Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN

Shko poshtë

Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN Empty Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 08, 2013 10:45 pm

Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN 167737_186751714687575_6726492_n

Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN
(si urim Ditëlindje bacë Sylejmon Lokaj)


Mentor Thaqi: BACALOK, ATY KE FRONIN 564425_10151704738579077_1964003896_n
më jepni një varg pene,
ua kthej në varg zemre,
na tha BacaLoku

e kush mund të kishte hezitim,
e kush mund të kishte dyshim,
o nipi i Moisiut tim

thashë,
jo kund tjetër
si n´Dukagjinin e Din Mehmetit
të atij BacëLokut të parë,
o BacaLoku i dytë,
aty është Froni yt

në tetëdhjetë pranvera,
veç një dimër,
atë që të gjithë e patem,
aty vetveten matem

edhe atë acar
e shkrimë me shpirtë bujar

e ti,
këtu e aty,
unikal,
ashtu si Ti
Lis në Mal,
vertikal

sa n´Deçanin tënd,
ke Rrasë Zogu
apo ke Zogu n´Rrasë,
kronikave të Gjon Nikoll Kazazit,
n´Odë t´Junikut, 
n´Voksh, ...
n´këngë t´kreshnikut

Ti je aty
ku fjala e bukur dëgjohet,
vargu shqip bekohet,
lashtësia rinohet

ti je aty
bacaloku jem
se ende shumë punë kem
...

Mentor Thaqi VS., 07.10.2013
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi