Fjala e Kryeministrit Berisha në Samitin e NATO-s
Faqja 1 e 1
Fjala e Kryeministrit Berisha në Samitin e NATO-s
Nuk do të ecim kurrë më vetëm
SALI BERISHA
Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Zonja Kancelare Merkel
Zoti President Sarkozy,
Zoti President Obama,
Shkëlqesi Krerë Shtetesh e Qeverish,
Së pari, dëshiroj të falënderoj Presidentin Sarkozy dhe Kancelaren Merkel, bashkëkryesues të kësaj konference, për mikpritjen e shkëlqyer, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Scheffer për organizimin e përsosur të saj.
Sot për ne shqiptarët është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në tërë historinë tonë kombëtare, pas pavarësisë së vendit.
Por, unë këtë fjalë do ta nis me urimin tim më të përzemërt, për ditëlindjen e NATO-s në 60 vjetorin e themelimit të saj, si datën më të madhe, më të rëndësishme në historinë e lirisë së qyteterimit perëndimor dhe mbarë njerëzimit, pas Luftës së Dytë Botërore.
E themeluar 60 vjet më parë, me inisiativën e Presidentit Truman, në Uashington, për të shndërruar armiqtë e djeshëm në aleatë e miq, në çka qëndron dhe vizioni i saj, si edhe për të mbrojtur vlerat e përbashëta të lirisë që vendet themeluese ndanin, Aleanca e Atllantikut te Veriut u shnderrua me shpejtësi në parzmoren e sigurt të lirisë së kombeve të qyteteruara, në faktorin më përcaktues të frenimit e ekspansionit paranojak sovjetik në Evropë dhe të shembjes se murit të Berlinit, shpëtimit të mbi 400 milion qytetarëve të shtypur në sistemin komunist barbar dhe shndërrimin në realitet të aspiratës, ëndrrës së tyre të lirisë. Aleanca e Atlantiku të Veriut, me ndërhyrjen e saj vendimtare, ishte gjithashtu shpëtimtare në dominimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishullin e Ballkanit.
NATO vjen në këtë 60 vjetor më e fuqishme dhe më madhështore se kurrë më parë. Pas rënies së perdes së hekurt, misioni i saj i mbrojtjes së lirisë, falë udhëheqjes së fortë të SHBA, nuk do të njihte lodhje, por zgjerim dhe do të fitonte dimensione të reja të panjohura më parë. Aleanca njëlloj siç ndjek hieja njeriun në rrugën e tij, ajo do të shoqëronte lirinë në udhën dhe shtigjet e reja të saj, duke shndërruar një nga një në partnerë dhe më pas në aleatë kombet dhe vendet që deri dje kishin qënë anëtare të bllokut armik të saj.
NATO feston sot 60-vjetorin e saj, në një Samit që bashkëkryesohet nga Kancelarja Angela Merkel, vetëm 20 vjet më parë, një fizikante në anën e errët të perdes së hekurt dhe ku janë ulur si përfaqësues të vendeve të saj anëtare, liderët e 12 vendeve të tjera ish-komuniste. Kjo është dëshmi dhe simboli më i shkëlqyer i vitalitetit dhe madhështisë së NATO-s, epërsisë dhe forcës se lirisë që ajo mbron.
God bless this great Aleance of freedom!!!
Sot në këtë 60-vjetor të saj, NATO pranon si anëtar vendin tim, Shqipërinë, e cila vetëm 20 vite më parë përjetonte tiraninë më të egër që shqiptarët, por ndoshta edhe mbarë Evropa, kanë njohur në historinë e tyre.
Të nderuar Kryetarë Shtetesh dhe Qeverish të vendeve anëtare të NATO-s,
Kombi im është një komb me rrënjë tejet të gjata. Në udhëtimin e tij shumë të vështirë, në përpjekjet e tij shekullore për liri dhe dinjitet ka provuar luftra, pushtime, diktatura dhe coptime të egra e të pamerituara. Historia e tij është ajo e rrëzimeve të shpeshta dhe sërish e ngritjeve të mundishme, por mjerisht vetëm në limitet e mbijetesës. Shqipëria erdhi në vitet ‘90 si një nga tre-katër vendet me të varfra të planetit, me vetëm 204 dollarë të ardhura për frymë. Diktatura ndërtoi tre herë më shumë bunkerë se sa apartamente banimi.
Për mua kjo është një ditë krenarie e veçantë por, para së gjithash, dita e mirënjohjes më të thellë dhe të pakufishme ndaj jush, kombeve tuaja, Forcave tuaja të Armatosura e taksapaguesve të vendeve tuaja, që me ndihmen e tyre të gjithanshme, politike, ekonomike, financiare e ushtarake mbështetën reformat e thella e të suksesshme në Shqiperi, që bënë të mundur këtë ditë. Asnjë komb nuk ka njohur në historinë e tij një solidaritet kaq të madh, sa ç‘kemi njohur ne shqiptarët nga kombet tuaja të lira.
Një falënderim të veçante unë e dua t‘i shpreh sot qeverisë së SHBA-ve për krijimin e Kartës së Adriatikut 3, që u shndërrua në një proces të fuqishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me NATO-n dhe dy vendet mike Kroacinë dhe Maqedoninë, si dhe anëtarësimin tonë në NATO.
Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Unë me gjithë zemër dua t‘ju falënderoj ju, stafin tuaj dhe Këshillin e Atlantikut të Veriut për ndihmën e madhe dhe inkurajimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit në Aleancë.
Unë gjithashtu jam shumë mirënjohës ndaj jush, që një vit më parë, ftuat për t‘u anëtarësuar në NATO vendin tim dhe në një kohë rekord ratifikuat në parlamentet dhe senatet tuaja protokollin e anëtarësimit në NATO, duke ju dëshmuar shqiptarëve besimin më të madh që ata kanë njohur në tërë ekzistencen e tyre. Dëshiroj t‘ju garantoj ju se këtë mal besimi që ju vendosët mbi ne do ta shndërrojmë në përgjegjësi të mëdha për konsolidimin e vlerave dhe parimeve që NATO mbron dhe për t‘ju përgjigjur të gjitha kërkesave te Aleancës, në të gjitha misionet e saj të ruajtjes së paqes dhe luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Duke përshëndetur vendimin e Presidentit të SHBA Barack Obama, për të përqëndruar përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe luftën kundër terrorizmit në Afganistan, kam kënaqësinë t‘ju informoj se qeveria ime do te shtojë edhe një kompani më tepër, duke e rritur në 350 numrin e forcave shqiptare të pranishëm në këtë vend. Do të kontribuojmë me një fond për ndërtimin e dy shkollave të mesme dhe gjashtë shkollave të ciklit të parë, si edhe me një ekip prej pesembëdhjetë mjekësh dhe infermierësh.
Së fundi, unë dua të përshëndes dhe falenderoj me mirënjohje instititucionet e vendit tim, administratën, Forcat tona të Armatosura në veçanti, për kontributin e tyre në reformat e suksesshme dhe te rëndësishme, që mundësuan anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dua të përshëndes të gjithë shqiptarët që sot e tutje do të kenë lirinë e tyre të garantuar, do mund të ndërtojnë të ardhmen që meritojnë, në liri, dhe nuk do të ecin kurrë me të vetëm.
Do ta mbyll duke ju adresuar përshëndetjen më tradicionale dhe të vjetër shqiptare TUNGJATJETA për ju dhe kombet tuaja!
May your lives be long for you and your nations!
Fjala e Kryeministrit Berisha në Samitin e NATO-s
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fjala e Kryeministrit Berisha në Samitin e NATO-s
Berisha: Gëzuar ditën e mrekullisë së lirisë dhe të ardhmes së sigurt!
Delegacioni shqiptar u kthye nga Samiti i NATO-s
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, e cilësoi një ditë të rëndësishme për historinë e kombit shqiptar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe falënderoi shqiptarët, institucionet shtetërore si dhe vendet aleate në Aleancën e Atlantikut Verior.
Nën atmosferën entuziaste, mbërriti të dielën në mesditë nga Strasburgu, delegacioni shqiptar që mori pjesë në Samitin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë si anëtare me të drejta të plotë në NATO. Në një ceremoni madhështore, të organizuar në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, delegacionin kishin dalë për ta pritur nënkryetari i Kuvendit Neritan Ceka, Zëvendëskryeministri Genc Pollo, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe ministra. Kryeministri Berisha u uroi të gjithë qytetarëve shqiptarë ditën e parë të NATO-s, ditën e mrekullisë së lirisë, ditën e dinjitetit kombëtar dhe të ardhmes së sigurt.
“Sapo vijmë nga Samiti i Kehl-Strasburg-ut, në të cilin ne si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë u ulëm për herë të parë në histori me udhëheqësit e vendeve më të lira dhe më të fuqishme të planetit si të barabartë”, theksoi Kryeministri Berisha. Me këtë rast, Kryeministri u shprehu mirënjohjen më të thellë të gjithë shqiptarëve, Forcave të Armatosura, ekspertëve, drejtuesve dhe zyrtarëve që me vendosmëri proceduan gjatë këtyre viteve në një luftë me zero tolerancë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që po mbyllnin progresivisht dyert e Aleancës për Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Një mirënjohje e madhe dhe e pakufishme u takon qeverive dhe kombeve të vendeve anëtare që gjatë një viti bënë që shqiptarët të njohin një besim që se kishin provuar kurrë më parë, votuan në një kohë rekord Protokollin e Anëtarësimit në NATO”, u shpreh ai. Një mirënjohje më e veçantë, tha Berisha, i takon popullit amerikan, qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila vite më parë themeloi Kartën e “Adriatik 3” që u shndërrua në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të bashkëpunimit të Shqipërisë me dy vendet mike, Kroacisë dhe Maqedonisë, në afrimin e shpejtë të Shqipërisë me NATO-n. “Një mirënjohje të veçantë dua t`i përcjell mikut të shquar të kombit shqiptar, Presidentit George W. Bush. Mesazhi i tij i 10 qershorit 2007 sot u shndërrua në realitet. Dua ta falënderoj me shumë mirënjohje Presidentin Barak Obama, i cili priti me fjalët më inkurajuese anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri vlerësimin më të madh për reformat e shqiptarëve, reforma të cilat anëtarësuan Shqipërinë në NATO”, tha Kryeministri.
Gjatë kthimit nga Rinasi për në Tiranë, Kryeministri Berisha u përshëndet nga një grup fëmijësh, tek vendi i quajtur Fusha e Balonave, ku fëmijët lëshuan qindra balona me mbishkrimin “Shqipëria në NATO”. Duke e ndarë këtë gëzim së bashku me fëmijët, Kryeministri Berisha i uroi ata për këtë ditë madhe për mbarë kombin, ditë, e cila u mundëson atyre të ndërtojnë jetën, siç kanë ëndrrat e tyre. Kthimi i Kryeministrit Berisha, gjatë rrugës deri në selinë e Këshillit të Ministrave, u shoqërua nga qindra qytetarë, të cilët kishin dekoruar makinat e tyre me flamuj të NATO-s dhe flamuj kombëtarë.

Similar topics
» Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Konferencë për shtyp e Kryeministrit Berisha
» Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi