Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 31, 2013 3:16 pm

VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi
 
Thonë që jeta ka dimensione, nuk e di.
Thonë që e bukur është ajo,
Thonë se dielli lind përsëri,
Thonë se edhe era ka gojë.
Unë endem pyllit xhungël të saj, pa zë, pa sy.
Kam veç dy këmbë, që thonë ec,
Dhe dy duar që sinqerisht pas i ndjek.
Dikur një çarçaf më shtruan përpara,
Pylli kish endur fytyrën e tij në të:
Një luan, një majmun dhe shumë banane,
Në mes të tyre më kërcënonte tigresha syhirtë.
E mbështolla rreth trupit, jo, nuk vlente,
E shtriva në një shtrat fshehur të tjerëve,
Dhe prita...
Dhe jam e lumtur shumë,
Jam shumë e lumtur, ha, pi, qesh,
Një flutur kap, e lëshoj, laj dyshemenë,
Një shall thur me shtiza në qoshe të divanit,
Një bukë të ngrohtë blej,
Mirëdita i them komshies edhe pse ajo nuk më përgjigjet,
Këpucët e vjetëruara shoh e them t’i hedh.
Pastaj një kafé të fortë para kompjuterit e pi dalngadalë
Me vetminë time, të heshtur, të bardhë.
Unë jam e lumtur...
 
Po nëse ti vjen,
Pak ujë, të lutem, i dashur, lermë të pi në grushtin tënd,
Dhe unë do të jetoj!
 
E martë 30 korrik 2013 ora 10:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
VIKTORIA XHAKO - E LUMTUR – Poezi 521864_669675883059927_267011328_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi