Test virgjërie për regjistrim në shkollë
Faqja 1 e 1
Test virgjërie për regjistrim në shkollë
Test virgjërie për regjistrim në shkollë
Një zyrtar i arsimit në Indonezi ka propozuar që vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme. Ideja e tij është kritikuar gjerësisht.
Shefi i arsimit në një qytet indonezian ka shkaktuar zemërim të madh në vend, të mërkurën, pasi që ka propozuar se vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve “AFP”.
Aktivistët e kanë akuzuar Muhammad Rasyidin për mbështetje të “dhunës seksuale kundër femrave”, pasi ai ka sugjeruar planin kontrovers pas arrestimit të gjashtë nxënësve të dyshuara për prostitucion.
“Nëse është e mundshme, testet e virgjërisë do të kryhen vitin e ardhshëm”, ka thënë Rasyid, drejtor i arsimit në Prabumulih të ishullit Sumatra. Testet do të ndikonin në regjistrimin e vajzave në shkollë të mesme në Indonezinë me shumicë myslimane, ku gjimnazistet janë 16-19 vjeçare.
“Ne do të përpiqemi ta përfshijmë këtë plan në buxhetin tonë për vitin 2014”, ka thënë drejtori i arsimit, duke shtuar se propozimi i tij duhet fillimisht të aprovohet nga prefekti i qytetit dhe nga parlamenti lokal.
“Ne do t’i bëjmë këto teste çdo vjet”, ka thënë Rasyid. Por, ai ka pranuar se mund të cenohen të drejtat e njeriut nëse femrat obligohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë.
Propozimi i tij ka shkaktuar një zemëratë të menjëhershme në vend, teksa ministri indonezian i Arsimit, Mohammad Nuh, i ka prirë korit të kritikave kundër tij: “Nëse dëshirojmë t’i mbrojmë fëmijët nga ndikimet negative, ekzistojnë mënyra të tjera. Ky nuk është një propozim i zgjuar”.
“Testi i virgjërisë përbën një formë të dhunës seksuale kundër femrave”, ka shtuar Masruchah, zëvendësshef i Komisionit kombëtar kundër dhunës ndaj femrave, i cili, si shumë indonezianë, ka vetëm një emër. “Ai është degradues dhe diskriminues për femrat”, ka vlerësuar Masruchah.
Në kryeqytetin Xhakarta, Aris Merdeka Sirait nga Komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se plani i Rasyidit është “i menduar vetëm për të bërë bujë”.
“Humbja e virgjërisë nuk vjen vetëm nga aktivitetet seksuale. Ajo mund të shkaktohet edhe nga sportet, nga problemet shëndetësore dhe nga shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Sirat. “Ne e kundërshtojmë këtë plan”.
Sidoqoftë, propozimi duket i pagjasë për t’u miratuar, pasi zëvendësprefekti i qytetit, Ardiansyah Fikri, ka thënë se autoritetet lokale nuk e përkrahin atë. Por, ai ka bërë të ditur se po planifikohen programe të edukimit fetar dhe moral që njerëzit të dekurajohen për të mos e shprehur publikisht dashurinë në qytet. “Moraliteti i djemve dhe vajzave të reja ka dalë nga kontrolli”, ka shtuar ai
Në vitin 2010, ligjbërësit në provincën Jambi të Sumatrës gjithashtu kanë propozuar që vajzat adoleshente të detyrohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, por plani ishte hedhur poshtë pas kundërshtimeve nga qeveria qendrore e Indonezisë.
Indonezia, një vend i më shumë se 240 milionë banorëve, po përballet me vështirësi për të balancuar modernizimin e shpejtë të vendit me vlerat tradicionale dhe kryesisht myslimane./standardi.info
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AAK: Qeveria e mashtroi diasporën për regjistrim
» Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore
» Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?
» Deputetët shqiptarë votojnë pro Serbisë, vetura me regjistrim të Kralevës para Kuvendit
» Mbi 125 të vrarë në një shkollë në Pakistan
» Makolli: Kritikat për regjistrim e mërgatës, politika ditore
» Valon Kurtishi: Regjistrim i popullsisë apo manipulim antishqiptar?
» Deputetët shqiptarë votojnë pro Serbisë, vetura me regjistrim të Kralevës para Kuvendit
» Mbi 125 të vrarë në një shkollë në Pakistan
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi