Dalip Greca: Kambanat për diasporën
Faqja 1 e 1
Dalip Greca: Kambanat për diasporën
Kambanat për diasporën
Nga Dalip Greca
Diaspora shqiptare në Amerikë, a ka mundësi që të çlirohet nga ngërçet e së shkuarës? Dhe pas mjekimit të traumave dhe plagëve të realizojë gradualisht misionin e saj përballë Kombit?
Misioni i bashkimit, logjikisht nuk është i lehtë, por jo i pamundur. Dihet se ish-Sigurimi ka investuar shumë për ta përçarë diasporën e Amerikës. Plagët rrjedhin ende.
Të njëjtën gjë kanë bërë edhe sllavët me UDB-në e tyre famëkeqe, të cilët e kanë dëmtuar dyfish komunitetin shqiptar të Amerikës; përmes ideologjisë dhe antishqiptarizmit.
E keqja duhet të pastrohet me durim nga trupi i sakatosur i diasporës. Natyrisht që mëkatarët duhet të hiqen mënjanë dhe pas rrëfimit të pastrojnë veten e t'u kërkojnë ndjesë atyre që u kanë shkaktuar drama.
Bashkimi i komunitetit rreth kombit dhe shteteve shqiptare, që funksionojnë në Shqipëri e Kosovë, mbetet sfida e shqiptarëve të Amerikës. A mund t'i shërbehet kombit duke e ndarë atë në copëza të vogla, siç e kanë qejfin partitë politike, që dëshirojnë, o të jetë e tyre, ose e askujt?
Është harxhim i kotë energjish që në komunitetin shqiptar ende veprojnë partitë politike. Përse duhen ato, tani kur edhe Kosova ka shërbimin e vet diplomatik në SHBA? Çfarë shërbimi i japin çështjes kombëtare?
Le të dalë një kryetar partie në komunitet dhe të rrahë gjoksin për një aktivitet kulturor, artistik, a sportiv, që e ka organizuar ai me partinë e vet dhe t'i ketë shërbyer çështjes kombëtare! Zor se gjendet. Pritjet dhe përcjelljet nuk janë veprimtari, ato hyjnë tek kodi i shqiptarisë.
Kur akademik Nexhat Dacit, iu bë pyetja në takimin e fundit që zhvilloi në Bronx, se deri kur do të vazhdojnë partitë politike të ekzistojnë në diasporë, përgjigja e tij ishte ekuivoke: Nëse ju mund të bëni pa partitë politike; nëse ju i ruani traditat pa partitë politike, nëse fëmijët tuaj e mësojnë gjuhën shqipe pa partitë politike, le t'i heqim që sot, tha ai!
Në fakt, kush i ka ndjekur veprimtaritë e partive politike, ka vënë re se ato nuk mund të kenë funksione të tilla, që çojnë në ruajtjen e traditave kulturore dhe gjuhës shqipe edhe për faktin se në to shkojnë vetëm burra. Cila prej partive politike dha një dollar për hapjen e një kursi apo shkolle shqipe, për organizimin e një aktiviteti kulturor?
Kush prej atyre mori mundimin dhe shkoi në një shkollë shqipe të hapur me mundim në Filadelfia, Staten Island, Masachussetss, Michigan etj., dhe çoi atje një kontribut sado të vogël, qoftë edhe për të blerë një abetare apo libër të leximit?
Dikur, këtu në SHBA vepronte LDK-ja, e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ta sensibilizuar politikën amerikane ndaj Kosovës gjatë ushtrimit të gjenocidit nga Serbia. Jo vetëm demonstratat e fuqishme të shqiptarëve, por edhe lobimi i organizuar dhanë frytet e veta.
Këtë meritë dhe dërgimin e mijëra dollarëve për të ndihmuar bashkëvendësit në Kosovë, nuk ia heq askush LDK-së. Pas vdekjes së Rugovës, LDK-ja në Kosovë u nda dhe lindi paralelja e saj, LDD-ja. Kjo ndarje ndodhi edhe këtu në Amerikë.
Dhe çfarë të mire pati? Përçarja solli pakësim të aktivitetit. Bashkimet e mijëra kosovarëve në Amerikë në festën e 4 korrikut, që organizoheshin çdo vit, ku ata festonin edhe 2 korrikun e Deklaratës Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, tashmë nuk bëhen më.
Jo vetëm kaq, por edhe një shoqëri kulturore, "Rugova", u nda më dysh, duke shkaktuar një tjetër humbje në sferën e kulturës shpirtërore. Kush fitoi në këtë mes? Komuniteti shqiptar në Amerikë jo, partitë në Kosovë, ndoshta sepse ka kush i pret e i përcjell kur vijnë në SHBA dhe ndonjëherë mbledhin ndonjë dollar për fushata elektorale.
Ka dhe shoqata në komunitet që kanë në program çështje madhore të kombit, por që po bëjnë fare pak punë për kombin. Ka ardhur koha që diskutimet dhe debatet të bëhen hapur dhe komuniteti të jetë më bashkëpunues dhe t'i shërbejë më shumë çështjes kombëtare, por jo në mënyrë folklorike, duke mbajtur fjalime për kombin apo duke nënshkruar deklarata. Kombit i shërbehet me vepra, fjalët i merr era.
Nuk po ndalemi në këto radhë tek disa organizata fantazmë, që janë bërë qesharake, apo disa individë zhurmues, që vetëgradohen e i vendosin vetes tituj profesorë doktorë, studiues, shkrimtarë, poetë (nuk janë as bejtexhinj), plagë të tilla të diasporës do t'i mjekojë koha.
Objekt i këtij shkrimi është depolitizimi i diasporës. Kambanat kanë kohë që bien për diasporën, por duket se ajo ende nuk po i dëgjon dhe vazhdon të funksionojë sipas avazit të vjetër të grupimeve politike.
Ndoshta ata që drejtojnë shoqatat dhe partitë në komunitet, duhet të hedhin një vështrim rrotull tyre dhe të shohin se ç'ndodh me komunitetet e tjerë, si funksionojnë ata, cila është "Bibla" dhe "Kurani" i tyre.
Në Shqipëri, mirë keq, u gjet një ligj elektoral që verifikoi inekzistencën e 25 partive, por në diasporë, si do t'i bëhet halli, që kryetarët të verifikojnë se sa ndjekës kanë pas dhe çfarë shërbimesh i bëjnë kombit?
*Autori është senior-editor i gazetës së njohur shqiptaro-amerikane "Ilyria"

Shekulli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dalip Greca:Këmbanat po bien për diasporën
» Dalip Greca: Valbona Z. Watkins, shqiptarja që kreu shkëlqyeshëm doktoraturën për letërsi
» Dalip Greca:Avokati shqiptar i mundëson klientit fitimin e 1 milion e 680 mijë...
» Nderimi dhe përkrahja për diasporën me ligj
» Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi