
Që të digjet fort
Rrënja e tradhtisë.
Lau pastaj shtëpinë
Deri lart n´çati,
Zbriti në oborr
Me qa për fëmijë.
E ndezi çakmakun
Lamtumirë shtëpi,
Sa hare kishte këtu
Shumë gaz e fëmijë.
Sot s’ka më asgjë
S’ka as dashuri,
Shtëpisë me shumë kate
I dilte një tym i zi.
Në atë zjarr e flake,
Nisi për me shkri,
Atë gjakun e Agit
Që iu kishte ngri.
Errësira e natës
Një rrugë ia dha,
Iku pa asnjë gjurmë
Askush më se pa.
VI
Në park të Rurit takova Agin
Katandisur në varfëri,
Hante bari e shtrinte dorën
Me mbajt gjallë shpirtin e tij.
Me atë zemër e me atë shpirt
Kishte mbetur gjithnjë bujar,
Brenda i digjej flaka e jetës
Bëhej shkrum e bëhej zjarr.
Qante Agi e shtrinte dorën
Epni lëmoshë o ju zotëri,
Duhet gjallë ta mbaj Lolen
T’i mbaj gjallë fëmijët mi.
Jam ulë pranë ja kam shtri dorën
Edhe lotin ia kam fshi,
Eja të qajmë bashkë o Agi
Paskemi pas fatin e zi.
Vaji jonë tronditi lumin
Mu shtri n´krah si një fëmijë,
Me një anë i mbet shikimi
Këtu mbaroj jeta e tij.
27.05.13
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI-BALADA PËR AGI ÇUNIN
» Agim Gashi:Balada për Agi Çunin
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi:Balada për Agi Çunin
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi