Adri Nurellari: Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare
Faqja 1 e 1
Adri Nurellari: Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare
Shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe roli i komuniteteve fetare
Nga Adri Nurellari
Kohët e fundit, qeveria ka nënshkruar një marrëveshje shumë interesante e të rëndësishme me katër institucionet fetare tradicionale të Shqipërisë, përkatësisht: Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike në Shqipëri dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane. Konkretisht, kjo marrëveshje parashikon financimin e komuniteteve fetare nga buxheti qeveritar që, në pamje të parë, tingëllon si anti-kushtetuese, duke pasur parasysh që shteti ynë është laik. Kuptohet që edhe, e bërë pak para zgjedhjeve në mënyrë të natyrshme, lë të dyshohet se ka pasur si veprim në prapavijë një taktikë elektorale për të bërë për vete atë segment të shoqërisë sonë, që shquhet për zell fetar. Megjithatë, futja në qendër të vëmendjes e marrëdhënies midis shtetit shqiptar dhe komuniteteve fetare duhet të shqyrtohet me më shumë hollësi e përkujdesje, duke pasur parasysh kontekstin specifik historik dhe politik shqiptar.
Pikësëpari nuk ka sesi të mos përmendet përgjegjësia e shtetit shqiptar në shkatërrimin dhe çrrënjosjen e institucioneve fetare në Shqipëri, rasti ky i paprecedent në nivel global i ateizmit. Kjo është arsyeja pse ndaj këtyre katër komuniteteve, ashtu sikurse ndaj ish-pronarëve dhe ish të përndjekurve, shteti ynë ka një përgjegjësi të madhe dëmshpërblimi ose kompensimi. Madje, duke pasur parasysh eliminimin e gjithë prelatëve të hierarkive përkatëse të klerikëve, si dhe shkatërrimin masiv të monumenteve të kultit, do të duhej që mes të prekurve nga regjimi i kaluar, institucionet fetare të meritonin të parët kthimin e pronave apo kompensimin. Fatmirësisht, një pjesë e mirë e financimit do ketë për destinacion ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve të kultit, si dhe ringritjen e restaurimin e qendrave të pelegrinazhit dhe infrastrukturës së tyre ndihmëse.
Por ka edhe një element tjetër shumë të rëndësishëm, që meriton akoma më tepër konsideratë dhe analizë, dhe ka të bëjë me praninë e bollshme të donacioneve të huaja. Objektivi kryesor i kësaj nisme, sikurse është deklaruar, është të minimizojë varësinë financiare që kanë këto komunitete nga kontributet e donatorëve të huaj, të cilët padyshim fondet i japin duke infiltruar edhe axhendën e tyre të politikës së jashtme.
Historia ka treguar se institucionet fetare luajnë një rol shumë të rëndësishëm e të dobishëm në procesin e shtetformimit, në konsolidimin e identitetit kombëtar dhe ngritjen e institucioneve shtetërore. Rasti i historisë së Shqipërisë është më i veçantë, si pasojë e pluralizmit fetar shqiptar, por gjithsesi klerikë të lartë kanë dhënë një kontribut thelbësor në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe në pavarësimin e vendit tonë. Ishin shkollat katolike të parat që lëvruan gjuhën shqipe. Nuk është rastësi që komuniteti islam ishte i pari që u shkëput nga drejtimi i kalifatit otoman dhe pranoi që alfabeti shqip të shkruhej me germa latine. Po kështu janë të panumërt rilindësit ortodoksë e bektashinj që kanë mundësuar lëvizjen kombëtare.
Mirëpo, fatkeqësisht këto institucione, që me klerikët e tyre kanë kontribuar për çështjen kombëtare, në fakt si pasojë e ndikimit të huaj po bëjnë të kundërtën sot. Po të shihen vendet se nga vijnë ndihmat për institucionet fetare shqiptare, të "kërcejnë" dyshime të natyrshme, edhe po të jesh një ndër skeptikët më të mëdhenj të teorive të konspiracionit. Kjo, pasi bëhet fjalë ose për vende që në të kaluarën kanë pasur pretendime territoriale dhe interesa ekonomike në vendin tonë, ose për vende që konsiderohen fidanishte të terrorizmit. Kështu, te komuniteti mysliman sunit vihet re një ndikim në rritje i disa fondacioneve të dyshimta dhe prania në mënyrë gjithnjë e më masive e praktikave e sjelljeve të importuara kallëp nga bota arabe apo Lindja e Mesme, por dhe që kanë pak të bëjnë me traditën shekullore islame otomane, që ka mbizotëruar më parë në Shqipëri.
Dominimi i Greqisë dhe i grekëve brenda Kishës Autoqefale Shqiptare është një problem vazhdimisht i pranishëm dhe i pazgjidhur, edhe pse po kalojnë dy dekada nga fillimi i rimëkëmbjes së ortodoksisë shqiptare. Kur bëhet fjalë për Kishën Katolike është normale që ekziston një varësi e drejtpërdrejtë nga Papati, por është e pakuptueshme pse shumica dërrmuese e klerit katolik në Shqipëri janë italianë, kur priftërinjtë katolikë te ne mund të ishin edhe nga vendet e shumta katolike të Evropës Qendrore, Perëndimore apo Amerikës Latine. Edhe flirtimi i shiitëve iranianë me bektashinjtë ngjall gjithashtu dyshim.
Mbulimi i një pjese të shpenzimeve të katër komuniteteve fetare shqiptare duhet shoqëruar gjithashtu edhe me përshpejtimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave të shumta të tyre, për të bërë të mundur pavarësinë e tyre financiare. Kjo pavarësi do të përkthehej në më shumë autonomi dhe më pak nënshtrim apo përshtatje ndaj ndikimit politik të vendeve nga vjen mbështetja e huaj. Në kushtet e tanishme, këto komunitete janë të mjerueshme nga ana ekonomike, pasi popullsia shqiptare është ende shumë e varfër, zelli fetar te ne është ende i zbehtë, e për rrjedhojë vështirë se mund të mbahen nga donacionet e besimtarëve. Prandaj, ky kontribut i shtetit dhe kthimi apo kompensimi i pronave do të ishte shumë i dobishëm në sigurimin e vetëfinancimit.
Sigurimi i vetëfinancimit jo vetëm që do të ndihmonte në shndërrimin e këtyre bashkësive në institucione më besnike ndaj interesave të shtetit tonë, por do të ndihmonte edhe në ndalimin e shkombëtarizimit dhe asimilimit që ende vazhdon të ndodhë te bashkëkombësit tanë në shtetet fqinje. Fjala asimilim, nga shumëkush, mendohet si një koncept historik i fillimshekullit të kaluar, që nuk ka vend në epokën e integrimit evropian të Ballkanit. Mirëpo, fatkeqësisht është një proces gradual me përmasa të frikshme, që zor se ka kthim.
Kështu, mes shqiptarëve myslimanë të Maqedonisë gjithnjë e më tepër po zbehet identiteti kombëtar në favor të identitetit fetar, për mos të folur pastaj për shqiptarët e shumtë myslimanë që vetëdeklarohen si turq apo torbesh. Janë të paktë banorët e Sanxhakut, që kanë mbetur shqiptarë, ndërkohë që në fillimshekullin e kaluar ishin të gjithë. Aktualisht, në Tutin e Novi Pazar nuk ka mbetur kush të flasë shqip, ndërsa në Mal të Zi vazhdon shndërrimi në boshnjak apo myslimanac i shqiptarëve myslimanë të Rozhajës. Edhe në Bjeshkët e Namuna, në zonën e Plavës dhe Gucisë, më pak se çereku i popullsisë vazhdon të flasë shqip, ndërkohë që nipërit e Jakup Ferrit dhe Ali Pashë Gucisë flasin vetëm serbisht. Asimilimi në boshnjakë po ndodh edhe pak kilometra larg kufirit tonë, në zonën e Tuzit.
Mirëpo asimilimi nuk po ndodh vetëm me myslimanët, por edhe me të krishterët ortodoksë dhe këtu nuk bëhet fjalë për ata të Bregut të Detit në Republikën e Shqipërisë, që janë të tunduar nga heqja e vizave dhe pensionet disaqindraeuroshe. Nga shqiptarët ortodoksë, dikur të shumtë në Maqedoni, vijojnë ta përdorin shqipen vetëm pak pleq në zonën e Rekës pranë Gostivarit, ndërkohë që pasardhësit e shqiptarëve ortodoksë të asimiluar të fshatrave të Mavrovës, Shkretës, Galicicës, Pelisterit apo qyteteve të ndryshme, janë eksponentë të rëndësishëm të elitës së Shkupit dhe më antishqiptarë se maqedonasit safi. Njësoj janë edhe ish-shqiptarët ortodoksë të Hotit, Grudës dhe Kuçit të Malin e Zi. Për mos të folur pastaj për shqiptarët ortodoksë të panumërt që ende flasin shqip, por nuk pranojnë kombësinë shqiptare në Çamëri dhe në rrethinat e Kosturit e Follorinës. Asimilimi prek edhe komunitetin katolik dhe këtu nuk bëhet fjalë për qendra si Shkupi e Tivari, ku para një shekulli gëlonin shqiptarët katolikë e tani katolikët e paktë të mbetur nuk flasin shqip dhe liturgjinë katolike e bëjnë starosllavisht. Por për një fenomen aktual, mjafton të kalohet lumi i Bunës në zonën e Shtojit në territorin malazez, ku katolikët shqiptarë po përdorin gjithnjë e më dendur serbishten në shtëpi. Edhe zona e Shestanit të Gjon Buzukut, në krahinën e Krajës, buzë liqenit të Shkodrës, është duke u asimiluar, dhe fëmijët e atyre pak shqiptarëve katolikë të mbetur po e bëjnë shkollën fillore në serbisht.
Pjesa më e madhe e këtij asimilimi ka ndodhur gjatë pesëdhjetë viteve të komunizmit, kur Republika e Shqipërisë ishte nën izolimin autarkik enverist dhe popullsia shqiptare e ish-Jugosllavisë dhe Greqisë ka qenë nën një trysni të programuar politike për t‘u asimiluar. Mirëpo është tronditëse që ky asimilim vazhdon edhe sot, kur Shqipëria është vendi i hapur dhe vendet fqinje janë më të demokratizuara se më parë dhe nuk e kanë më dhunën e theksuar shtetërore të mëparshme, të organizuar për asimilimin dhe diskriminimin e shqiptarëve. Bashkësitë fetare tona, nëse do të fitojnë më shumë autonomi e fuqi, do të ishin shumë të dobishme për t‘i dhënë fund këtij asimilimi, duke u lidhur me besimtarët bashkëkombës dhe duke u ofruar atyre mundësinë e ushtrimit të liturgjisë dhe shkollimit fetar në shqip.
Gazeta Shqip
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adri Nurellari:Lufta kundër teknokracisë
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Identiteti Europian i Shqiptarëve dhe roli i heroit tonë kombëtar
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
» Adri Nurellari:A vepron kështu një opozitë dinjitoze?
» Identiteti Europian i Shqiptarëve dhe roli i heroit tonë kombëtar
» Adri Nurellari:Zgjidhja përfundimtare për procesin e numërimit
» Adri Nurellari:Reintegrimi i veriut të Kosovës nëpërmjet zhvillimit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi