Frank Shkreli: Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha
Faqja 1 e 1

Shënime me rastin e promovimit të librit “Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha”, e autorit Fahri Balliu
Nga Frank Shkreli
Fillimisht, dua te falenderoj organizaten Pan-Shqiptare “Vatra” per ftesen qe me beri per t’i thene dy tri fjale ne lidhje me librin e publicistit dhe gazetarit Fahri Balliu, “Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha” dhe te pershendes autorin dhe te gjithe pjesemarresit ketu - që me pranine tuaj, jo vetem qe nderoni autorin dhe vepren e tij por, per me teper, nderoni e kujtoni te gjithe ata per te cilet behet fjale ne kete liber - burra e gra qe kane rene viktima te pafajshme te regjimit Enver-Nexhmije-Ramiz dhe pasuesve te tyre, fanatikë te nje ideologjie anti-shqiptare sllavo-aziatike.
Rëndësia e ketij libri spikat patjeter ne permbajtjen e lendes, por per mua ka rendesi fakti se eshte botuar e ribotuar ndersa protagonistja kryesore, Zonja e Zeze, eshte ende gjalle dhe çdo dite u servir shqiptarëve versionin e vet mashtrues te ngjarjeve, nepermjet intervistave, artikujve e librave. Meqenëse ne Shqiperi nuk pati gjyqe per krimet e komunizmit, as kerkim faljeje per keto krime nga individet per te cilet behet fjale ne kete liber dhe as nga partia trashëgimtare e Partise se Punes - atehere botimi i librave si ky i Zotit Balliu behet i domosdoshem, qe te pakten nje pjese të ketyre krimeve t’i shenoje historia.
Megjithëse shume nga te zezat e regjimit komunist ne Shqiperi nuk kane dale ende ne drite dhe ndoshta kurre nuk do t’i dime permasat kriminale te tij, jam i sigurt se ky liber dhe te tjere si ky do te ndihmojne ne shlyerjen e injorances dhe dyshimeve ne lidhje me natyren e eger te komunizmit ne Shqiperi.
Zoti Balliu, ne librin “Zonja e Zeze, Nexhmije Hoxha” na sjell ne mend nje histori jo shume te larget, qe ndoshta do te dëshironim ta harronim, por po te benim nje gje te tille, do ta benim duke rrezikuar vetveten dhe te ardhmen e brezave te rinj. Pasi te kene lexuar kete liber, ata qe mund te kene filluar te harrojne, do te detyrohen te mbajne mend rishtas. Shume gjera mungonin ne “parasjen komuniste shqiptare”, por ama ky liber ve ne dukje se komunisteve shqiptare kurre nuk u mungonin armiqtë, te brendshem e te jashtem, bile edhe Perendine e deklaruan armik. Në nje bote normale, detyra e shtetit dhe e qeverise eshte qe te mbroje shtetasit e vet nga çdo rrezik qe mund t’u kanoset. Ky liber fuqizon bindjen se Enver-Nexhmije-Ramiz me shoke, jo vetem qe nuk i mbronin individet dhe shoqerine, por perkundrazi ata kishin ndermarre nje sulm te gjithanshem kunder individeve dhe te gjithe shoqerise, i udhehequr nga nje klike konspirative qe ishte e dehur nga ideologjia komuniste, e krijuar dhe e perkrahur fillimisht nga agjentë serbo-sllavë, e me vone nga komunistet sovjetike e kineze.
Per me teper, klika Enver-Nexhmije-Ramiz - siç e vë ne dukje Zoti Balliu - i beri keto sulme duke shfarosur eliten shqiptare, kleriket dhe intelektualet, ne bashkëpunim te plote me armiqtë shekullorë te kombit shqiptar - me serbët, rusët e pastaj kinezët. Miqtë e ngushte te kesaje klike - e cila ideologjine e regjimit te saj e kishte vene ne baza titiste, staliniste e maoiste - edhe sot e kesaj dite, jane nder armiqtë me te perbetuar te kombit tone, duke kundershtuar me çdo mjet qe kane ne dispozicion, pavaresine e Kosoves dhe mbarëvajtjen e shtetit te ri.
Zoti Balliu ve ne dukje se treshja e zeze Enver-Nexhmije-Ramiz, posaçërisht kishte në shënjestër klerin, te cilin vendosi ta zhdukte nga historia, fizikisht dhe shpirterisht; t’i mohonte veprat dhe kontributet sidomos te klerit katolik shqiptar, ne krye me Patër Gjergj Fishtën, i cili, me veprat e tij, nuk beri asgje tjeter veçse t’u kendonte luftërave te malesoreve te cilet u thonin sllavo-serbëve se jemi ne token tonë - asgje prej jush nuk duam, as toke, as pasuri - duam vetem te jetojme te lire ne token dhe vatrat tona. I vrane, ua mohuan veprat dhe ekzistencen e tyre, dhe ua treten eshtrat. Po me eshtrat e tyre c’kishin?
Krimet e Enverit, Nexhmijes dhe Ramizit ndaj klerit ne pergjithesi dhe atij katolik ne vecanti, ishin nje përdhunim i historise sone kombetare. Kontributi i klerit katolik shqiptar, historikisht, ishte i pazëvendësueshëm ne shërbim te kombit, kultures dhe gjuhes shqipe. Kleri ishte ne krye te perpjekjeve per ruajtjen e virtyteve te races sone te lashte. Zhdukja e tyre fizike nga regjimi komunist shqiptar ishte krim; mohimi i kontributit te klerit katolik nga treshja e zeze ishte nje cenim i pafalshem i se vertetes historike. Konsiderohet se kleriku i pare katolik i vrare nga komunistet te kete qene Dom Ndre Zadeja, patriot i flaket dhe shkrimtar, i vrare ne pranevere te vitit 1945, i akuzuar si fashist, tradhetar dhe armik i popullit. Xhevat Kallajxhiu, ish-redaktor i gazetës “Dielli”, me te cilin kam patur privilegjin te punoja ne Zerin e Amerikes, me thonte se e kishte njohur mire Dom Zadenë, per te cilin kishte nje respekt te jashtëzakonshem dhe per te cilin Xhevati pat thurur nje vjershe qe i kushtohet Dom Zadesë, por qe ne fakt perfshinte ndjenjat e tij per te gjithe kleriket e vrare katolikë.
Zoti Balliu me plot te drejte thote se armiqesia e Enver Hoxhes ndaj klerit katolik shqiptar vinte nder te tjera nga fakti se “…ata perfaqesonin drejtimim me te qarte tradicional dhe te kohes - dmth. përkatesinë e botes shqiptare ne Perendim. …Nje tipar tjeter i urrejtjes se Hoxhes ndaj klerit katolik ishte fakti se ata ishin ushqim shpirteror i shqiptareve per ndjenja patriotike dhe per qendrese ndaj sllaveve”. Sipas Zotit Balliu, bashkëpunimi (komunist) serbo-shqiptar ka pasur nje nga pikat me kriminale te vullnetit te Hoxhes - (d.m.th) vrasjen dhe luften ndaj priftërinjve katolike, te cilet per fatin e tyre te zi, edhe gjeografikisht ishin regjimenti i pare ne mbrojtjen e kombit”.
Përveç kësaj, ne pergjithesi komunizmi, te cilin Papa Gjon Pali i Dyte e pat quajtur si “turpi i epokës sonë”, urrente mesazhin moral dhe fetar te klerit katolik, d.m.th mbrojtjen e jetes dhe të të drejtave te njeriut. Vrasjet, internimet, dhe burgosjet e klerikeve cuan me ne fund ne fitoren morale mbi komunizmin dhe fillimin e nje epoke te re duke lene pas efektet demoralizuese te gjysem shekull komunizëm. Per kete fitore, shume analiste boteror i japin nje kredi te madhe Papa Gjon Palit te Dyte, i cili gjate vizites se tij ne Poloni me 1979, iu drejtua bashkkombasve te tij duke u thënë: “Mos kini frike”, gje qe inkurajoi polakët dhe i dha zemer levizjes Solidarnosh te punëtoreve te atij vendi te vazhdonin perpjekjet per te drejtat dhe lirite njerëzore. Kjo vizite e Papes ne Poloni konsiderohet si fillimi i mbarimit te komunizmit ne Evrope - gje qe u pasua me nje bashkëpunim te pashembullt ne historine e marredhenieve midis Vatikanit dhe Shteteve te Bashkuara nen udheheqjen e Presidentit Ronald Reagan, bashkëpunim ky që më në fund vendosi gozhden e fundit ne varrin e komunizmit.
Regjimi Nexhmije-Enver-Ramiz, per me shume se 45 vjet u perpoq te ndertonte nje Shqiperi mbi parime qe s’kishin te benin aspak me vlerat dhe traditat tona, duke bere çmos qe te largonin kombin nga vlerat tona kombetare dhe qytetërimi evropian, - per te cilat ngulte kembe kleri katolik - dhe duke shkelur objektivat e Gjergj Kastrioti -Skenderbeut dhe rilindasve tane, te cilet na dhuruan nje atdhe.
Kjo trojkë dhe regjimi i tyre i arsyetonte vrasjet dhe dhunën ndaj kundershtarëve politikë, duke përfshire edhe klerin katolik, ne emer te mbrojtjes te atdheut nga armiqtë e brendshëm dhe te jashtem. Ne emer te kesaj lufte, patriotet e vertete perndiqeshin, burgoseshin e vriteshin, sepse ata besonin se Shqiperia duhej te mbrohej dhe te dashurohej, duke i ruajtur nderin dhe duke kundershtuar tjetersimin e identitetit tone kombetar. Megjithëse kjo treshe e zezë mund te ndihet gjithnje krenare per ato qe kane bere gjate sundimit te tyre, kriminaliteti i ketij grupi - definitivisht - nuk hyne ne radhen e veprave heroike. Zoti Balliu citon Nexhmijen se paska thene se “janë bërë gabime” gjate regjimit komunist, por ne te vertete, sic vihet ne dukje ne kete liber, dhe te tjere si ky, ne nuk kemi te bejme me “gabime”, por me krime te permasave te papara ne historine tone: krime duke perfshire vrasje, tortura, burgosje, kampe perqendrimi - te gjitha keto te sanksionuara nga shteti dhe regjimi komunist. Nexhmija, Enveri e Ramizi e kthyen Shqiperine ne nje gulag, ne nje vend kolektivizimi te pergjithshem, ne nje vend absurditeti qe si asnje vend tjeter ne bote kishte ndaluar Perendine, dhe e bene Shqiperine vend bunkerash per tu mbrojtur nga nje armik qe nuk ezkistonte. Me te drejte, Zoti Balliu shkruan se “Historia e diktatures eshte historia e vrasjes se njeriut, e shfarosjes se shqiptarit. Kjo permase pergjegjesie, qe perfshine vdekjen, plakjen dhe mpakjen e kombit shqiptar, dobesine dhe shperberjen e tij. Perfshin nje mal me kocka te vrarësh, nje det me shpirtra te gjymtuar, nje qiell zemrash shqiptare te copetuara. Per te gjitha keto askush nuk ka dhene llogari”, thote Zoti Balliu.
Zonja dhe Zoterinj, Zoti Balliu ka te drejte, se përderisa shoqeria shqiptare nuk perballet me kete realitet dhe përderisa ajo nuk kerkon pergjigje e përgjegjësi - eshte e veshtire qe vendi te shkoje perpara me ritmin, bazen morale dhe vlerat qyteteruese qe ne do te deshironim.
Eshte diçka e pabesueshme qe sot, 20 vjet pas renies se komunizmit, busulla morale e shoqerise shqiptare - fatkeqësisht duket se ende nuk e ka gjetur drejtimin e duhur. Kur disa forca politike ne vend, mbrojne me zellshëm te drejtat e ish-ushatarakeve dhe policeve, dmth, kryesisht mbrojtesve dhe zbatuesve te urdhrave te regjimit Nexhmije-Enver-Ramiz, sesa te drejtat e atyre qe kaluan jeten ne burgje e kampe perqendrimi - dicka nuk eshte ne rregull ne kete mes.
Per me teper, eshte per t’u habitur, kur disa media shqiptare intervistojne Ramiz Aline dhe botojne artikuj dite pas dite me fotografi te Nexhmije Hoxhes, ne faqet e para. Une mendoj se e vetmja arsye per t’u dhene publicitet ne media Nexhmijes dhe Ramizit do te ishte vetem atehere kure ata te dalin me nje deklarate te perbashket duke kerkuar falje per te gjitha krimet qe regjimi i tyre ka bere kunder shqiptareve dhe kombit shqiptar duke e mbajtur ate peng te ideologjive te huaja qe nuk ia donin kurre te miren kombit tone. Përkundrazi, atyre u jepet mundesia te legjitimizohen duke komentuar ne shtyp, sidomos ne kulmin e festimit te anëtarësimit te Shqiperise ne NATO. Me te thene te drejten, nuk e shoh vlerën qe redaksitë te marrin vendime te tilla redaksionale ne momente tejet historike per kombin shqiptar. Natyrisht se roli i shtypit eshte te informoje, por per gazetare serioz ka edhe nje rol tjeter, ate te edukuesit. Çfarë mesazhi i jepet rinise shqiptare? Nuk e di se ku e kane qellimin: për te ofenduar NATO-n, organizate e cila na shpetoi gjysmen e kombit nga shfarosja apo per te minimizuar kete arritje te Shqiperise, apo ndoshta per te glorifikuar Ramizin e Nexhmijen.
Eshte e vertete se antaresimi ne NATO, eshte nje arritje e qeverise Berisha por edhe e gjithe shqiptareve, dhe si i tille eshte nje realizim pertej enderrave tona kombetare, dhe duhej te festohej si i tille, si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove.
Dua te perfundoj me nje note optimiste. Numer nje, duhet t’i jemi mirenjohes Perendise qe jemi te privilegjuar te jetojme ne kete periudhe te arte per kombin tone. Duhet te falenderojmë miqtë tone perendimore, ne radhe te pare, Shtetet e Bashkuara dhe te gjithe ata shqiptare e shqiptare qe dhane jeten per liri - viktima te pafajshme te nje ideologjie te huaj – per lirine qe gezon sot kombi shqiptar ne Ballkan.
Shqiperia e bunkerave, e telave me gjemba dhe e kampeve te perqendrimit eshte sot antare e NATO-s, organizates me te fuqishme ushtarake ne historine e botes. Kosova martire, e vuajtur me shekuj, eshte sot shteti me i ri i pavarur i botes dhe sic thonte i ndjeri President Rugova, “ne miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes”. Faktori shqiptar eshte me te vertete perseri faktor me rendesi per paqe e stabilitet jo vetem ne Balkan por edhe ne Evrope e bote.
Krejt në fund, uroj publicistin dhe shkrimtarin Fahri Balliu per suksese te metejshme ne demaskimin e krimeve komuniste kunder njerzimit ne Shqiperi.

Fjala e mbajtur nga aktivisti i diasporës shqiptare në SHBA, në ceremoninë e promovimit të monografisë së Fahri Balliut “Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha”, organizuar nga Federata Panshqiptare “Vatra”
G. 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Librit i Fahri Balliut "Zonja e zezë Nexhmije Hoxha” mbërriti në SHBA
» Frank Shkreli: Punë të mbarë, zonja Presidente
» Agim Rexha: “Zonja e zezë” dhe Kosova e tradhëtuar
» Baki Ymeri:Zonja e zezë në gjuhën rumune
» Frank Shkreli:Lëvdata për lugatin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi