Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fritz Radovani: Thirrje komunitetëve fetare shqiptare

Shko poshtë

Fritz Radovani: Thirrje komunitetëve fetare shqiptare Empty Fritz Radovani: Thirrje komunitetëve fetare shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 01, 2009 1:27 pm





Fritz Radovani: Thirrje komunitetëve fetare shqiptare U1_FritzRadovani
Fritz Radovani
KOMUNITETËVE FETARE SHQIPTARE
Në të gjitha trojet ku ndodhën.
Thirrje:
Ju drejtohem me këte thirrje, të cilën, ndoshta, pak të vonueme, por sot e shoh të nëvojshme dhe të domosdoshme për memorien dhe vëllaznimin e Rinisë Shqiptare.
Ajo që shumë Shqiptarë Klerikë i ngriti përgjithënjë në Elterin e Atdhetarëve të Popullit salvuem Shqiptarë, ka kenë Ideali i Tyne: Dashnia për Zotin dhe Atdheun.
Ata u bane të Pavdekshëm tue dhanë jetën e vet si Vëllazën, për këte Ideal.
Detyra e jonë dhe e Brezave të Rinjë që do të vinë asht: Me ruajtë Kujtimin e Tyne, me trashigue Amanetin e Tyne dhe, me forcue Vëllaznimin ndërmjet bashatdhetarëve, si trashigimi të domosdoshme dhe jetike për fatin e Popullit Shqiptar.
Për këte arësye PROPOZOJ:
Botimin e një Albumi fotografik me titull: “PËR NJË ZOT E NJË ATDHE”.
Në këte Album të përfshihën të gjithë Klerikët Myslimanë, Bektashinjë, Orthodoks dhe Katolikë, që janë Pushkatue, vdekë në hetuesi, mbytë në tortura, vdekë në burgje dhe kampe çfarosje e internimi të diktaturës komuniste, nga 1944-1991.
Secila fletë të këte këte Përmbajtje:
1. Fotografia e Martirit.
2. Emni Mbiemni (Titulli Fetar).
3. Vendlindja, datëlindja, vendi ku ka përfundue studimët, data e arrestimit dhe data e pushkatimit, mbytjes, masakrimit ose vdekjes në kampe, ose burgjet komuniste (pa asnjë koment tjetër).

Rënditja të bahët simbas Besimëve (në 4 kapituj, si ma naltë i kam shënue), ndërsa, për secilin kapitull, vëndosja e fotove të jetë simbas Titujve të lartë Fetar të atij kapitulli, të tjerët Martirë simbas rendit alfabetik.
Në mungesë të fotografisë, ti kërkohët ndihmë Arkivit Min. Mbrendshme Tiranë, që ruan të gjitha fotot në “Dosjen Përsonale” të secilit përson, që asht arrestue.
Në këte Album mendoj të mos përfshihët askushtjetër, përveç, Martirëve të Trojeve tona, të pushtueme nga diktatura sllavokomuniste në vitin 1944.
Në një Parathanje të shkurtë, të shenohët lindja e këtyne besimëve në Shqipni dhe, lufta për zhdukjen e Tyne nga komunistët, gjithënjë mbi bazën e fakteve dhe shifrave.
Ky Album mendoj, Ti dhurohët të gjitha Shtetëve të OKB, Institucioneve Fetare dhe Atyne të Rinisë Botnore, tue përfshi edhe të gjitha Shkollat e Trojeve Shqiptare.
Mbetëm në pritje me pa me sytë e mijë realizimin e këtij Albumi!
Me respekt e dashni vëllaznore,
Fritz Radovani.

Melbourne, 4 Gusht 2007
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi