Koalicioni po i shkakton dëm të madh LDK-së
Faqja 1 e 1

Bajrush Morina & Shqipe Osmani
Intervista Bujar Bukoshi, deputet i LDK-së
Reformat me deklarata
Nuk jam aktiv në procesin e reformave në LDK-në pasi që në LDK ende nuk ka reforma. Reforma nuk bëhet me deklarata, ajo bëhet me vullnet pikë së pari, pastaj me zbatimin e saj.
LDK-ja nuk është në krizë. Krizën e saj e kanë shkaktuar strukturat udhëheqëse të partisë. LDK-ja është kapur prej tyre. Nëse arrin të lirohet prej këtyre strukturave, LDK-ja është e shpëtuar.
Ky koalicion po i shkakton dëm të madh LDK-së. Ky koalicion nuk po funksionon aspak si koalicion. Ky është pushtet një partiak. PDK-ja është ajo që dikton çdo gjë në këtë koalicion. LDK-ja është vetëm stoli, thotë në intervistën për “Bota sot” Bujar Bukoshi, deputet i LDK-së.
Ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil dhe ish-lideri i Partisë së Re të Kosovës, tash deputet i LDK-së Bujar Bukoshi është emër i njohur i opinionit publik dhe politik në Kosovë. Ai njihet si një ndër nënshkruesit e parë të insiativës për themelimin e LDK-së që në vjeshtën e vitit 1989. Me gjithëse me profesion është mjek, ai ka njëzet vjet prej se është larguar nga salla e operacioneve. Është përpjekur të “shërojë” politikën shqiptare, por me disa deklarata të tij, të para luftës, të gjatë luftës dhe pas saj, ai më tepër i ka dhënë “zjarr” kësaj politike. Hyrjen në politikë e ka bërë në momentet shumë të rëndësishme kohore, kur mbi të gjitha është kërkuar guxim sesa njohuri. Madje falë guximit të tij ai ka pranuar që të emërohet kryeministër i parë i Qeverisë së Kosovës, post ky të cilin disa e kanë refuzuar e madje edhe nuk kanë guxuar ta pranojnë. Bujar Bukoshi është një prej politikanëve që flet pak. Edhe në këtë intervistë tonën, ai është treguar “i kursyer” megjithëse u ka mbetur besnik parimeve të tij që të flet “pa shibla”. Bujar
Bukoshi e ka “shkrirë” aktivitetin e tij partiak ashtu siç e ka “shkrirë” edhe partinë e tij PRK-në. I njohur si kritikues i madh i LDK-së, Bukoshi vazhdon të ruajë parimet e tij ë pandryshueshme politike.
PDK-ja e përdor dhe e keqpërdor LDK-në si t’ia dojë qejfi
I pyetur se si e shpjegon faktin se deri dje keni qene kritikues i madh i liderit të PDK-se shume vite me pare, ndërkaq tash jeni pjese e koalicionit me PDK-ne, çka ka ndryshuar me shume, lideri i PDK-se Thaçi apo ish kryeministri Bujar Bukoshi, ai përgjigjet: mendoj se pak rëndësi ka se sa kritikues i madh paskam qenë. Kemi të bëjmë me një realitet të hidhur sa i përket skenës politike të Kosovës. E para, ka pakënaqësi në LDK, nga fakti se një numër njerëzish e kanë uzurpuar LDK-në dhe, e dyta, për shkak të pozitës nënshtruese që ajo ka në koalicionin qeverisës. Ky koalicion po i shkakton dëm të madh LDK-së, sepse është i panatyrshëm dhe e ka vënë në pozitë nënshtruese LDK-në. Ky koalicion nuk po funksionon aspak si koalicion. Ky nuk është koalicion. Ky është pushtet një partiak. PDK-ja është ajo që dikton çdo gjë në këtë koalicion. LDK-ja është vetëm stoli. Ajo, për interesa individësh të përfshirë në këtë qeverisje, i shërben PDK-së si stoli. PDK-ja e përdor dhe e keqpërdor LDK-në si t’ia dojë qejfi. Ajo që i bën dëm edhe më të madh Kosovës, është se ky pushtet ndihet aq i sigurt, për shkak të gishtave në parlament, sa fare lehtë mund të kthehet në një diktaturë “demokratike”, nëse mund të thuhet kështu.
Bota sot: Ju tashme jeni pjese e LDK-se, por nuk jeni aktiv ne procesin e reformave ne LDK, pse po rrini "anash", për shkak se nuk dëshironi te imponoheni apo për shkak se nuk keni gjetur ende hapësire për veprim?
B.Bukoshi: Jam pjesë e LDK-së por nuk jam ne strukturat vendimarrëse të LDK-së. Nuk jam njeri që kam ndenjur anash, as sot jo, mirëpo rendi duhet respektuar. Nuk jam aktiv në procesin e reformave në LDK-në pasi që në LDK ende nuk ka reforma. Reformat janë proklamuar si synim dhe ka disa përpjekje fillestare, shumë të ngadalshme, të cilat, nëse vonohen, do ta fundosnin LDK-në. Reforma nuk bëhet me deklarata, ajo bëhet me vullnet pikë së pari, pastaj me zbatimin e saj. Në fund reforma nuk ka shans të bëhet nëse ata që kanë përgjegjësinë ta bëjnë këtë reformë, ndjekin logjikën absurde, sipas së cilës motoja është: po, jam për reforma, por unë dua të mbetem aty, sepse pa mua nuk funksionon kjo dynja. Kështu e duan mediokritetet në parti dhe gjithandej, ku interesi kryesor është interesi personal ose grupor.
LDK-ja mund të rikthehet
Bota sot: Cili është vizioni i juaj për reformën ne LDK dhe a shpresoni se këto reforma do ta rikthejnë LDK-ne ne krye te skenës politike ne Kosove?
B.Bukoshi: Unë kam vizion shumë të qartë për reformën në LDK. Ajo nënkupton largimin e pengesave, në këtë rast të atyre që pengojnë. Si koncept politik, si filozofi politike, LDK-ja nuk është në krizë. Krizën e saj e kanë shkaktuar strukturat udhëheqëse të partisë. LDK-ja është kapur prej tyre. Nëse arrin të lirohet prej këtyre strukturave, LDK-ja është e shpëtuar. Atëherë LDK-ja mund të rikthehet në krye të skenës politike të Kosovës me shkëlqimin e plotë të saj.
Me rëndësi është që LDK-ja të zgjohet nga kjo kllapi. Dhe njerëzit ta kuptojnë se reforma e LDK-së është e rëndësishme jo vetëm për LDK-në, por ka rëndësi për Kosovën. Gjithë ata njerëz që janë pjesë e LDK-së dhe që ndihen të afërt me të, kanë përgjegjësi për atë që ndodh sot në Kosovë dhe më shumë përgjegjësi për atë që mund të ndodhë nesër.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Më 23 dhjetor koalicioni i madh i djathtë, bashkohet LDK-ja e LDD-ja
» NJERIU I MADH TEK MIKU I MADH
» Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se
» "Kontrata Kosovë-Serbi" shkakton reagime
» Bora shkakton kaos në SHBA, 23 të vdekur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi