Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MPJ: PECI FOLI SERBISHT, TEJKALOI KOMPETENCAT, RREZIKOI SIGURINË KOMBËTARE

Shko poshtë

MPJ: PECI FOLI SERBISHT, TEJKALOI KOMPETENCAT, RREZIKOI SIGURINË KOMBËTARE Empty MPJ: PECI FOLI SERBISHT, TEJKALOI KOMPETENCAT, RREZIKOI SIGURINË KOMBËTARE

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 19, 2013 10:05 pm

MPJ: PECI FOLI SERBISHT, TEJKALOI KOMPETENCAT, RREZIKOI SIGURINË KOMBËTARE
MPJ: PECI FOLI SERBISHT, TEJKALOI KOMPETENCAT, RREZIKOI SIGURINË KOMBËTARE Peci_411638_271258
Nga Express 


(E plotësuar) Ministria e Punëve të Jashtme ka lëshuar një reagim të ashpër rreth dorëheqjes së Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Serbi, z. Lulzim Peci.
Reagimi i MPJ’së më shumë është një letër akuzuese për diplomatin kosovar.
MPJ, me gjuhë pak më të matur, thotë në fakt të njëjtat gjëra që tha një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës për Express – atë se Peci ka takuar zyrtarë të shërbimit inteligjent të Serbisë,

Në vazhdim reagimi i plotë i MPJ’së

Dorëheqja është akt personal i secilit individ, edhe i ish- ambasadorit Peci.
Ai është emëruar zyrtar ndërlidhës në Beograd si përfaqësues i Republikës së Kosovës me propozim të MPJ-së dhe kryeministrit Thaçi.
Prandaj, është pritur që ai të kryejë detyrën që kërkohet me profesionalizëm, moral të lartë, përgjegjësi, dinjitet shtetëror dhe nacional, prezantim të plotë të qëndrimeve shtetërore dhe në rastin konkret guxim qytetar, që në momente të caktuara i kanë munguar.
I kemi kuptuar lëshimet e tij për disa vite si ish-ambasador në Suedi, por veprimet e tij në raport me përfaqësimin në Serbi, kanë ndikim të madh në zhvillimin politik të raporteve në mes të dy shteteve, popujve tanë dhe më gjerë.
Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë, adresimi në konferencë për medie në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo vendit që përfaqëson, takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale kanë tejkaluar kompetencat, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinion publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës.
Z. Peci ka qenë i propozuar për shkarkim dhe këtë ai e ka pasur të qartë, andaj edhe dorëheqja është hap i paraprirë prej tij.

Peci do të shkarkohej, shkak takimet me inteligjencën serbe

Menjëherë pas daljes së lajmit se Lulzim Peci ka dhënë dorëheqje nga posti i Zyrtarit Ndërlidhës të Kosovës në Beograd, një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës ka treguar për Express arsyet, sipas tij, të vërteta të këtij akti të Pecit.
“Ambasadori Peci është kritikuar rreptë dhe është qortuar me masa paralajmëruese për shkarkim që pritej të ndodhte shpejt, për shkak të “takimeve të tij sekrete” me pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës së Serbisë. Takime dhe biseda këto që bien ndesh me politikat dhe sigurinë shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë për Gazetën Express zyrtari i lartë qeveritar.


Peci jep dorëheqje, shkak mospajtimet me Kryeministrin

Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd, Lulëzim Peci ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkak të mospajtimeve me Kryeministrin Hashim Thaçi.
"Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.
Ai ka treguar se Kryeministri Thaçi i ka telefonuar pas një deklarate të dhënë për mediat në Beograd se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore.
"Arsye e dorëheqjes time është mospajtimi dhe kritika që më është bërë nga z. Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës në lidhje me deklaratën time në media se normalizimi i plotë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të bëhet atëherë kur kjo e fundit do të njeh pavarësinë e vendit tonë", thuhet në arsyetimin e dorëheqjes së Pecit.
Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi ka thënë se ende mendon se pa njohjen e Kosovës nga Serbia nuk do të ketë normalizim të raporteve me palën serbe.
"Kam qenë i bindur se politika shtetërore e vendit tone në lidhje me normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Beogradin ka qenë pikërisht njohja nga Republika e Serbisë, por si po duket kjo politikë nuk është e tillë. Prandaj, në rrethana të tilla nuk pranoj të vazhdoj punën time brenda Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës", thuhet më tej në njoftim.
Ai ka falënderuar Presidenten Jahjaga dhe ish-Presidentin Fatmir Sejdiu për mundësinë që ia kanë dhënë për të shërbyer në misionet diplomatike e Kosovës.
"Më lejoni të ju njoftoj se po jap dorëheqje të parevokueshme nga Shërbimi Diplomatik i Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Pecit drejtuar Presidentes Jahjaga.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi