Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranë, burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjeçre

Shko poshtë

  Tiranë, burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjeçre Empty Tiranë, burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjeçre

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 22, 2013 1:59 pm

 
Tiranë, burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjeçre

  Tiranë, burri qëllon me thikë në zemër bashkëshorten 18-vjeçre Largea_policia-21374420228
Tronditet sërish kryeqyteti. Një krim brenda familjes i ka marrë sot jetën një tjetër gruaje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hekal të Tiranës, ku burri ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij.
Sipas policisë viktima është 18-vjecarja Anxhela Gjoshi, ndërsa autorit të ngjarjes, Ersi Gjoshi, i arrestuar nga policia.
Sipas gazetarit të News 24, Spartak Koka, i cili ndodhet në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur pas mosmarrëveshjeve që kishte çifti. Ai sqaron se Ersi Gjoshi 28- vjec dhe Anxhela Gjoshi jetonin bashkë prej një viti.
Duke iu referuar burimeve policore, gazetari ynë raporton se krimi ka ndodhur rreth orës 16:05 minuta të së dielës, ku 28-vjecari e ka qëlluar bashkëshorten vetëm një herë me thikë në zemër. Krimi është konsumuar në dhomën e gjumit, ndërsa 28-vjecari nuk është larguar pas krimit, por ka pritur aty deri në mbërritjen e policisë.
Në banesën ku jetonte çifti ka mbërritur tashmë ekspertiza e policisë si dhe një mjek ligjor, të cilët po hetojnë mbi ngjarjen e rëndë.
RASTET E TJERA TE KRIMIT NDAJ GRAVE
Krimi në familje po merr përmasa të frikshme në vendin tonë. Vetëm gjatë këtyre javëve, 4 gra të tjera janë masakruar nga bashkëshortët e tyre dhe shkak kanë qënë motivet e xhelozisë.

Më 15 korrik Ilirjan Cani ka vrarë me 5 plumba bashkëshorten e tij Alketa Cani në rrugën “Sadik Petrela”, në zonën e njohur si “Kodra e Priftit”, në Tiranë. Alketa ishte nënë e dy fëmijëve të mitur, 12 dhe 13 vjeç, por kjo nuk e pengoi burrin e saj ushtarak t’i merrte jetën, e të vetëplagosej më pas.
Po paraditen e 15 korrikut një tjetër grua humbi jetën në Fushë-Mamurras. 42-vjecari Marjan Lleshi i ka marrë jetën, duke e goditur me sende të forta, bashkëshortes së tij, Valbona Lleshi edhe kjo nënë e dy fëmijëve të mitur. Shkak edhe në këtë ngjarje ishin motivet e xhelozisë.
Rasti i tretë është ai i vrasjes së Valbona Çarçanit, 46 vjeçe. Ajo u godit për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ishte divorcuar dy vite më parë. Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Tefta Tashko Koço” në Tiranë, teksa Valbona po kthehej nga një shëtitje me qenin për në shtëpinë me qira ku jetonte me dy vajzat. Dëshmitarët thanë se gruaja bëri thirrje për ndihmë, por askush nuk mundi që ta shpëtonte atë.
Një rast tjetër është ai i vrasjes së Mrike Prendit 48-vjec, nga bashkëjetuesi i saj Ali Veterniku 64-vjeç. Ky i fundit ishte efektiv burgu dhe vuante nga depresioni. Ngjajra ka ndodhur në sherr e sipër, ndërsa 64-vjecari e ka qëlluar gruan me armën e shërbimit. (bw)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi