Bekim Dalip:Bijtë e askujt
Faqja 1 e 1
Bekim Dalip:Bijtë e askujt
Bekim Dalip:Bijtë e askujt
I zhytur në mendime brenda një ambienti të tymosur, larg vendlindjes e me ca pensionistë zviceranë të trembur nga prezenca e ballkanasve, Marku thith, thellë e thellë, cigarën, gjersa ulet a na thotë se sot ai mund të shprehë shlirshëm ndjenjat pranë një bashkëkombësi që flet, vajton e këndon në gjuhën që më fle në zemër, në gjuhën shqipe.
“Ka kohë që nuk po mblidhemi më si më parë për të ndërruar ndonjë fjalë e për t’i bërë dert preokupimet tona”, më thotë me një zë të lodhur që fati e ka harruar, veçmas tani e 14 vjet, në cep të një qyteti zviceran.
Kemi shpenzuar tërë energjinë me shpresë që kur të vijë dita ne t’i kthehemi vendit dhe famijëve tanë. “Të kthehemi aty ku kemi lindur, ku jemi rritur e ku kemi pëshpëritur ëndrrat e së ardhmes sonë”, vazhdon e përshkruan 53-vjeçari përjetimet gjatë kohës kur Kosova ishte në flakë.
“Më 1995 kam fillur ta ndihmoj UÇK-në, me krejt familjen, me krejt çka pata”.
Mëmëdheu ishte në luftë dhe Marku as qe e vënte në pikëpyetje kontributin e tij. Ai paguante çdo muaj nga një mijë franga në fondin “Vendlindja Thërret”. Por kjo nuk e kënaqte atë! Në momentet më kritike të luftës në Kosovë, në vitin 1998, ai merrr edhe 20 mijë franga kredi nga banka për ta derdhur në fondin “Vendlindja Thërret”. Ndërkohë vazhdon pa ndaluar së paguari, jo për një apo dy vjet, siç kanë vepruar një numër i atyre që iu kanë përgjigjur kërkesës për ndihmë, por mbi pesë vjet për çdo muaj.
Kemi dhënë gjithë çka kemi pasur, thotë ai, të gjitha kursimet. “Ne, o burrë, me tërë qenien kemi qenë në shërbim të atdheut, nuk kemi kursyer as kafshatën e gojës për t’i dalë në ndihmë atdheut”, kurse sot ku jemi, pyet Marku i pezmatuar dhe, nis e pështjell cigaren tjetër, duke kujtuar ditët e mbarimit të luftës me shtëpi të djegura e të rrafshuara, por me shpresë se megjithatë, shtëpitë prapë do të ngrihen. Se tani jemi të lirë, mendonte ai dhe mund ta rindërtojmë vendin tonë edhe më mirë se më parë. I bindur që ardhmëria e Kosovës është në duar të njerëzve të mirë....
Në frymën e kësaj euforie, menjëherë pas mbarimit të luftës, ai bën planin ta braktisë Zvicrën e të kthehet në Kosovë. Por nuk shkon gjatë dhe rruga e kthimit për Pejë nis e ftohet, sikurse edhe gjuha mes shokëve dhe miqve që dikur i ndante vetëm gjumi. Marku vëren shpejt se nuk është “muhabeti” i kthimit.
“Shokët e mi të idealit e të luftës silleshin sikur nuk më njihnin më. Ata nuk ma varen hiq, as një vend pune nuk ishin në gjendje të ma gjenin”.
Ne gjallë jemi e jetojmë, por ata, miqtë tanë, na kanë harruar, thotë Marku i zhgënyjer që njerëzit në Kosovë nuk çajnë më kokën për ta. Madje, në shumë raste ata tallen me ne dhe kontributin tonë. Kështu ndodh sa herë që shkojmë.
Nuk janë të rralla fjalët që dëgjojmë: “Ja na erdhi muaji i budallenjve, erdhën shacat”. (Vijon)
(Sqarim: Marku dhe Alberti nuk figurojnë me emra të vërtetë)
Bekim Dalip
12.06.2013 - 11:05
A po ua kthen Kosova shpinën mërgimtarëve? Si po trajtohen ata sot në Kosovë, 14 vjet pas çlirimit të vendit? Për këto dhe më tepër, lexoni më poshtëI zhytur në mendime brenda një ambienti të tymosur, larg vendlindjes e me ca pensionistë zviceranë të trembur nga prezenca e ballkanasve, Marku thith, thellë e thellë, cigarën, gjersa ulet a na thotë se sot ai mund të shprehë shlirshëm ndjenjat pranë një bashkëkombësi që flet, vajton e këndon në gjuhën që më fle në zemër, në gjuhën shqipe.
“Ka kohë që nuk po mblidhemi më si më parë për të ndërruar ndonjë fjalë e për t’i bërë dert preokupimet tona”, më thotë me një zë të lodhur që fati e ka harruar, veçmas tani e 14 vjet, në cep të një qyteti zviceran.
Kemi shpenzuar tërë energjinë me shpresë që kur të vijë dita ne t’i kthehemi vendit dhe famijëve tanë. “Të kthehemi aty ku kemi lindur, ku jemi rritur e ku kemi pëshpëritur ëndrrat e së ardhmes sonë”, vazhdon e përshkruan 53-vjeçari përjetimet gjatë kohës kur Kosova ishte në flakë.
“Më 1995 kam fillur ta ndihmoj UÇK-në, me krejt familjen, me krejt çka pata”.
Mëmëdheu ishte në luftë dhe Marku as qe e vënte në pikëpyetje kontributin e tij. Ai paguante çdo muaj nga një mijë franga në fondin “Vendlindja Thërret”. Por kjo nuk e kënaqte atë! Në momentet më kritike të luftës në Kosovë, në vitin 1998, ai merrr edhe 20 mijë franga kredi nga banka për ta derdhur në fondin “Vendlindja Thërret”. Ndërkohë vazhdon pa ndaluar së paguari, jo për një apo dy vjet, siç kanë vepruar një numër i atyre që iu kanë përgjigjur kërkesës për ndihmë, por mbi pesë vjet për çdo muaj.
Kemi dhënë gjithë çka kemi pasur, thotë ai, të gjitha kursimet. “Ne, o burrë, me tërë qenien kemi qenë në shërbim të atdheut, nuk kemi kursyer as kafshatën e gojës për t’i dalë në ndihmë atdheut”, kurse sot ku jemi, pyet Marku i pezmatuar dhe, nis e pështjell cigaren tjetër, duke kujtuar ditët e mbarimit të luftës me shtëpi të djegura e të rrafshuara, por me shpresë se megjithatë, shtëpitë prapë do të ngrihen. Se tani jemi të lirë, mendonte ai dhe mund ta rindërtojmë vendin tonë edhe më mirë se më parë. I bindur që ardhmëria e Kosovës është në duar të njerëzve të mirë....
Në frymën e kësaj euforie, menjëherë pas mbarimit të luftës, ai bën planin ta braktisë Zvicrën e të kthehet në Kosovë. Por nuk shkon gjatë dhe rruga e kthimit për Pejë nis e ftohet, sikurse edhe gjuha mes shokëve dhe miqve që dikur i ndante vetëm gjumi. Marku vëren shpejt se nuk është “muhabeti” i kthimit.
“Shokët e mi të idealit e të luftës silleshin sikur nuk më njihnin më. Ata nuk ma varen hiq, as një vend pune nuk ishin në gjendje të ma gjenin”.
Ne gjallë jemi e jetojmë, por ata, miqtë tanë, na kanë harruar, thotë Marku i zhgënyjer që njerëzit në Kosovë nuk çajnë më kokën për ta. Madje, në shumë raste ata tallen me ne dhe kontributin tonë. Kështu ndodh sa herë që shkojmë.
Nuk janë të rralla fjalët që dëgjojmë: “Ja na erdhi muaji i budallenjve, erdhën shacat”. (Vijon)
(Sqarim: Marku dhe Alberti nuk figurojnë me emra të vërtetë)
Bekim Dalip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Në kujtim të Bekim Fehmiut:Série télévisée (1968) d'après le poème d'Homère. avec Bekim Fehmiu, Irene Papas, Renaud Verley. Extrait du 2ème épisode en v.f
» Dalip Greca: Kambanat për diasporën
» Dalip Greca:Këmbanat po bien për diasporën
» Flora Idrizi:BIJTË E KOSOVËS
» AGIM GASHI:PRAP PO VRITEN BIJTË PAS SHPINE
» Dalip Greca: Kambanat për diasporën
» Dalip Greca:Këmbanat po bien për diasporën
» Flora Idrizi:BIJTË E KOSOVËS
» AGIM GASHI:PRAP PO VRITEN BIJTË PAS SHPINE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi