Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës

Shko poshtë

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës Empty Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 25, 2013 5:09 pm

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës

Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës 523426_632798176747193_885681877_n
Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve e partive dhe OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botërorë një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".


Që një vend i ndarë të përkufizoj identitetin e tij qytetërues, duhet të përmbushë kriteret: vullnetin e elitës politke dhe ekonomike për ndryshim, gadishmërinë e komunitetit për ripërkufizim identiteti, dhe vullnetin e qytetërimit pritës.
I plotëson Kosova këto kritere për aterim në njërin apo tjetrin qytetërim? Cili qytetërim do ta gëlltisë a të fus Kosovën në gjirin e vet? E gjendur në udhëkryq të qytetërimeve dhe si amallgam kulturor, Kosova përballet me sfiden e identitetit qytetërues dhe shtetërorë.
Ringjallja islame edhe tek ne paraqitet si përpjekje që islami të përceptohet jo vetëm si religjion por dhe si mënyrë e të jetuarit. Në botën islame po ndodhë një lëvizje e gjërë kulturore, sociale dhe politike që predominon mbi qëndrimet gjithnjë e më të zbehta sekulare. Tregues të një ngjallje islame edhe tek ne, janë: vëmendja e shtuar për ritet fetare, falja në gjami dhe jasht saj, axhërimi, shpërndarja e publikimeve religjioze, përqëndrimi në veshjen islame, kërkesa gjithnjë e më e madhe e futjes së mënyrës së jetës islame në jetën publike siç është kërkesa e faljes në institucione publike, futja e mësimit të fesë në institucionet shkollore, etj. Të gjitha mediat pa dallim si dhe subjektet politike në Kosovë mundohen të joshin klientelën duke ofruar atmosferë krejt orjentale. Me këtë paraprijnë televizionet lokale.
Që nga çlirimi i Kosovës e këtej bashkëbiseduesit tonë për çështje të ndryshme, miq dhe të tjerë, duke filluar nga temat më të thjeshta e deri tek negociatat për statusin final të Kosovës, në mes tjerash kanë krijuar një përcepcion të turbullt sa i përket elementeve të qytetërimit. Përpos mangësive në qeverisje, brenda kompetencave të ofruara, dhe guximit e vullnetit për të ndërhyrë në keqmenaxhimin e UNMIK-ut, institucionet dhe kasta politike shqiptare paraqiten kinse të shurdhër para vërshimit më të ri nga Lindja. Kjo dosido ngiti çmimin per te fituar besimit për njohjen e shtetësisë me të gjitha atributet. Identiteti i Kosovës është në një sprovë serioze. Popujt e besimit mysliman në Ballkan kaluan në Islam nga trysnitë e violencat Otomane, me çrast pranuan verzinon më pragmatik, racional e logjik, si dhe atë mistik, apo dimensionin psiko-spiritual të islamit.
Kësi soji kosovarët së bashku me të gjithë të islamizuarit tjerë në Ballkan kultivuan versionin e shkollës Hanafi apo Sufi. – tasawwuf të islamit.
"Luftëtarët e islamit të pastër", siç kanë dëshirë të quajn veten wahabinjtë, filluan aktivitet e tyre në Kosovë që në fillim të viteve '90, pa u penguar fare nga sundimtarët e ideologjisë simotër neo-nazi-fashist të Millosheviqit. Sot e asaj dite ata në mënyrë eksplicite kundërshtojnë çdo ndikim të jashtëm kulturorë duke imponuar mësimin ekskluziv me praninë e patjetërsueshme nëpër kryeshnoshe, syneti a ndonjë tubim të ngjashëm, kundërshtojnë teoritë shkencore mbi dukurit natyrore a shoqërore duke ofruar si zëvendësim shpjegime nga Sheriati a Kurani, siç bënë, fjala vjen, në Pejë djaloshi i quajtur Elvis Goga i përfolur si krye muxhahidini vendor në Pejë. Çfarë kërkoj në Pejë Arfan Qadeer Bhati, pakistanezi me nënshtetësi norvegjeze?
OJQ-të që ende veprojnë nën ombrellën e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë e që erdhën në Kosovë pas luftës së fundit 1999, po nxjerrin përfitime nga varfëria në paralagjet e qyteteve të Kosovës, por në masë të madhe edhe nëpër fshatrat përreth. Dhe e tërë kjo sipas qeverisë saudite, "jo për disa muaj apo vite, por derisa ekziston nevoja..." Modus operandi i lëvizjes wahabite në Kosovë është indoktrinimi fetar i popullatës së varfër shqiptare, boshnjake dhe egjiptiane e të ashkalive. Raste të tilla janë më se të dukshme p.sh., në: Shipol paralagje e Mitrovicës, në Kodrën e Trimave apo në Vranjevc të Prishtinës, në Prizren dhe Pejë, në Radavc të Pejës, në Voksh të Junikut, në Ferizaj e Kaçanik etj, etj. Të rekrutuarit nga qendrat anti-kosovare (Arabia Saudite dhe SigurimiShtetërorë i Serbisë) ata po e hapin rrugën për forcat globalizuese të islamit ndërkombëtarë duke tentuar të mposhtin traditën
islame tolerante, të larmishme, që i bëri ballë centralizimit dhe hegjeminozmin të
"Islamska Zajednicës" të dirigjuar nga Beogradi i para dhe pas Luftës së dytë
Botërore. Është mu kjo qendër që e jetësoj marrëveshjen Tito-Kypyrli për dërgimin e 300.000 shqiptarëve në shkretëtirat e Anadollit. Wahabizmi arab i përkrahur nga shërbimi inteligjent serb në Kosovë, në vazhdën e "Islamska Zajednicës" është duke tentuar të ndryshoj në galop shoqërinë kosovare dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Dhe këtë po e bënë deri në një masë, sepse qytetarët kanë filluar të siellen me shpërefillje ndaj tyre, apo po i frikësohen atyre?
Rast, në morinë e rasteve që flet për futjen e "islamit global" thellë në shpirtin e ashtuquajtur "intelektual" është ceremonia e varrimit të artistit të mirënjohur kosovar, Muharrem Qena. Asgjë kundër lirisë së të shprehurit të familjes, po të mos ishte bërë pompozitet arkivolit të mbështjellur me flamur të gjelbër me shkrim arab, ngjarje kjo e mbuluar nga të gjitha mediat relevante të Kosovës..
Fondacioni Bamirës Islamik (IEF) sipas të dhënave të ofruara në web faqen zyrtare saudite, i ofron fëmijëve kosovarë "arsimimin" në mbi 30 shkolla kuranike nëpër Kosovë. Fëmijëve u ofrohen shuma fillestare prej 50 euro për të mësuar këndimin e ajeteve dhe surave të veçanta nga Kurani. Në shkollat e ndërtuara nga fondet e Komitetit të Përbashkët Saudit për Ndihmë Kosovës dhe Çeçenisë ndihmuar nga Fondacioni Bamirës Islamik, po punohet në krijimin e gjeneratës së re të myslimanëve lojale, jo ndaj Kosovës, por ndaj Internacionales Islame.
Gjithnjë në shërbim të këtij projekti, pranë xhamive të identifikuara si të "tyre", aktivistët wahabi kanë hapur internet kafet për të joshur fëmijët e moshave të ndryshme që pas seancave të internetit të dëgjojnë "naslihatet" kundër Skënderbeut dhe Rilindjes Kombëtare Shqiptare, (kundër Kadares, Nënë Terezës) kundër civilizimit perëndimor dhe vet islamit tradicional kosovar.
Përpos faktit të lartpërmendur aktivistët muxhahidin si cak kanë përzgjedhur edhe shtresat tjera të popullatës kosovare. Të vejat, të larguarit nga puna, fshatarët, të rinjtë e papunësuar, disa "intelektual" marrin mjete financiare (150 euro dhe ndihma të tjera) për të dëshmuar stilin krejt islam të jetës, të formave më radikale.
Në web faqet e partive politike më të mëdha në Kosovë, apo në ato të intelektualëve shqiptarë si Dr. Milazim Kransniqi & Company, në linket e web faqeve të tyre kanë ikonën Religjioni me hapjen e të cilit aktivizohet automatikisht ilahija orientale kënduar nga Adem Ramadani. Shihni web faqen AlbaNur.net.
Gjersa me qëndrimin mospërfillës dhe neglizhent të institucioneve, apo prtive e OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, qarqet politike antikosovare, po i ofrojnë publikut evropian e botërorë një pasqyrë të "popullit të padëshiruar", përcjellur me propagandën për "rrezikun e krijimit të një pyke myslimane në brinjët e Evropës".
Kuluaret politike shtetërore të Serbisë me të tjerë, në bashkëpunim të ngushtë me muxhahedinët vendor e ndërkombëtarë parashohin, apo po përgatisin një "rebelim" të mundshëm mu në prag të zgjedhjes së statusit të Kosovës. Figurat karakteristike wahabi të civilizimit islam do të fiksohen vetëtimthi nga kamerat e reporterëve të shtëpive të mëdha mediale botërore. Dhe, " të padëshiruarit", do të fundosin edhe për një kohë të gjatë ëndrrën e kultivuar që moti. Ëndrrën për të jetuar të lirë, pa frikë, në harmonie tolerancë të vendosur që moti nëkëtë pjesë të Evropës.
Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partitë politike dhe OJQ-të duhet të shpallin mesazhe të qarta ndaj kësaj dukurije vetëvrasëse në Kosovë.


Suretu Esh Shura - Kaptina e Marrëveshjes
Ajeti 40. Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush falë e bënë pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu. Vërtetë Ai nuk i do zollumqarët.


Shkruan, Genc Morina
Ruprecht Karls Universitat Heidelberg
Philosophische Fakultat


Islami Radikal - Vehabizmi, po e dëmton Pavarsinë e Kosovës Pavaresia1
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi