Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë

Shko poshtë

Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë Empty Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 19, 2013 8:03 pm

Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë
 
 
 
Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë Largea_1655042936526279bddb9f7000169319_640x4271382187300

Thaçi, ne nuk do ta ndalojmë Daçiqin

Daçiq: Merreni pushtetin dhe punoni për Serbinë Mbledhja_153_18.10.2013_003_v

(E plotësuar) - “Është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar”, ka porositur kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë vizitës që të shtunën i ka bërë Manastirit të Graçanicës në Kosovë.
Kryeministri i Serbisë e ka vlerësuar vizitën e tij si mjaft të rëndësishme dhe ka theksuar se përmes kësaj vizite dëshiron të përçojë mesazhe paqeje.
“Ne, së pari, dëshirojmë të përçojmë mesazhin e paqes dhe mesazhin e një jete të përbashkët. Në anën tjetër, është mesazh se Serbia kujdeset për popullin e saj, për qytetarët e saj dhe se kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Gjithçka tjetër, natyrisht, është çështje e politikës ditore. Për ne është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar”, ka theksuar kryeministri serb, Daçiq.
Ai ka shtuar nuk do të marrë pjesë në tubime partiake, ndonëse, sipas tij, është e qartë se cilin subjekt politik e mbështet Serbia.
Por, menjëherë pas vizitës Manastirit të Graçanicës, ku e ka pritur peshkopi i Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije, kryeministri serb, Daçiq, u është drejtuar mijëra serbëve të tubuar.
Një pjesë e madhe e qytetarëve serbë kishin ardhur nga tubimi zgjedhor, i cili u mbajt nga Iniciativa Qytetarë Serbe, subjekt ky garues në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, i cili e ka përkrahjen e Qeverisë së Serbisë.
Daçiq e ka nisur në këtë mënyrë fjalimin e tij para qytetarëve serbë të mbledhur para Manastirit të Graçanicës:
“Më kanë thënë se vizita ime e sotme është e karakterit të besimit. Kjo është e saktë, sepse unë besoj në Serbinë. Mjaft kemi pasur humbje në Kosovë. Na duhet fitorja, prandaj nga ju kërkoj fitore në zgjedhjet lokale në Kosovë. Kjo nuk është fitore për Listën Serbe, por është fitore për bashkimin”.
Daçiq ka porositur se Qeveria e Serbisë është e interesuar thellësisht që në Kosovë të ruhet paqja, siguria dhe stabiliteti, si dhe që populli serb të jetojë i lirë dhe se është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar.
“T’u tregojmë pak se sa jemi të fuqishëm edhe në mençuri. Ejani të bëjmë për herë të parë diçka që është në interesin tonë, e kjo është që të organizohemi, të jemi të bashkuar, t’i fitojmë pushtetet lokale në bashkësitë e komunave serbe, ato që do të mund ta udhëheqin luftën politike për popullin serb në Kosovë. Për këtë do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Serbisë, e cila asnjëherë nuk do ta braktisë popullin serb në Kosovë”, është shprehur Daçiq.
Ai i ka kritikuar edhe autoritetet e Prishtinës, për shkak se nuk e kanë lejuar të vizitojë Shtërpcën më 4 tetor.
”Autoritetet e Prishtinës ma kanë ndaluar herën e kaluar që të vij në Shtërpcë. Pse? Po kërkojnë që ne të mos përzihemi në kuptimin se për kë do të votoni ju. Unë, vërtet, mendoj se nuk ka nevojë që ne të përzihemi. Ju duhet të votoni për ata që kanë qëndrime të përbashkëta me Beogradin dhe Serbinë. Atyre ju përgjigjet që serbët të mos e shfrytëzojnë të drejtën e vet. Ne duhet të bëjmë diçka që nuk iu përgjigjet atyre, e kjo është që nëse na ofrohet pushteti, atëherë ta marrim dhe ta shfrytëzojmë për popullin serb në Kosovë”, u ka thënë kryeministri serb qytetarëve në Graçanicë.
Daçiq, gjithashtu ka komentuar edhe incidentet e kohëve të fundit në veri të Kosovës, duke i quajtur të turpshme sulmet me bomba.
“A do të vdesin serbët nga dora serbe këtu? Për çfarë? Për pushtet? JO. Serbia po ju fton të gjithëve në mbrojtjen e përbashkët të interesave serbe në Kosovë”, i ka porositur qytetarët kryeministri serb.
Në Graçanicë ishin tubuar një numër i madh i njerëzve. Ndonëse shumica prej tyre nuk dëshironin ta komentonin ardhjen e Daçiqit, megjithatë, disa serbë që nuk deshën të prezantoheshin, vlerësuan se vizita e tij është e vonuar.
Ja se çfarë presin ata nga zgjedhjet dhe nga vizita e kryeministrit serb:
“Pres të më japin para, të më japin një jetë më të mirë, t’i punësojnë të rinjtë, të ketë populli lirinë e lëvizjes, të jetojmë në paqe dhe jo nën frikë. Kjo është më e rëndësishmja”.
“Mendoj se është dashur të vijë shumë më herët e jo vetëm për shkak të zgjedhjeve. Është dashur shumë më shpesh që të vizitojë këto vende të shenjta në Graçanicë, të na vizitojnë dhe të na japin më shpesh mbështetjen morale. Vizita e Daçiqit, do të jetë shtysë për të dalë në zgjedhje. Do të na jep pak mbështetje për të votuar për Serbinë, sepse ne jemi këtu ku jemi. Ata e dinë se si e kanë nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, por përsëri ne duhet të jemi pranë shtetit të Serbisë”.
“Jetojmë me shpresën se do të bëhet më mirë. Nuk e di tash, por të shohim se çfarë do të ndodhë”
"Nuk di njeriu se çfarë të thotë. Unë mendoj se vizita e Daçiqit, sado pak do të ndikoj pozitivisht tek njerëzit. Megjithatë, me ne do të vijë një përfaqësues i Serbisë që ta trimëroj këtë popull dhe kjo sipas meje është krejtësisht në rregull. Unë mendoj se vizita e tij do të duhej të ndikonte në daljen e njerëzve në votime, por megjithatë kjo nuk është e sigurt. Varet, sepse ka mjaft subjekte politike. Çfarë do të ndodhë askush nuk e di. Është vetëm supozim se duhet të bëhet më mirë”.
“Është dashur që të na vizitojë edhe më herët dhe më shpesh. Por, nuk është vonë edhe sot që vjen Daçiq. Na vjen mirë që e kemi mbështetjen e tij”.
Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës e kanë lejuar ardhjen e Daçiqit në Kosovë për shkak se, siç thuhet, kërkesa për vizitë ka qenë ekskluzivisht me karakter fetar.
Ndryshe, autoritetet e Kosovës nuk i patën miratuar Daçiqit kërkesën për ta vizituar Kosovën më 4 tetor, për shkak se atëherë ai ka dashur të jetë i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Shtërpcë.
Daçiqi, më pas, pati kërcënuar se do ta ndërpresë dialogun me Prishtinën dhe për këtë e kishte paralajmëruar Brukselin. Menjëherë pas kësaj, më 7 tetor është mbajtur raundi i ri i dialogut ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, gjë që nuk kishte qenë më herët e planifikuar.
Pas përfundimit të takimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pati deklaruar se nuk do të lejoheshin vizitat e zyrtarëve serbë, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet, por, do të lejohen vizitat që kanë karakter fetar.
Në këtë frymë ishte paralajmëruar edhe vizita e kryeministrit serb, Daçiq.

Mirëpresin ardhjen e Daçiqit

Serbët e Graçanicës thonë se e mirëpresin ardhjen e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do ta vizitojë Manastirin e Graçanicës sot rreth orës 13:00. Ata shpresojnë për një jetë më të mirë dhe presin përkrahje dhe mbështetje.

“Mendoj se vizita e Ivica Daçiqit në Graçanicë është shumë e mirë për popullin serb në Kosovë dhe se kjo vizitë do t’i jep përkrahje popullit serb edhe në Serbi”, është shprehur Shetvana Gjorgjeviç, banore i Graçanicës.
Mendim të njëjtë ka edhe një banor tjetër.
“Nga vizita e kryeministrit Daçiq pres përkrahjen e kryeministrit dhe formimin e Bashkësisë së Komunave serbe në Kosovë dhe natyrisht pres një jetë më të mirë për serbët në Kosovë, por edhe për të tjerët”, ka deklaruar Sasha Sekuliç.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ashtu siç është konfirmuar nga vetë kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, sot do ta viziton Kosovën. Ky i fundit, gjatë ditës së djeshme, ka thënë se homologu i tij Daçic, vjen në Kosovë në një vizitë të karakterit fetar në manastirin e Graçanicës, kështu që nuk ka parë asnjë arsye pse të ndalohet.
“Është një kërkesë e kryeministrit të Serbisë për të vizituar manastirin në Graçanicë dhe kjo vizitë ka karakter religjioz. Si një kërkesë me karakter strikt religjioz, mendoj se nuk ka asnjë arsye që të mos lejohet një vizitë e tillë”, është shprehur Thaçi.


Qeveria e Republikës së Kosovës zhvilloi mbledhjen e saj të rregullt

E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, të 152-ën me radhë. Në mbledhje ka miratuar projektligje, rregullore, udhëzime administrative dhe vendime tjera nga fushat e përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese.
Kryeministri Hashim Thaçi, në hapje të mbledhjes ka sqaruar opinionin dhe kabinetin qeveritar për çështjen po tenton të bëhet edhe objekt i fushatës elektorale dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e opinionit publik në Republikën e Kosovës. Bëhet fjalë për vizitat e zyrtarëve të lartë të Serbisë në shtetin e Kosovës, dilemës se a do duhet lejuar ata për të vizituar Kosovën apo nuk duhet lejuar. Në vazhdim po e japim të plotë deklarimin e Kryeministrit Thaçi në mbledhjen e qeverisë lidhur me këtë çështje: “Së pari ne duhet të jemi shumë të hapur dhe të përgjegjshëm para opinionit publik, por duhet të jemi të hapur në të njëjtën kohë edhe shumë të përgjegjshëm edhe para obligimeve tona shtetërore që i kemi dhe para marrëveshjeve që kemi arritur në Bruksel. Ne kemi një Marrëveshje për Normalizimin e raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar nga Parlamenti i Kosovës dhe e cila është në proces të zbatimit të saj, kemi në fuqi edhe marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është vlerë fundamentale, njerëzore që duhet të respektohet si nga Kosova po ashtu edhe nga Serbia dhe gjitha vendet e rajonit. Dhe, Qeveria e Republikës së Kosovës ka në fuqi kriteret dhe procedurat që duhet të respektohen nga të gjithë zyrtarët e lartë të Serbisë, në rast se ata duan ta vizitojnë Republikën e Kosovës. Këto kritere lejojnë vizitat e zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilat kanë karakter strikt religjioz apo humanitar.
Ne si shtet modern dhe i civilizuar, asnjëherë nuk i kemi ndaluar vizitat e natyrës së tillë, përveç nëse zyrtarët e Serbisë i kanë keqpërdorur dhe nuk iu kanë përmbajtur rregullave dhe procedurave në fuqi, siç ka ndodhur në rastin e fundit që ka qenë ai i djeshmi nga një zyrtar i lartë i Serbisë, i cili është futur ilegalisht në Kosovë.
Më lejoni t’ju informoj se Qeveria e Republikës së Kosovës zyrtarisht ka pranuar kërkesën për një vizitë të karakterit religjioz, nga kryeministri i Serbisë, në Manastirin e Graçanicës, për ditën e nesërme. Kjo vizitë ka karakter religjioz.
Më lejoni të sqaroj të gjithë qytetarët e Kosovës, se kërkesa e kryeministrit të Serbisë paraqitet si kërkesë me karakter strikt religjioz. Prandaj, unë konsideroj se nuk ka asnjë arsye që të mos lejohet një vizitë e tillë.
Kosova është shtet modern dhe i pavarur dhe ne i ndajmë vlerat e përbashkëta civilizuese perëndimore. Prandaj, duke qenë një popull i civilizuar dhe i qytetëruar, ne duhet ët kemi mirëkuptim edhe për vlerat religjioze dhe ato humanitare edhe të popujve tjerë, në këtë rast edhe të qytetarëve serbë, të cilët janë pjesë e vlerave kulturore dhe religjioze të Kosovës.
Në të njëjtën kohë, unë jam shumë i vetëdijshëm se dikush në këtë proces elektoral do të mund ta shfrytëzojë për të sulmuar edhe Qeverinë, por edhe mua personalisht si kryeministër i vendit për lejimin e kësaj vizite me karakter religjioz të kryeministrit të Serbisë në Manastirin e Graçanicës.
Sidomos këto sulme mund të ndodhin tash në këto ditë të fushatës elektorale. Por unë si kryeministër i Republikës së Kosovës, e theksoj edhe njëherë, nuk do të ndikohem nga këto sulme elektorale që kanë qëllime ditore. Ne mbi të gjitha, mbi qëllimet elektorale, mbi politikën ditore, mbi politikën partiake, të interesave të ngushta, duhet të shohim interesin e shtetit dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Ne, duke respektuar parimet e qytetarisë dhe civilizimit, të lëvizjes së lirë, duke respektuar vlerat religjioze dhe ato humanitare, mund të jemi partner i denjë dhe i barabartë i vendeve tjera në perspektivën tonë për tu anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian.
Këtë objektiv nacional, të qytetarëve të Kosovës, të politikës kosovare, mund të arrijmë vetëm nëse dëshmojmë se kemi pranuar dhe përqafuar dhe po zbatojmë vlerat civilizuese njerëzore perëndimore. Edhe vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për të lejuar vizitat e zyrtarëve të lartë të Serbisë në Kosovë, vizita që kanë karakter religjioz dhe humanitar, e dëshmon më së miri përcaktueshmërinë tonë për të ecur drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Jam i sigurt se vizioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës është plotësisht në përputhje me interesat nacionale të Kosovës, është plotësisht në përputhje me interesat e së ardhmes, por edhe të sotmes. Në këtë rrethanë nuk kam asnjë dyshim.
Unë dëshiroj të falënderoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë dhe tolerancën fetare dhe ndëretnike që kanë dëshmuar dhe po dëshmojnë vazhdimisht në këto procese.
Ne nuk mund të mbesim pengë, mbesim viktimë e politikave ditore, elektorale. Pavarësisht prej procesit elektoral, ne duhet të marrim vendime që janë në interesin e shtetit të Kosovës”. - ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e hapjes së mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndryshimet dhe plotësimet në ligj rregullojnë të drejtën që kërkesat, ankesat dhe dokumentet përcjellëse në këtë dhomë mundë të paraqiten në cilëndo nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.
Edhe Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka marr aprovimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Udhëzim Administrativ për ndalimin, kufizimin ose kushtëzimin e aktiviteteve të caktuara përgjatë vijës së kufirit shtetëror, i cili përcakton procedurat në këtë fushë, është dokumenti radhës që është aprovuar në mbledhje nga kabineti qeveritar.
Në mbledhjen e sotme është aprovuar Strategjia Shtetërore për Migrimin si dhe plani i veprimit 2013-2018. Strategjia adreson zotimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e migrimit të parregullt dhe fuqizimin e migrimit të rregullt, përmes rregullimit ligjor dhe shndërrimit të migrimit në faktor pozitiv për zhvillimin ekonomik.
Realizimi i misionit të kësaj strategjie, synohet të arrihet përmes realizimit të objektivave strategjikë: -Parandalimi dhe luftimi i migrimit të parregullt; - Përmirësimi i menaxhimit të migrimit ligjor dhe qarkullues; - Transformimi dhe zhvillimi i migracionit në faktor pozitiv ekonomik.
Kabineti qeveritar ka miratuar Raportin Vjetor për Performancën e Ndërmarrjeve Publike për vitin 2012. Ky raport në vete përmban edhe të dhënat krahasuese ndërmjet vitit 2011 dhe 2012, e që konkretisht tregojnë për performancën e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012. Raport fokusohet: • Performancën operative (rezultatet e arritura, efikasiteti, kualiteti i shërbimeve), • Performancën financiare (qarkullimi i arritur, efikasiteti i shpenzimeve, profitabiliteti), • Qeverisjen korporative (Monitorimet e punës se bordeve, llogaridhënia, planifikimi i biznesit), • Perspektivën nё të ardhmen (ndryshimet e tregut, investimet, rreziqet).
Ky raport përmbledh rezultatet operative dhe financiare të Ndërmarrjeve Publike pёr vitin 2012, i analizon ato rezultate duke bërë krahasime me vitin paraprak. Nga Raporti shihet se në krahasim me vitin paraprak ka progres në përformancën financiare në krahasim me vitin paraprak, ndonëse jo ai i prituri nga aksionari.
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar është shqyrtuar Raporti Nëntëmujorë i Buxhetit. Sipas raportit, pranimet ose të hyrat janë gjithsej 1.071 miliard euro, ndërsa pagesat janë gjithsej 1.017 miliard euro.
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dhënien e garancisë shtetërore për Fondin e Depozitave të Kosovës, për garantimin e linjës kreditore të ofruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shumën prej 10 milionë eurove. Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjen e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është futë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2013, plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin e propozuar nga Ministria e Financave për reduktimin dhe ndarjen e mjeteve financiare, në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012.
Me vendimin e aprovuar sot nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Gani Shabani është emëruar në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrin e Shëndetësisë. Bota sot


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi