Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala

Shko poshtë

EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala Empty EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 28, 2013 9:44 pm

EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala

EULEX heton edhe ambasadorin Ahmet Shala F1_28shala1377674861
Prishtinë, 28 gusht - Misioni evropian ia ka “vënë synin” edhe ambasadorit të Republikës së Kosovës në Japoni Ahmet Shalës. Ai dyshohet për veprimtarinë e tij gjatë kohës sa ishte drejtues i Agjencionit Kosovar të Privatizimit në kohën e UNMIK-ut. Fjala është për disa transaksione dhe dyshime në procesin e shitjes së pasurisë së Kosovës, më konkretisht të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” në Suharekë në një sipërfaqe prej 1680 hektarësh dhe për ndryshimin e destinimi t të Fabrikës së gomave të plastikës “Ballkan” nga Suhareka, shkruan sot gazeta “Bota sot”.

Fazli Morina, konkurues dhe fitues I tenderit të privatizimi të OPBI Vreshtaria dhe Veraria “Suhareka” I ka ofruar gazetës “Bota sot” një dokumentacion të mjaftueshëm për mënyrën e kurdisjes së procesit të tenderimit dhe shitjes së kësaj pasurie të komunës së Rahovecit. Morina përve[ se I ka ofruar EULEX-it këtë dokumentacion, ai ka përfshirë sit ë dyshuar në këtë proces edhe Blerim Kuçin kryetarin aktual të komunës së Suharekës dhe një person tjetër që ka lidhje miqësore me Ahmet Shalën.

 Ambasadori Ahmet Shala është akuzuar edhe më parë si I dyshuar në procesin e privatizimit të aseteve dhe pasurisë së Kosovës në kohën e UNMIK-ut. Ai për një kohë të gjatë ka qenë zëvendësdrejtues I AKP-së e më pas edhe drejtor I Bordit të AKP-së, madje I paguar në cilësinë e zyrtarit ndërkombëtar.

Megjithatë burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se EULEX madje ka kërkuar konfiskimin e pasaportës së ambasadorit Ahmet Shala.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi