Selvije Bajrami:Bandat në luftë për tokën 20 milionëshe
Faqja 1 e 1

SELVIJE BAJRAMI
Bandat në luftë për tokën 20 milionëshe
Driton Bublaku
Dhjetë hektarë tokë në vlerë prej miliona euro në rrugën kryesore Prishtinë – Fushë Kosovë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish-komandantë të UÇK-së, politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm me, të cilët kanë arritur të falsifikojnë dokumente falë lidhjeve të tyre të fuqishme në Gjykata dhe në Kadastër.
Për këto hektarë toke shumë të vlefshme financiarisht kanë hyrë në luftë dy grupe të forta kosovare, të cilat synojnë hise në atë pjesë.
Pjesëtarët e këtyre grupeve, që dikur kanë qenë komandantë e ushtarë në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me letra false e origjinale e me përpjekje disavjeçare synojnë të marrin atë tokë, vlera e së cilës aktualisht vlerësohet të jetë rreth njëzet milionë euro. Shumë padi, kërcënime, e shantazhe janë duke u bërë rreth kësaj prone e cila, sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, ka qenë e ndërmarrjes shoqërore “Bujqësia”.
Për përvetësimin e kësaj prone mësohet se ka pasur ndërhyrje të njerëzve të fuqishëm në politikë ndërkohë që lakmia për të ka bërë që të shkrepen armë ku janë plagosur 13 veta.
“Pronarë”, uzurpatorë dhe kërcënues...
Si pronar i kësaj toke dhe me një krah dokumentesh është paraqitur në gazetën “Zëri” Arben Bashota nga Cerroviku i Klinës. Ai pohon se për tokën në fjalë ka paguar tre milion e gjysmë marka gjermane në vitin 2004, mirëpo pa ofruar ndonjë dëshmi konkrete të kësaj pagese.
Bashota thotë se ka paguar për këtë tokë, mirëpo dikush tjetër e shfrytëzon të njëjtën dhe njëkohësisht inkason mijëra euro nga operimi i bizneseve në atë pronë. Ai shprehet se “në tokën që e ka blerë” miliona marka qasjen e ka të ndaluar, nga, siç pohon ai, personat më të fortë në Kosovë. Por, bazuar në dokumentet që posedon gazeta “Zëri”, shihet fare qartë se qiranë për lokalet që gjenden përskaj rrugës kryesore nuk i merr Bashota, mirëpo Hysen Shahini.
Ky i fundit, bazuar në deklaratat që Arben Bashota ka dhënë në prokurori për vite të tëra, është njeri i pushtetit dhe si i tillë ka fuqi të posedojë diçka që nuk i takon.
“Kam miq në pushtet, por ata nuk më ndihmojnë në këtë biznes”, shprehet për gazetën Hysen Shahini. Ai thotë se dy nga ata dhjetë hektarë i shfrytëzon tash e dhjetë vjet dhe atë sipas një kontrate që e ka me ish-ndërmarrjen “Bujqësia”.
Edhe vetë Arben Bashota thotë se ka qenë komandant lufte në Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i dyshuar për prokurorinë në lidhje me përvetësimin e kësaj toke.
Ai dyshohet se me dokumente false, ka regjistruar si të tijën pronën dhjetë hektarësh, e cila në bazë të dokumenteve që posedon gazeta ka qenë pronë shoqërore.
I përfshirë në luftën e UÇK-së, ka qenë edhe Hysen Shahini, i cili ka drejtuar Shtabin e Përgjithshëm të Zonës Operative në Nerodime, i cili konsiderohet si uzurpator, ngase aktualisht nuk paguan qira për hisen që e shfrytëzon, por përkundrazi përfiton mijë euro nga hapësira prej mbi 5 mijë metrash katrorë që është e ndërtuar, e ku veprojnë biznese të ndryshme.
Ndonëse i tërë rasti, vazhdon të jetë i pazgjidhur për vite të tëra në Gjykatë, prokurori, polici, Kadastër e Agjenci të Privatizimit, ajo që dihet është se për këtë tokë janë dhënë miliona euro, janë plagosur mbi dhjetë persona dhe janë kërcënuar e shantazhuar persona të ndryshëm.
Toka, pronë shoqërore
Prona në fjalë e cila ka numër të parcelës 1536/1 bëhet e ditur se i ka takuar në fillim të shekullit XIX familjeve Deniq dhe Mitroviq nga komuna e Fushë Kosovës. Kjo tokë me sipërfaqe prej mbi dhjetë hektarësh e që gjendet buzë rrugës kryesore, u ishte marrë më vonë pronarëve qysh në vitet e 50-ta, kur edhe ishin krijuar ndërmarrjet bujqësore.
Jo vetëm këtyre familjeve u ishte marrë toka, por shumë të tillave që në kompensim asokohe u ishin dhënë kryesisht bagëti. Aktualisht nuk gjendet ndonjë dëshmi që familjes Mitroviq i është kompensuar toka asokohe.
Shkatërrimi i ndërmarrjeve bujqësore që kishin nisur me shkatërrimin e ish-Jugosllavisë kishte bërë që Marko Mitroviq si kryefamiljar të niste procedurat për rimarrjen e tokës. Por, me letra të rregullta, ai asnjëherë nuk ka arritur që ta marrë të njëjtën.
Marko Mitroviq, i lindur më 1929 në fshatin Uglar të komunës së Fushë Kosovës, ka ndërruar jetë para një viti. Deri në këtë kohë, ai kishte angazhuar në këtë çështje avokatin
Skender Dumanin, i cili tashmë është noter. Dumani thotë se ka mbrojtur interesat e Marko Mitroviqit por ky i fundit, sipas ish-avokatit, asnjëherë tokën në fjalë nuk e ka pasur në emër të tijin, së paku jo me letra të rregullta.
“Ajo pronë ka qenë dikur pronë e familjes Mitroviq dhe një e familjes Deniq. Kur është formuar kooperativa bujqësore në vitet e 50-ta ajo tokë u është marrë dhe nuk u është kompensuar aspak. Ajo tokë nuk u është kthyer kurrë pronarëve, mirëpo kur filloi shkatërrimi i kooperativave, këta filluan ta kërkojnë tokën e tyre dhe unë e bëra padinë për kthimin e tokës”, thotë avokati i dikurshëm i të ndjerit Mitroviq.
Në kontest gjyqësor ai thotë të kenë qenë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku si palë ka qenë edhe ndërmarrja “Bujqësia”. Deri më tani, sipas tij, kjo lëndë nuk është zgjidhur në gjykatë.
Pronë me dy palë letra
Por ish-avokati Skender Dumani e pranon se klienti i tij, në njëfarë mënyre, ka luajtur me dy palë dokumente. “Me një palë dokumente ai ka qenë pronar i asaj toke e me padinë që e kam bërë unë ai nuk ka qenë pronar”, thotë Dumani, teksa shton që me dokumentet e tjera, klienti i tij i dikurshëm pati bërë një kontratë të shitblerjes së pronës.
“Unë nuk kam qenë në atë rast, por e di që e ka pati bërë një kontratë të shitblerjes, e më pas e akuzonin për falsifikim të dokumenteve. Goxha shumë ka hequr nëpër gjykata”, thotë tashmë noteri.
Megjithatë, Arben Bashota, tregun haptazi se ka blerë tokën nga klienti i Dumanit. Ai thotë se ka paguar 3 milionë e gjysmë marka gjermane për ta blerë këtë tokë në vitin 2004 nga Marko Mitroviq. Me këtë të fundit thotë që fillimisht janë marrë vesh gojarisht, e ka dokumentin e vërtetuar në Kadastrën e Komunës së Prishtinës që toka është në emër të Marko Mitroviqit dhe të njëjtën ka blerë në vitin 2004.
“Unë e kam blerë tokën dhe tashmë janë gjashtë pronarë të asaj prone që kanë bërë kontratë me Marko Mitroviq”, thotë Arben Bashota. Gjashtë kontratat e blerjes janë vërtetuar në Gjykatën Komunale në Prishtinë dhe secila nga to kap shumën prej 100 mijë eurosh. Disa nga kontratat në fjalë në të cilat ka pasur qasje gazeta, janë në emër të Violeta Ahmetit, Shemsije Bashotës, Xhavit Bashotës, Myzafer Meleqit, Smajl Mehmeti dhe Xhyle Maraj. Por nuk ka ndonjë kontratë të tillë që flet për shumën prej 3.5 milionë markash.
“650 mijë euro janë paguar sipas kontratave, ndërsa pjesa tjetër e 3.5 milionë markave është dhënë kesh ngase ashtu ka qenë marrëveshja”, thotë Arben Bashota, teksa prezanton letrat e Kadastrës për pronën në fjalë që ka qenë e regjistruar në emër të Marko Mitroviqit.
Që nga viti 2004 Arben Bashota ka vrapuar derë më derë që tokën e blerë ta regjistrojë në emër të pronarëve, ndërkohë pesë padi penale, civile e administrative e kanë penguar atë që të bëjë një gjë të tillë deri më 16 qershor të vitit 2012. Dhe në fund, pikërisht në këtë datë, Bashota ia ka dalë që ta regjistrojë pronën e blerë nga serbi, në emër të tij. Mirëpo, prokurori i rastit Ilaz Beqiri i ka shkruar letër Kadastrës të Prishtinës me të cilën letër e ka stopuar çdo veprim përkitazi me këtë tokë me dyshimin që dokumenti me të cilin është regjistruar prona, ka qenë i falsifikuar.
Kërcënohet prokurori
Për këtë tokë madje nuk kanë shpëtuar pa u kërcënuar as zyrtarë të prokurorisë. “Prokuroria ka urdhëruar Kadastrën për arsye se dyshojmë që vendimi mbi të cilin është bërë regjistrimi i asaj pasurie është i paligjshëm”, është fjalia e vetme që e ka thënë për gazetën “Zëri” kryeprokurori i prokurorisë themelore të Prishtinës, Ymer Beka.
Zëvendës i Ymer Bekës është prokurori Ilaz Beqiri. Ky i fundit edhe e ka dhënë urdhrin që procesi i parcelizimit të ngastrës 1536/1 të stopohet. Por ky i fundit edhe është kërcënuar me vrasje nga vetë Arben Bashota. Të gjithë në prokurori e dinë këtë kërcënim, por asnjëri nga ta nuk pranon të flasë përkitazi me rastin.
Ky kërcënim është shkruar edhe në një letër që Arben Bashota e ka protokolluar në prokurorinë vendore në korrikun e vitit të kaluar, një kopje të të cilës letër tashmë e posedon edhe misioni EULEX, përkatësisht prokurorja Natasha Vicary, e cila edhe po merret me rastin.
“Unë e kam kërcënuar me vrasje dhe ai as që më ka arrestuar. Sikur të ishte aq i pafajshëm, do të urdhëronte policinë për të më arrestuar. Por unë i kam thënë në katër sy që këtë rast e ke stopuar, ngase pala tjetër të ka blerë banesë në Vushtrri”, thotë Arben Bashota.
Në letrën e tij që Arben Bashota e ka dërguar në prokurori, e një kopje të të cilit e posedon gazeta, saktësohet se paluajtshmëria me numër të parcelës 1536/1 është blerë me datën 13.03.2004 nga ish-pronari serb Marko Mitroviq me fletën poseduese numër 10946 dhe me sipërfaqe prej 10 hektarësh e 12 ari. “Nga ky pronar, kjo parcelë e tokës kalon në gjashtë bashkëpronarë të rinj me datën 13.09.2004, vërtetohet blerja e kësaj parcele në Gjykatën Komunale në Prishtinë, si dhe kontrata dhe marrëveshja me mirëbesim e vërtetuar në gjykatën kompetente”, shkruan Arben Bashota.
Nga marsi i 2004 e deri më 16 qershor 2012, Bashota bën me dije se asnjëherë nuk iu janë ndalur pengesat artificiale e siç pretendon ai, të falsifikuara e madje me shumë ndikime klanore dhe padi të ndryshme. Në letër, Bashota pretendon se ai e gjashtë bashkëpronarët janë në pikën e vlimit dhe atë pas nëntë vitesh siç thotë ai, shantazhe, maltretime, sulme etj.
Andaj, akti i prokurorit Beqiri, sipas Bashotës, dhe mbrojtësit të tij Sokol Dobrunës është i paligjshëm. “Është rast që ka ndodhur e që është i paprecedent që prokurori të urdhërojë kadastrën në këtë mënyrë, duke pasur parasysh vendimet gjyqësore që janë marrë për vite të tëra në favor të Arben Bashotës madje pas shumë padive që janë bërë ndaj tij”, thotë avokati Dobruna.
Curri e Shahini “uzurpojnë” pronën
Për më tepër, Bashota bën me dije se denoncuesi i rastit të fundit në prokurori është Hysen Shahini. Ky i fundit, sipas Bashotës, është uzurpator ngase pa pikë të drejte e ka marrë në shfrytëzim atë tokë, madje vetëm pse ka pasur njerëz me ndikim rreth vetes.
Sipas Bashotës, Hysen Shahinin në këtë përvetësim po e ndihmojnë edhe ish-pjesëtarët e SHIK-ut.
Teksa Arben Bashota e quan Hysen Shahinin uzurpator, Shahini e quan Bashotën mashtrues. Bashota, sipas Shahinit, me dokumente false ka tentuar që të marrë atë pronë. Kjo sipas Shahinit është edhe arsyeja pse Kadastra e Prishtinës tashmë ka bllokuar këtë proces dhe nuk po e bën parcelizimin e pronës.
Dy vite të pasluftës Hysen Shahini ka punuar në kuadër të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa në 2002-ën i kishte hyrë investimit në Zonën Industriale, ku gjendet parcela në fjalë. Ortaku i tij Murat Tërrnava thotë se aso kohe kishte bërë marrëveshje me ndërmarrjen “Bujqësia” për këtë tokë.
Nga kjo e fundit, Shahini thotë se Tërrnava i ka marrë më shumë se dy hektarë tokë në shfrytëzim për dhjetë vite. “Sipas kontratës në tokën që e kemi marrë me qira na u është lejuar investimi për ta bërë ndërtimin prej 5 mijë metrash katrorë”, thotë Shahini, teksa nuk pranon të flasë për shumën që ka investuar në parcelën skaj rrugës për Fushë Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ja si e sulmuan bandat çetnike atdhun tonë!
» Raporti: Bandat shqiptare të parat në Gjermani
» Hajriz Demaku:Lufta e Kryezinjve ishte luftë bejlerësh e jo luftë Kombëtare
» POLICI MUHAMET MITAT LATIFI ME DETYRË NË GJILAN PARA LUFTE DHE MBAS LUFTE, KERCNON ME POROSI
» Do t’i luftojmë bandat që po e udhëheqin Kosovën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi