Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prilli historik i shqiptarëve, brenda 24 ditësh Berisha firmos NATO-n dhe BE

Shko poshtë

Prilli historik i shqiptarëve, brenda 24 ditësh Berisha firmos NATO-n dhe BE Empty Prilli historik i shqiptarëve, brenda 24 ditësh Berisha firmos NATO-n dhe BE

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 12:07 am

Prilli historik i shqiptarëve, brenda 24 ditësh Berisha firmos NATO-n dhe BE

Dy ngjarjet e mëdha, rast i pashembullt për ndonjë vend tjetër

Aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian përbën një arritje historike për shqiptarët dhe gëzon mbështetjen e plotë të Presidencës së BE. Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur një ditë pas dorëzimit të kërkesës për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, kreu i qeverisë e vlerësoi këtë ditë si një nga ditët më të rëndësishme në historinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Berisha vlerësoi se, prilli ishte një muaj historik për shqiptarët. Duke iu referuar takimit të tij, zv/Presidenti i Senatit çek, kryeministri citoi atë që u shpreh se, dy ngjarjet e mëdha të prillit për Shqipërinë janë rast i pashembullt për ndonjë vend tjetër, që ndodhën në një hark kohor 24 ditor: anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për vendin kandidat për anëtarësimin në BE. Ai vlerësoi se, aplikimi u bë me konsensus të plotë me kryesinë e radhës të BE-së, hap i cili u ndërrmor pas pëlqimit të vendeve anëtare dhe Komisionit Europian. Berisha tha se, në të vërtetë ky hap përbën një arritje vërtet historike për çdo qytetar shqiptar. Gjithashtu, ai vuri në dukje se, jehona është jashtëzakonisht pozitive dhe se të gjitha agjencitë e mëdha të botës, mediat më prestigjioze europiane, kanë dhënë fuqishëm lajmin dhe kanë mirëpritur Shqipërinë. Kreu i qeverisë hodhi poshtë pretendimet se ky ishte një hap elektoral, duke theksuar se ky ka qenë një hap programatik, i bërë në përputhje të plotë me programin e kësaj mazhorance.
-Zoti kryeministër, ka pasur mjaft reagime jo vetëm nga politika, por edhe nga media, për aplikimin e statusit të vendit kandidat. Cili është komenti juaj?
Mendoj se dita e djeshme do të mbetet një ndër ditët më të rëndësishme në historinë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Prilli ishte një muaj historik për shqiptarët, siç do të shprehej zv/Presidenti i Senatit çek: Dy ngjarjet e mëdha të prillit për Shqipërinë janë rast i pashembullt për ndonjë vend tjetër, që ndodhën në një hark kohor 24 ditor: anëtarësimi në NATO dhe aplikimi për vendin kandidat për anëtarësimin në BE. Ky aplikim u bë me konsensus të plotë me kryesinë e radhës së BE-së, e cila hapin e ndërrmori pas pëlqimit të vendeve anëtare, me faktorët kryesorë europianë, me Komisionin Europian. Pra, unë mendoj se kjo arritje përbën vërtet një arritje historike për shqiptarët. Jehona është jashtëzakonisht pozitive. Të gjitha agjencitë e mëdha të botës, mediat më prestigjioze europiane, kanë dhënë fuqishëm lajmin dhe kanë mirëpritur Shqipërinë. Dhe pas 4 prillit, Shqipëria i jep botës mesazhin e dytë të madh pozitiv, lajmin e dytë të madh, të mirë.
-Sa elektoral ishte hapi i hedhur dje, zoti kryeministër?
Mendoj se ka qenë një hap programatik, i bërë në përputhje të plotë me programin e kësaj mazhorance. Por, të mendoj se 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian u angazhuan në fushatë elektorale me Sali Berishën, kjo do të më dukej tepër. Nuk e mohoj se janë të shumtë interlokutorët që shprehin qartazi dëshirën e vazhdimit të dialogut me Berishën, por nuk mund të interpretohet dita e djeshme si një hap elektoral.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi