Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OLIVERTA LILA:Nusja me duvak

Shko poshtë

OLIVERTA LILA:Nusja me duvak Empty OLIVERTA LILA:Nusja me duvak

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 08, 2013 7:19 pm

Nusja me duvak
Tradita e nuses me duvak është zhdukur prej më shumë se 30 vitesh në Shqipëri. Etnologët pranojnë shfaqje sporadike në ditët e sotme të këtij zakoni, nxitur më shumë nga nostalgjia apo kureshtja. Etnologët Mark Tirta dhe Afërdita Onuzi na kthejnë në historinë e nuses me duvak Zhdukja e një tradite.
OLIVERTA LILA:Nusja me duvak Nusja_me_duvak


Oliverta Lila 

Në mënyrë të rastësishme, një bisedë e shtruar me një miken time artiste na hodhi në ritin e hershëm të nuseve me duvak. Shkak u bë një udhëtim i saj në një fshat të thellë malor në veri. Nuk e kisha dëgjuar asnjëherë, ndaj edhe nuk arrita ta mbaja mend. Në një udhëtim me bashkëshortin, për të realizuar mozaikët e një kishe që ishte ndërtuar në këtë fshat me ndihmën e të huajve, nga banorët e zonës kishte dëgjuar se femrat martoheshin ende me duvak. E tha këtë për t’i vënë theksin përshkrimit që më kishte bërë më parë të varfërisë së tejskajshme. 

Ajo çka dëgjova më habiti. E mora me rezerva, ndonëse edhe më parë më kishte rastisur të mësoja për rite apo doke të së shkuarës që gjendeshin në mënyrë sporadike në ndonjë krahinë. Nuse me duvak! Gjithçka që më vjen në përfytyrim, është falë ndonjë fotografie apo ndonjë skene nga filmat e hershëm shqiptarë. Të tjerat janë veçse të dëgjuara. Para se të dilte nga shtëpia e prindërve e të udhëtonte drejt shtëpisë së dhëndrit me kalë, nuses i hidhnin në kokë një copë jo të tejdukshme, që shkonte deri poshtë shpatullave apo deri në gjatësinë e belit. 

Gjatë rrugës që përshkonte karvani i krushqve, duvaku e mbronte nusen nga shikimi i kalimtarëve. Profesor Mark Tirta, etnolog prej shumë vitesh, shprehet se kjo është një traditë e trashëguar shumë herët e që nuk i përkiste vetëm Shqipërisë. “Unë e kam gjetur duvakun e kuq edhe në disa muzeume të Italisë”, thekson profesori për t’i dhënë një gjeografi më të gjerë këtij riti. Kur e pyesim nëse ky zakon ruhet sot, qoftë edhe në ndonjë krahinë të thellë, profesori tund kokën. “Është zhdukur”, thotë ai, por pa mohuar kategorikisht. Rrëfimin tonë e pret me habi edhe etnologia Afërdita Onuzi. “Po më duket çudi. Nuk ka mundësi që në ndonjë krahinë të Shqipërisë të ketë nuse me duvak. Ka vite që ky zakon është zhdukur”, thotë ajo. Për të si specialiste, duvaku nuk mund “të jetojë” sot i shkëputur nga e gjithë pjesa tjetër e veshjes tradicionale. 

Teksa flasim për këtë argument, Onuzi i referohet rimarrjes së këtyre traditave në mënyrë të pjesshme thjesht dhe vetëm për një ndjenjë nostalgjie. “Edhe nëse do të mund të flasim për ndonjë rast, janë kryesisht skena të improvizuara në ditën e dytë të martesës që të rinjtë e sotëm i bëjnë për të filmuar. Nuk mund të mendohet që sot, ku edhe në fshatrat më të thellë vajzat shkojnë e rregullohen, të vënë një duvak në kokë, i cili përveç ca luleve apo fijeve me ngjyra që viheshin në krye, nuk ka ndonjë bukuri. E njëjta gjë ndodh edhe me veshjet popullore. Ato nuk janë më pjesë e ritualit të dasmave, por ka nga ata që i veshin sa për atmosferë. Kjo ndodh kryesisht me emigrantët”, shprehet Onuzi.

Si ishin duvakët

Funksioni i tyre nuk ishte aspak zbukurues. Mjaftonte që pjesa e hedhur në kokë të mos lejonte depërtimin e shikimeve te nusja, ndonëse Afërdita Onuzi tregon se me raste u shtohej ndonjë lule, fije me ngjyra, apo në raste kur ekonomia e familjes i lejonte, qepnin edhe monedha. Ndërsa profesor Mark Tirta shton se në duvakë, kohë më parë gjendeshin edhe simbole të tilla siç ishte një dorë e qëndisur, simbol i funksionit të rëndësishëm jetësor. “Në dimër përdorej një copë e bërë prej një fije leshi shumë të hollë, që sot të kujton industrinë angleze, ndërsa në verë një copë pambuku”, tregon Onuzi. Krahinat mes njëra-tjetrës ofronin sërish dallime për sa i përket mënyrës se si dhe kur nusja duhej ta hiqte duvakun.

Origjina

Sot, historia e treguar shkon deri në kufijtë e një legjende. Të dy etnologët pranojnë se është një traditë shumë e hershme. Në kohë, vetë kuptimi i duvakut ka ndryshuar dhe profesor Tirta shprehet se vonë është përdorur edhe pa e ditur kuptimin fillestar të tij. Ai e lidh me kohët e hershme, kur në brigjet e Mesdheut vajzat ishin shumë të pakta. “Ato kohë, kur lindin vajza, i mbysnin, ndaj edhe ishin shumë të pakta. Në këto kushte, do të martohej ai që ishte i zoti të grabiste ndonjë vajzë. 

Referuar shumë studiuesve të huaj që janë marrë me këtë fenomen, ata e shpjegojnë vënien e duvakut si një mënyrë për të mbrojtur veten dhe vajzën që grabiste. Kështu kalimtarët nuk mund ta njihnin. Te ne, duvaku ka qenë simbol i virgjinitetit të vajzës që vjen te burri, ishte simbol i pastërtisë shpirtërore dhe sociale”, thotë Tirta. Ndërkohë që Afërdita Onuzi e lidh këtë rit edhe me besëtytnitë. Nuset mbuloheshin që të mos merreshin mësysh, apo edhe për t’iu fshehur syrit të kalimtarëve.



OLIVERTA LILA:Nusja me duvak Nusja_me_duvak
Nusja me duvak
Zhdukja e një tradite

Nusja me duvak tashmë i përket së shkuarës. Është një nga ato tradita të harruara shqiptare. Gjendet në përshkrimet e udhëtarëve dhe aventurierëve të huaj që e kanë përshkruar Shqipërinë, në ndonjë fond fotografish të vjetra dhe në studimet e shkruara të etnologëve. Ajo që ka mbetur është në fakt historia e treguar. Histori të tilla si ajo e Nuses së Shtufit, lagje e Kaçinarit të Mirditës. 

Thuhet se nusja me duvak, e nxjerrë e sëmurë nga shtëpia e të atit, vdiq mbi kalë rrugës për te shtëpia e dhëndrit. Profesor Mark Tirta e lidh zhdukjen e kësaj tradite së pari me hapjen ndaj Perëndimit. Në fillim të shekullit XX, një pjesë e madhe e banorëve të Jugut të Shqipërisë iu drejtuan Amerikës. Huazimet e një tjetër kulture i bënë të tyret edhe në ceremonitë martesore. “Me kthimin në Shqipëri, ata filluan të thjeshtësojnë ceremonitë e dasmës, të ndryshojnë veshjet e zakonet që duhet të kryente njëra apo tjetra palë në fejesë e martesë.

Zonat e veriut të Shqipërisë ishin më të izoluara ndaj këtyre ndikimeve”, tregon Tirta. Faktor i dytë ka qenë urdhri i detyrueshëm gjatë komunizmit, pikërisht në vitet ‘66-‘67. U quajtën zakone primitive dhe u ndaluan rreptësisht. Profesor Tirta e kujton mirë atë kohë. Ai thotë se këto ceremoni mund të kryheshin fshehtas në ndonjë zonë të thellë. Kujton madje edhe episodin e disa baballarëve në Lezhë, të cilët gjykoheshin pse kishin fejuar vajzat e tyre me mblesëri, sipas zakonit të vjetër. “Mbaj mend që u ndanë shumë vajza me pahir. E vështirë për ato kohë, pasi ato nuk i merrte më njeri”, thotë Tirta. Të njëjtën gjë pohon edhe Afërdita Onuzi. Ajo shprehet se pas viteve ’80 ky zakon është zhdukur në Shqipëri. Nusja me duvak do të mbetet një personazh i së 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi