Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 23, 2013 12:17 pm

VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi 149067_173035996057254_2619595_n
VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi
 
 
Kjo poezi është një nga dhjetë poezitë e para që shkrova ditën e parë kur ngrita siparin e plumbtë të poezisë dhe pashë se ajo ishte gjallë.
 
        -Ripublikim -
  
- Hape derën, - i thashë kohës,
Do të vijnë shoqet e mia,
Me trupin fidan të drejtë,
Në flokë nuk u shkëlqejnë thinja.
 
- Hape derën, - i thashë kohës,
Po vijnë shoqet e mia,
Janë të lodhura nga rrug` e gjatë,
Vijnë nga të largëta linja.
 
- Hape derën, - i thashë kohës,
Se erdhën shoqet e mia,
Me trupin jo fidan të drejtë,
Në flokë u shkëlqekan thinja.
 
Ngarkuar janë ato me çanta,
Mbushur me ëndrrat e jetës plot.
Dikush të rëndë e ka peshën,
Me ëndrrat që s`realizoi dot.
 
- Hape derën, - i thashë kohës,
Shikoji shoqet e mia,
Kaq të bukura janë ato,
Në sy u shkëlqen lumturia.
 
Dy pika lot  rrjedhin prej syve të mi!
Me dashurinë dhe mallin tim!
 
Përshëndes të gjitha shoqet dhe bashkëmoshataret e mia të maturës “C” të vitit 1968, të shkollës “Gjergj Kastrioti”  DURRËS!
 
E martë, 9 mars 2010 ora 19:00
Viktoria Xhako
(Zhorzh Sand)
 
VIKTORIA XHAKO - HAPE DEREN - Poezi 67750_163406710353516_230236_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi