Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë

Shko poshtë

Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë Empty Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 12:05 am

Agim Vuniqi: Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë U1_AgimVuniqiAtë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë

Nga Agim Vuniqi

Shpresa në sytë e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga zyret e ndërtesës shumëkatëshe të OKB-së janë shpresa dhe zhgënjimi i shumë popujve në botë, meqë edhe pse u krijua realiteti i ri i krijimit të shtetit të Kosovës, dhe pranimi i saj ndërkombëtarë, nuk është rikonfirmuar fuqishëm mbështetja ekspilicte për ruajtjen e tërsisë territoriale të Kosovës, duke hedhur posht çdo pretendim të qeverisë serbe për implikim të drejtpëdrejtë në rrëzimin e rendit kushtetues të Kosovës, e cila po realizon e papenguar modelin me standarde të dyfishta, në njërën anë duke penguar funksionimin kushtetues të institucioneve të Kosovës, duke sforcuar lidhjet e serbëve lokal gjithnjë e më fuqishëm me ato të Serbisë, gjithashtu duke ua pamundësuar të nejtën gjë shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke i shtërnguar dhe izoluar ata padrejtësisht, në anën tjetër. Nuk zgjidhet problemi nëse rritet presioni ndërkombëtar në institucionet kosovare për dëgjueshmëri të mëtejme, ndërsa toleriohen deri në pakufi obstrukcionet e qeverisë serbe.

Rëndësia e hyrjes në fuqi të Kushtetutës ka mbetur akoma e mangët, meqenëse kushtimisht nuk ka ndryshuar esencialisht asgjë në krahasim me kohën parakushtetuese, kjo rrezikon bankrotimin politik të institucioneve demokratike të cilat janë të detyruara të zbatojnë në praktikë rendin kushtetues. E gjithë kjo duket e parealizueshme, meqë serbët vendor nuk pranojnë institucionet legjitime të Kosovës, bile nuk pranojnë as bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemeve të tyre brenda institucioneve të zgjedhura nga vota e popullit. Eshtë pikëpyetje e madhe si do të shtrijë ndikimin pushteti qendror, më vonë, në komunat serbe, të cilat do të kenë të drejtën e ndërtimit të infrastrukturës gjyqësore-të "entitetit" (?) serbë, policinë etnike.. (të cilat janë institucionet themelore të shtrirjes së pushtetit territorial-jo kulturor), ngaqë realizimi i të drejtës për arsim dhe shëndetësi nuk është edhe aq i rëndësishëm, meqë edhe ashtu do të bëhen korigjime në sistemin arsimor dhe atë të shëndetësisë, duke balansuar shërbimet në sektorin publik dhe atë privat. Sigurisht që do të rritet edhe autonomia e institucioneve arsimore dhe shëndetësore, dhe do të vendoset një kontroll më i madhë i qytetarëve mbi këto institucione-jo i partive politike, ngaqë bordet e shkollave duhet të zgjidhen drejtpërdrejtë nga qytetarët përmes votës së lirë, jo të imponohet zgjiedhja e tyre nga ministritë, por nga ato duhet të bëhet konrolli në zbatimin e ligjshmërisë, apo aplikimi i ndonjë modeli të përafërt që do të ketë shtrirje në tërë Kosovën, jo vetëm në "enklavat" serbe që do të zyrtarizohen ligjësisht si komuna, produkt i marrëveshjes. Meqë nuk po zyrtarizohet fare vullneti politik i popullit, në tërë territorin e Kosovës, përkundrazi po nëpërkëmbet, edhe gëzimi i hyrjes në fuqi të kushtetutës po del disi i mangët, duke ngritur dozën e skepticizmit për përshpejtimin e pakujdesshëm të zbatimit të marrëveshjes Ahtisaari të inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, gjë që po krijon hamendje të reja duke lënë të hapura dilemat e krijuara, pas fuqizimit kushtetues dhe njëkohësisht po zbehin seriozitetin institucional dhe atë konstitucional. Si të spjegohet ndryshe përmbajtja e re e funksionalitetit të pushtetit qendror, kur EULEX-i po vazhdon punën e mëtejme të UNMIK-ut, të bisedimeve me qeverinë serbe pa pëlqimin paraprak të parlamentit të Kosovës dhe.., pse nuk ka transparencë të bisedimeve që janë emruar si teknike, apo komunikimi me publikun lihet për më vonë. Hamendjet e tilla po ngulfasin të ardhmen e shqiptarëve në Kosovë, duke lënë hapësirë për dyshim eventual për përpjekjet e fshehta të krijimit të një situatë të re në terren "real politic" model i Kisingjerit për zgjidhjen e konflikteve, që detyrimisht e vën palën shqiptare para aktit të kryer, kantonizimin e Kosovës, apo krijimin e ndonjë modeli të ngjashëm, ku faktikisht pengohet PK-ja dhe dogana të kryejnë detyrimet ligjore në tërë territorin, pa dhënien e pëlqimit paraprak të institucioneve lokale serbe, që janë konstitutuar në bazë të rezultateve zgjedhore për pushtet lokal që i mbajti Serbia e papenguar në Kosovë. Deri më tash, pas fazës së konsolidimit konstitucional, nuk është shpalosur ndonjë plan konkret nga qeveria dhe nuk ka ndonjë gatishmëri serioze për gjetjen e formulës adekuate që do të plotësonte kërkesat ligjore të qytetarëve. Eshtë i çuditshëm ky përbaltim i vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës, kur asgjë nuk ka ndryshuar në agjendën e Këshillit të Sigurimit, nuk ka ndryshuar formalisht ende rezoluta 1244, por tash përkundrazi po bëhet pengesë e sistemit unifikues ligjor, dhe ndarjes faktike në misione në komunat serbe që pranohet heshtazi pa kundërshti nga përfaqësuesit legjitim dhe popullata lokale, e cila është magjepsur me premtimet vazhdimisht të përfolura se do të zbatohet kushtetuta në tërë territorin e Kosovës, dhe e përfshirjes së EULEX-it, më vonë, jasht vijave ndarëse të komunave serbe. Qeveria akoma nuk u ka spjeguar qytetarëve si do të realizoj obligimin kushtetues në tërë territorin e Kosovës, kur praktikisht duket se tash për tash është i parealizueshëm..

Prandaj mund të plotësohet konstatimi se me Kosovën duhet të qeverisin qytetarët e saj përmes institucioneve demokratike të zgjedhura nga vota e popullit, vullnet i cili duhet të zbatohet patjetër në bazë të Kushtetutës së re, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008, e votuar nga parlamenti legjitim dhe e pranuar ndërkombëtarisht, duke sankcionuar edhe të drejtat e minoriteteve përmes procesit të decentralizimit, që do të fitojë në përmbajtje vetëm atëherë kur serbët vendor të kuptojnë se nuk ka zgjidhje tjetër, përveq realizmit të kërkesave të tyre optimale në harmoni me ligjet e Kosovës dhe, vetëm atëherë duhet të gëzojnë benefitet e decentralizimit, asesi ndryshe, si dhe ato të avancimit ekonomik të komunave që plotësojnë standardet e multietnicitetit në zonat me popullatë të përzier.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi