Prof.Dr.Mehdi Hyseni Jo, kërcënim dhe thirrje për vëllavrasje!
Faqja 1 e 1

Prof.Dr.Mehdi Hyseni
Jo, kërcënim dhe thirrje për vëllavrasje!
*** Edhe Slobodan Milosheviqi e pat shtypur me tanke policore dhe ushtarake opozitën serbe në Beograd, por në fund e hanger kokën e vet në Burgun e Shevingenit të Tribunalit të Hagës (2001).
Prandaj, kërcënimi i kryetarit të Kuvendit se “do ta luftojë Opozitën si Serbinë” është absurd, i turpshëm, i dënueshëm, andidemokratik dhe antipaqësor, që thërret për VËLLAVRASJE!!!
-Jo vëllavrasje, por pajtim, bashkim, bashkëpunim dhe mirëkuptim e paqe në shërbim të mbrojtjes së përbashkët të interesit të përgjithshëm të popullit dhe të Kosovës.
Vetëm diktatorët e kërcënojnë, e frikësojnë, e shtypin, e burgosin dhe e vrasin opozitën demokratike për ta izoluar nga skena politike ( duke ia mohuar të drejtat dhe liritë e tij elementare ligjore, demokratike dhe kombëtare) që të heshtë dhe të pajtohet me gjendjen e tij të mjerueshme politike, ekonomike, sociale dhe të mirëqenies.
E pabesueshme, se si kryetari i Kuvendit të Kosovës (Kadri Veseli), të deklarojë publikisht se kundër opozitës demokratiike, do ta përdorë forcën, ashtu sikurse kundër Serbisë, kjo është e turpshme dhe skandaloze, sepse paralajmëron vëllavrasje për ta rujatur me çdo kusht karrigen e tij të dhuruar nga “bosi” i tij Hashim Thaçi.
-Trojka Thaçi-Veseli-Mustafa nuk kanë nevojë të dalin në opinion me deklarata të këtilla kërcënuese për shtypjen-shuarjen në gjak të protestave paqësore të opozitës parlamentare demokratike, sepse të gjithë e dinë se ky regjim mbështetet dhe udhëheqet nga logjika dhe nga praktika e forcës dhe e kërbaçit. Këtë fenomen të shëmtuar e ka dëshmuar regjimi antidemorkatik, që nga ardhja në pushtet e hashimëve dhe e veselëve, duke shtypur protestat popullore me çizmen e hekurt policore, ashtu sikurse dikur regjimi policor i Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1989-1999).
Prandaj, s’ka asnjë dyshim se deklarata kërcënuese e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëron se shteti policor i tij është përgatitur "deri në dhëmbë" , që të përdorë dhunën dhe terrorin kundër protestave paqësore të opozitës më 26 shkurt 2016, me rastin e mbajtjes së seancës së paralajmëruar të Kuvebdit të Kosovës për zgjedhjen e Hashim Thaçit, Presidentit të Kosovës.
Përmbajtja e kësaj deklarate të turpshme dhe skandaloze dëshmon se kush e drejton parlamentin e instrumentalizuar, të politizuar dhe të policizuar-policët dhe sigurimcat, që nuk kanë asnjë lidhje me politikën, me diplomacinë, me drejtësinë, me ligjin, me demokracinë ,me humanizmin, me paqen dhe me atdhetarizmin, por vetëm me forcën, me diktatin dhe me brutalitetin e regjimeve të egra totalitare antidemokratike komuniste ruso-sovjetike të dikurshme (staliniste) dhe të sotshme (putiniste).
AMERIKA dhe ADEM JASHARI e çliruan Kosovën, jo Veseli, as Thaçi!
-Realisht, sa për Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, sot, Kosova, do të ishte vetëm një varrezë masive sikurse Srebrenica!
-Thjesht, sikur të mos ishte LUFTA E HEROIT ADEM JASHARI, Amerika dhe NATO-ja, sot,as Kadri Veseli, as Hashim Thaçi, as Isa Mustafa nuk do të ishin në atë kuvend dhe në atë qeveri fatkeqe antidemokratike, që po e shtypin dhe po e përbuzin popullin, por do të kishin përfunduar dikund në varrezat masive të shqiptarëve në Kosovë ose në Serbi, sikurse mbi 12 mijë viktima të tjera të shqiptarëve.
Nuk janë Kardri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa që e kanë shkallmuar Serbinë, “kur ajo e ka tepruar” me zullumin, me terrorin dhe me gjenolcidin e saj ndaj 2 milionë e gjysmë shqiptarëve në Kosovë, por është PUSHKA TOP e HEROIT dhe e PATRIOTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI, si dhe TOMAHOVKAT E NATO-s, që ia thyen kokën Serbisë, duke e detyruar që me “bisht nën këmbë”, të braktiste Kosovën shqiptare (24 mars- 10 qewrshor 1999).
Pra, Amerika dhe kryheroi kombëtar Adem Jashari nën flamurin e Skënderbeut si Ismail Qemali,Isa Boletini, Azem Bejta, Avni Rrustemi, Shaban Polluzha…. ia mbylli të gjitha portat Serbisë në Kosovën e Shqipërisë etnike, jo as Kadri Veseli e as Hashim Thaçi, të cilët nuk e kanë fituar asnjë betejë mbi armikun serb.
Mos e nënçmoni dhe mos e shtypni Opozitën për interesa të Serbisë!
Sepse llogaria në përdorimin e forcës kundër Opozitës Demokratike, është krejtësisht e gabuar, antiligjore dhe antidemokratike skikurse ajo regjimit polkicor të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, i cili , që nga marrja e pushtetit me dhunë dhe me terror në Serbi, opozitën e pat shtypur me tanke policore dhe ushtarake. Mirëpo, “qërimi i hesapeve” me mjete jopolitike, jodemokratike dhe jopaqësore me Opozitën, në fund, ia vulosi fatin atij krimineli, sepse, po ajo Opozitë me kryestrategun e saj Dr.Zoran Gjingjiq në krye, e lidhi këmbë e duar dhe e “futi në thes” si qenin e plagosur dhe ia dorëzoi Tribunalit të Hagës (28 qershor 2001).
Prandaj, kadri veselët, hashim thaçët dhe isa mustafët, duhet të tregohen më të mencur dhe më të përmbajtur dhe më demokratë sesa Milosheviqi, të mos e praktikojnë metodologjinë famëkeqe të “pedagogjisë” së forcës kundër oponentëve të tyre politikë (sikurse gjatë luftës), sepse mund të përfundojnë në Gjykatën Speciale Evropiane në Holandë, ashtu si ka përfunduar krimineli dhe diktatori Slobodan Milosheviq në burgun e Tribunalit të Hagës në Shevingen të Holandës.
Së fundi, nuk do të dëshiroja që Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të përfundonin në Gjykatën Speciale Evropiane në Holandë, por në vend të ushtrimit të forcës dhe të terrorit shtetëror, të përdorin gjuhën dhe fjalorin e politikës dhe të demokracisë paqësore, të ulën bashkërisht dhe t'i plotësojnë kërkesat e parashtruara të OPOZITËS PARALAMENTARE DEMOKRATIKE.
Ndryshe, përdorimi i forcës dhe i diktaturës, do t'u shpie në rrrugë pa krye.
Jo, kërcënim dhe thirrje për vëllavrasje!
Barometri diplomatik
*** Kadri Veseli (kryetar i kuvendit të Kosovës): ” Do ta luftojmë opozitën si Serbinë… Ky shtet nuk do t’i nënshtrohet shantazheve as spekulimeve. Na duhet qetësi. As Serbia s’ka mujt me na imponu jetën. Kur e ka tepru i kemi thanë mjaft”.*** Edhe Slobodan Milosheviqi e pat shtypur me tanke policore dhe ushtarake opozitën serbe në Beograd, por në fund e hanger kokën e vet në Burgun e Shevingenit të Tribunalit të Hagës (2001).

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Reciprociteti në akull !!!
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:Walker në protesta, populli jo (!)
» Prof. Dr. Mehdi HYSENI:JO DENONCIM, POR MBËSHTETJE LËVIZJES VETËVENDOSJE!
» Prof. Dr. Mehdi Hyseni:POLITIKA ME “DY SHPEJTËSI” TË NDRYSHME(!)
» Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, autonomi speciale, as “sovranitet të dyfishtë”!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi