Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-BALADA PËR AGI ÇUNIN

Shko poshtë

AGIM GASHI-BALADA PËR AGI ÇUNIN Empty AGIM GASHI-BALADA PËR AGI ÇUNIN

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2016 3:30 pm

AGIM GASHI-BALADA PËR AGI ÇUNIN 13327374_1227194713972206_5029895668189740186_n
AGIM GASHI-

BALADA PËR AGI ÇUNIN

Nuk ishte fort moti 
Por në kohëra t´vona, 
Flitej për Agi Çunin 
Me dhimbje tevona.


I shkolluar ishe Agi 
Me djersë u bë i pasur, 
Grua e fëmijë të bukur 
Shumë njeri i matur.


Butësi e tij bujare 
Me miq e familjar, 
Të gjithë e nderonin 
Punët i shkonin mbarë!


Rriteshin fëmijët e lumtur 
Te dy n´shkolla private, 
Rritej pasuria 
Shtohej kate, kate...


Gruaja shumë e bukur 
E kishte marrë beqare, 
Pas njëzetë vite martese 
Mbeti nuse fare.


Udhëhiqte financat 
Para xhepat plot, 
I ndërronte veturat 
Koha si shkonte kot.


Agi shumë i nxënë 
Sa shumë ai punonte, 
E dashuronte gruan 
Dhe shumë i besonte.


Por një ditë për Lolën 
Na ndërroi moti, 
Hyri thellë n´mëkate 
E dënoi dhe Zoti.


Nis me përcjell modën 
Plot zinxhir me ar, 
Ia kish vu syrin 
Një çunit beqar.


Nis harron familjen 
Burrin me fëmijë, 
S’mendonte për tradhtinë 
Dhe bënte kurvëri.


II
Kur lindë një dashuri 
Pa kohë e pa rend, 
Harrohen edhe fëmijët 
Është punë e pa mend.


Burri shkonte në punë 
Fëmijët në shkollë, 
Lola ftonte beqarin 
N`shtrat t`nusërisë bëhej horë.


Drila dhe Drioni 
Filluan dhe me qarë, 
Nëna më nuk ishte 
Siç ishte më parë.


Edhe Agi i shkreti 
Vinte të drekonte, 
E hidhët i dukej dreka 
Gruan se takonte.


As në shtrat të fjetjes 
S’ishte gruaja e tij, 
Ditën me beqarin 
Sex duke u ngi.


Filluan mosmarrëveshjet 
Filloi dhe dyshimi, 
Më të mirës familje 
Tash i dilte tymi.


Dhe një ditë i shkreti 
Vendosi të gjurmojë, 
Përse grua e dashur 
E kishte vu në lojë.


U zgjua një ditë herët 
Thirri Lolën pranë, 
Me buzëqeshje i thotë 
Do t´mungoj një javë.


I përqafoi dy fëmijët 
Gruas lamtumirë, 
Dhe doli nga shtëpia 
Posa kishte gdhirë.


I hipi xhipit t´madh
Loti rridhte n´sy, 
U ndal atje lart 
Te parku përkarshi.


Vështroi sa vështroi 
Prapë n´shtëpi ka mbërri, 
Fëmijët në shkollë 
E gruaja n´kurvëri.


Me një dhomë të vogël 
Atje nën çati, 
I ziu Agi Çuni 
Paska zënë pusi.


Po rri atje lart 
Edhe po vështron, 
Në ditën e dytë 
Zëra po dëgjon.


Po shikon nga lart 
Gjaku iu ngri, 
Gruaja e tij e bukur 
Dashnor binte n´shpi.


N`shtratin e martesës 
Që të dy janë shtri, 
Pa një fije turpi 
Qonin dashuri.


Deshi të bërtasë 
Ti bjerë kokës së vetë, 
Por për një çast, 
I shtanguar mbet.


Nxjerr ngadalë kamerën 
Nisi t´incizon, 
Gruaja n`shtrat t´martesës 
Porno film xhiron.


Xhiroi e xhiroi Agi 
As vetë nuk diti sa, 
Xhiroi edhe veten 
U largua pa bë za.


III
Rridhnin lotët faqeve 
Agi shumë ra në mërzi, 
O Zot si humbi kështu jeta 
Humbi një dashuri.


Shkoi larg qytetit 
Filmín rregulloi, 
Në adresë të Loles 
Në postë e postoi.


Pas nja dy tri dite 
Edhe posta mbërrini, 
Nuk vonoi shumë 
Nisi britmë e vajtimi.


Qante Lolë e shkreta 
E harroi beqarin, 
Përqafonte fëmijët 
Nuk e ndalte vajin.


E përpiloi një letër 
E la mbi tavolinë, 
Mori shumë valixhe 
Mori dhe fëmijën.


Për mossundim të epsheve 
Humbi familje e atdhe, 
Mori rrugë të largëta 
Me nisë një jetë të re.


IV
Më vonë Agi u kthye n´shpi 
Pa një letër mbi tavolinë, 
Dhe Fytyra iu nxi 
Trupi mori drithërimë.


Nuk guxonte burri 
Letrën me e hap, 
Dridhej shumë i shkreti 
Si rryma me e kap.


U ul dhe pushoi
Mendimet njëqindmijë, 
Ku është Lola e dashur 
Me t´bukurit fëmijë?


Po e hapë me ngadalë 
Atë letër me shkrim të zi, 
Zemra iu ndal 
Fytyra iu nxi.


Lajmi më kobzezë 
Se edhe tradhtia, 
Mos me pas këtu Lolen 
Mos me buzëqesh fëmija.


“Lamtumirë o burrë 
E bama hallall, 
Këtë gabimin tim 
Vetes kurrë s`ia fal.


Por për fëmijë 
Ti mos ke mërzi, 
Asnjërin o Agi 
Nuk i kam me ty.”


Nuk lexoi ma gjatë 
Bota ju rrotullua, 
Kapi kokën e bërtiti 
Oooooooo kuku për mua.


Eh moj grua e shkreta 
N´tradhti nis e sos, 
Ra për toke Agi Çuni 
Shpejt u alivanos.


V
Mbeti ashtu n´kllapi 
Nuk dihet sa qëndroi, 
Por kur u zgjua Agi 
Çdo gjë te ai ndryshoi.


Shkoi ngadalë te bankat 
Parat të gjitha i nxori, 
Te familjet e varfra 
Të gjithat i dhuroi.


Shkon n´pompë të benzinës 
Bleu shumë benzinë, 
I ka hipur xhipit 
N´shtëpi fluturim.


E lag s`pari dhomën 
Dhe shtratin e nusërisë, 
Që të digjej fort 
Rrënja e tradhtisë.


Lagu pastaj shtëpinë 
Deri lart n´çati, 
Zbriti në oborr 
Me qa për fëmijë.


E ndezi çakmakun 
Lamtumirë oj shtëpi, 
Sa hare kishte këtu 
Shumë gaz e fëmijë.


Sot s’ka më asgjë 
S’ka as dashuri, 
Shtëpisë me shumë kate 
I dilte një tym i zi.


Në atë zjarr e flake, 
Nisi për me shkri, 
Atë gjakun e Agit 
Që iu kishte ngri.


Errësira e natës 
Një rruge ia dha, 
Iku pa asnjë gjurmë 
Askush më se pa.


VI
Në park të Rurit e takova 
Agin Katandisur në varfëri, 
Hante bari e shtrinte dorën 
Me mbajt gjallë shpirtin e tij.


Me atë zemër e me atë shpirt 
Kishte mbetur gjithnjë bujar, 
Brenda i digjej flaka e jetës 
Bëhej shkrumb e bëhej zjarr.


Qante Agi e shtrinte dorën 
Epni lëmoshë o ju zotëri, 
Duhet gjallë ta mbaj Lolen 
T’i mbaj gjallë fëmijët mi.


Jam ulë pranë, ja kam shtri dorën 
Edhe lotin ia kam fshi, 
Eja të qajmë bashkë o Agi 
Paskemi pas fatin e zi.


Vaji jonë tronditi lumin 
Mu shtri n´krah si një fëmijë, 
Me një anë i mbet shikimi 
Këtu mbaroj jeta e tij.


Agim Gashi
27.05.13 Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi