Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malësisë së Gollakut , lindi këngëtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
Faqja 1 e 1

Nga gjiri i Malësisë së Gollakut , lindi këngëtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
Ju mbes mirenjohes për bashkpunimin dhe kontributin tuaj qe po e epni në mediat shqiptare qe jeni nder ma te lexuarit dhe ma të dashurit për publikun shqiptar andaj brenda mundesive të juaja botone kete portret te kengetarit ,poetiti dhe gazetarit të madh Demir Krasniqi. Me respekt nga i juaja Asllan Dibrani.
Nga Asllan Dibrani
art@asllandibrani.com
Malësinë e Gollakut , për nga peizazhet, malet, thyerjet , lartësitë e pyjeve dhe regjioni hynë në rangun e bukurive të natyrës me pamje mahnitëse. Edhe përkundër rrethanave të pafavorshme për të jetuar atje, braktisja e banorëve e ka bërë të veten nga e cila shumë vendbanime janë shpopullzuar pas furtunave dhe përndjekjeve të vazhdueshme nga pushtuesit sllav në shekujt e fundit. Ajo anë , fatkeqësisht u harruar edhe nga pushtet e ma vonshme po edhe të këtyre aktuale!
Malësia e Gollakut – krahinë kjo që shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Kosovës , shënon vijën kufitare me shtetin e Serbisë fqinje . Territori gjeografik i kësaj Malësie , administrohet nga këto komuna: Prishtina, Podujeva, Novobërda, Kamenica, Bujanoci, Vraja dhe Medvegja .
Që nga mbirjet e para të popullit autokton shqiptarë mbi këto troje etnike , kjo Malësi ka shërbyer nëpër shekuj si beden i gjallë , në mbrojtje të kësaj popullate nga luftërat, sulmuesit dhe armiqtë e shumtë, që pareshtur iu vërsulen këtyre anëve me popullate ma bujare , me një popullatë ma besnike e sinqertë dhe trime .Armiqtë përmes të cilave synonin grabitjen e tokave shqiptare , plaçkitjet dhe masakrat e përgjakshme mbi këtë popullatë të pafajshme dhe të pambrojtur gjithë herë kanë pësuar humbje! Malësorët e Gollakut , qëndruan dhe rezistuan me stoicizëm të pa parë në histori , por kurrë nuk ia kthyen shpinën kësaj Malësie legjendare dhe heroike. Ata jetuan dhe mbijetuan nën kushtet më të rënda për ekzistencë, por asnjëherë nuk u zhgënjyen dhe nuk u gjunjëzuan para okupatorëve , plaçkitësve, grabitqarëve dhe kasapëve të etur për thithje të gjakut shqiptarë!
Në këtë krahinë kanë lindur , janë rritur dhe kanë vepruar shumë talent , krijues,interpretë , humoristë , instrumentistë popullor , të cilët në amfiteatrin popullor të odave , gazmendeve , ahengjeve dhe tubimeve të ndryshme popullore , kanë shënuar deri në piedestal artin e krijuar nga shpirti i popullit , i cili në historinë e kulturës sonë kombëtare do të jetë një thesar i çmuar për shumë breza që do të vijnë në vazhdimësi. Këto vlera të deritashme , folklori burimor popullor, si njëra nga veçoritë e kulturës shqiptare , është zhvilluar dhe ruajtur në mënyrën më
origjinale .Këto vlera i rezistuan kohës nga lashtësia , duke i qëndruar besnik traditës sonë kulturore të trashëguar nëpër shekuj , me një kthjelltësi të qiellit artistik të pastër ,pa ndikime nga folklori dhe kultura e importuar apo edhe te imponuara nga pushtuesit!. Fitorja dhe sakrificat e luftës së Kosovës, të robëruar ndër shekuj, që i solli lirinë popullit shqiptar të shtypur ka hapur dimensione të reja dhe të shumta në krijimtarinë artistike në përgjithësi, por edhe në të gjitha llojet e artit e të muzikës në veçanti në tërë Kosovën, po edhe në këtë rajon . Përmes këngës së lirisë ,të kënduar për çlirimin, për dëshmorët, për pavarësinë dhe për zhvillimin e përgjithshëm shoqëror të Kosovës.
Sot frymojnë ma të lirë shqiptarët në gjitha trojet tona, kanë bërë një promovim progresiv dhe nxitës në rritjen dhe kultivimin e të gjitha zhanreve të muzikës. Pas trysnisë shekullore është manifestuar me këngë e valle, afirmim solo këngëtaresh dhe grupeve të ndryshme të këngës folklorike apo rapsodike,pa i lënë anash këngët popullore nga e cila u mësuar historia gjatë të gjitha kohërave . Ne saje të këtyre zhanreve dhe të muzikës folklorike një mbrëmje vizituam pedagogun muzikor, këngëtarin ,rapsodin popullor, kompozitorin e këngëve dhe valleve në frymën e melosit popullor burimor ,krijuesin poetik të vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike të madhin zotin Demir Krasniqin.
Takim miqësor me zotin Demir Krasniqin me Demush Zefin , Asllan Dibranin dhe Shani Arifajn fotograf .
- Atë mbrëmje vizituam mbledhësin e folklorit burimor muzikor shqiptar, publicistin e shumë studimeve etnomuzikologjike, gazetarin hulumtues, mësuesin me vlera jashtë kornizave të Kosovës artistin e merituar Demir Krasniqin, një krijues me reputacion dhe me ndikim në kulturën e artit muzikor në rrafshin kombëtar. Ky këngëtarë është një krijues i kalibrit në mesin e këngëtarëve ma të mëdhenj që njeh Kosova dhe ma gjerë, posaçërisht me përkushtim punoj për trevat e Gollakut.
“BUKA E GOLLAKUT” citojmë këngën e thurur nga autori :
Më ka rritur nëna
Në djepin me kashtë ,
Ajo më ka mësua
Vendin tim me e dashtë !
Më ka rritur nëna
Me qumësht të kajmakut ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Gollakut !
Më ka rritur nëna
Me bukë t’ kallamoqës ,
Prandaj këngët e mia
Ia këndova Kosovës !
Këngëtari i mirënjohur,Demir Krasniqi në repertorin e këngëve të tij të kënduara me frymë atdhetare, historike, këngë të trimërisë, këngë të dashurisë dhe këngë me motive të tjera i këndoj i frymëzuar nga familja e tij. Në familjen e tyre kënga ishte trashëgimi, me çka e përcolli edhe këngëtari i madh Demir Krasniqi.
Demir Krasniqi, u lind më datën 10 Shkurt 1950, nga nëna – Hysa dhe babai – Shefkiu, në fshatin Tugjec, të Malësisë së Gollakut të Dardanisë ish Kamenicës në Kosovë, nga një familje patriotësh që në zemër kishin atdheun por edhe këngën e kishin traditë sepse kishin kënduar stërgjysh e gjysh.
Fshati Tugjec fshati i lindjes se Demir Krasniqit , që aty i morri këmbët e para të këngës dhe artit muzikor. Demiri e donë dhe nuk i hiqet mendja kurrë nga vendlindja dhe e mban gjithnjë në zemër.
Citojmë vargje për fshatin e tij:
“Ç’më ka rënë një mall”.
Ç’më ka rënë një mall i shkretë
zemrën nuk ma lë të qetë
vendi im kur mu kujtua
lotët më rridhnin sikur krua
vajmedet…
Babai i Demirit pasion kishte dijen dhe kulturën dhe dha çdo gjë nga vetja për t’i shkolluar fëmijët. Kohën kur pushteti Rankoviqian ushtronte dhunë të hekurt mbi shqiptarët me qëllim të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve ,veç përndjekjes dhe burgosjes së tyre,po organizonte aksionin për grumbullimin e armëve të shqiptarëve,ku qëllim ishte të nxisin shpërnguljen e shqiptarëve të zgjedhur,kurse çka nuk ishte e mundur të shpërnguleshin , i bënin të pa aftë me rrahje e tortura. Ishin kohë të vështira,kohë kur Kosova përpëlitej me shpirtin ndër dhëmb nga okupimi serbo-sllav por në veçanti Malësia e Gollakut.
Po ashtu, vend meritor në historinë e kësaj Malësie, pa dyshim zënë edhe kënga kushtuar varjes në litar të viktimës Behlul Klaiqi, nga Tugjeci, i cili në mungesë të pushkës, e vari vetën gjatë” Aksionit për grumbullimin e armëve” , nga ana e Aleksandar Rankoviqit. Ngjarja ndodhi në Tugjec, në muajin Janar të vitit 1956.
Varja e Behlul Klaiqit , ishte bërë shkas i asaj kohe për t’u ndaluar “Aksioni i mbledhjes se armëve në mbarë Kosovën”. Pra, Behlul Klaiqi është kurbani i mbarë Kosovës, për të cilin shoqëria jonë sot e asaj dite nuk ka bërë asgjë në përkujtim të veprës së tij heroike!Atë kohë Demiri kishte vetëm gjashtë vjet, nga e cila memoria e tij i përmblodhi një urrejtje ndaj pushtuesit me terrorin që ushtronte kundër popullit tonë.
Një vit më pas Demiri do të filloj shkollimin fillor,një fëmijë që të vjetrit thonë, se ishte fëmijë elegant dhe simpatik me një bukuri të rrallë plotë shkëlqim dhe vrull . Pas mbarimit të shkollës në vendlindje,ai ndoqi shkollimin në shkollën e muzikës në Prishtinë,ku më pas studioi për gazetari. Pas mbarimit të shkollimit u kthye disa vite të kontribuoj në vendlindje duke punuar si mësues. Se shpejti kultura e tij ishte e nevojshme për kryeqytetin në shkolla të Prishtinës. Ishte ndër shkollarët thuaj të parë në Malësinë e Gollakut,një i ri shkëlqente në çdo aktivitet. Si i ri në moshën fëmijërore e nisi këngën dhe zëri i tij i ëmbël si një zë bilbili,pushtoj zemrat e artdashësve kudo qe ishte prezent .
Bazat e para nga kultura muzikore i mori nga mësuesi Rexhep Bunjaku , kur ishte nxënës i shkollës fillore. Në klasën e gjashtë ai zuri vendin e parë në manifestimin rajonal “Mikrofoni është i Juaji”. Demir Krasniqi me këngën ka filluar si fëmijë në bankat shkollore,por famën e mori viteve 68-ta.
-Në Radio Prishtinë atë botë filloi këngën e parë”Kuvendon Marta me gra” e cila mori jehonë të fuqishme,pastaj bëri diskun e parë”Fryn murrlani me stuhi”,kushtuar 500 vjetorit të vdekjes së”Gjergj Kastriotit”dhe nga këtu nuk u ndal asnjë çast se vepruari . Ka edituar disa qindra albume që nga disqet e gramafonit,audio dhe video kaseta,kompakt disqe etj. Një pedagog i kulturës sonë muzikore,krijues i këngës popullore,kompozitor, këngëtar i muzikës të zhanreve popullore,mbledhës i folklorit,instrumentist me një bagazh te madh , ky është Demir Krasniqi. Ai është edhe gazetar dhe poet,po edhe humorist,nga se shkruan parodi humoristike -satirike. Demir Krasniqi ka mbi 2000 këngë të vetat ,i kompozoi dhe këndoi,rreth 4000 këngë të mbledhura nga goja e popullit në hapësirën mbarë shqiptare.
Që nga rinia e hershme, Demiri është marrë herë pas here edhe me gazetari, në moshën 51 vjeçare diplomon në Radio Gazetari në Univerzitetin e Gazetarisë Norvegjeze dhe në Gazetari Hulumtuese në Univerzitetin e Gazetarisë Kanadeze.
Si gazetar – publicist, ka botuar shumë shkrime e studime në shumë revista, gazeta ditore, në radio stacione dhe në televizione lokale, ku krahas gazetarisë, ka ushtruar me sukses edhe modelimin e shumë emisioneve kulturore e politike publike me vlera artistike .
Demir Krasniqi ne kostume kombëtare duke mbajtur në qeder të vëmendjen në këngën rapsodike!
Të shkruash për Demir Krisniqin,këtë krijues të madh dhe të paepur është një privilegj në vete ,me çka nuk do mundesh të përfundosh me një shkrim gazetash,reportazh apo broshurë, pa qenë ndonjë libër goxha voluminoz. Demir Krasniqi dallohet si autor i shumë festivaleve tradicionale. Këngët e tij të ndryshme me motive më të moderuara qofshin ato të dashurisë,kurbetit,e veçmas ato përmes së cilave shpalos historinë kombëtare. Është këngëtar thuaj nga të parët që kishte zënë vend në Radio Televizorin e Prishtinës me këngë të cilat i kishte krijuar dhe kompozuar vet. Kishte bashkëpunëtor të ngushtë Lorenc Antonin dhe disa kompozitor tjerë. Demir Krasniqi është ndër këngëtarët më bashkëkohor të kohërave që këndonte muzikën popullore dhe atë folklorike. Këngët rapsodike qe i ideoj edhe vet nëpër odat dhe publikun shqiptarë. Kënga e tij pasqyrojnë historinë kombëtare qe mbeti si frymëzim të brezi i ri, si të duhet atdheu dhe urrehet pushtuesi. Këto këngë i këndonte me një mjeshtri të veçantë,këngë këto që fillimisht kërkonin guxim të këndoheshin nga se ai këndonte duke luftuar , gjykuar dhe injoruar hapur okupatorin sllav dhe disa bashkëpunëtor të tyre shqipfolës qe ishin si vegël e tyre . Këngë të tilla nuk guxonte të këndonte gjithkush,sepse ai ishte përgatitur për sakrifica gjatë historisë në familje dhe rajon. Ai nëpërmjet këngës hidhte në thumb dhe i kundërvihej regjimit pushtues Rankoviqian. Nuk ka ngjarje historike, luftëtarë, as veprimtarë nga fshatrat e Malësisë së Gollakut, Medvegjës, Preshevës, Karadakut, që të mos ketë hy në vargjet e këngëve të zotit Demir Krasniqit !
Në mesin e shumë tragjedive të përgjakshme të kësaj Malësie, pa dyshim duhet përmendur vrasjen e të riut Xhemajl Ramiz Tahirit nga Hajkobilla, të cilin në vend të “lepurit” e vrau për pikë të qejfit çetniku Aleksandar Stojanoviq nga Hajnovci i Kamenicës, këngë kjo për të cilën më 1967, Gjykata për Kundërvajtje në Kamenicë, e dënoj me 1 muaj burg këngëtarin Demir Krasniqi. Këngën e Masakrës së Prapashticës që u vranë mbi 1000, veta për 24 orë, këngës së Dabishecit fqinjë kushtuar Luftës se dytë botërore qe ne saje të dinakërisë serbe mbeten të vrarë me qindra serb po edhe me dhjetëra gjerman!!! Ngjarja më emblematike është ajo e luftëtarit Bislim Zeqiri , alias SHYT MARECI ,Këngë për Nazim Gafurrit etj. Për Drazha Mihajloviq dhe Aleksandër Rankoviq, këngën e aksionit të grumbullimit të armëve interpretues i këngës qe fillonte kështu:
Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë!
Vjeshtë e shkurtë dimër i gjatë
ishte viti 56
n´këmbë janë que udbat me hajkë
po i mundojnë shqiptarët e ngratë
tan për arme i kanë kap
u lypnin pushkë e automat
si e pat ,e si se pat
tan po i rrihnin me dajak
shtritë po i lan nëpër sokak brinjët e tyre u piknin gjak”.
Demir Krasniqi me një pamje kostumesh elegante duke ushtruar atë qe e ka lind perëndia për këngën e vetëm këngën .
Këto gjëra populli nuk kishin guxim të flisnin,lëre më të i këndonin. Demir Krasniqi qëndroj i pa epur në punën e tij,ai këndoi dhe incizoj shumë albume,qindra pllaka gramafonit,audio dhe video kaseta,Cd…
Ai këndoj me shumë grupe me këngë për trojeve shqiptare me një qëllim fisnik për të kënaqur adhuruesit e tij. Ai u shpërblua me shumë çmime ,medalje dhe mirënjohje,krijoi dhe kompozoi këngë të vetat,mblodhi këngë nga mbarë trojet shqiptare,shkroi qindra artikuj gazetash dhe botoi 33 libra – vepra autoriale me këngë e krijimtari origjinale. Ai tani ka përmbushur dyzetvjetorin e krijimtarisë dhe këngës së tij. Në skenë u tregua artist i merituar i popullit,në këngë përmbushi kërkesat e popullit ne melodinë e origjinale. Ai ka shkruar qindra parodi përmes të cilave ngritë zërin kundër antivlerës,kundër shundit dhe kiçit,kundër barbarizmave mbi këngën tonë të begatshme. Në dasma, ahengje, koncerte, studio gjithnjë. Një ndër motivet e dhimbshme që ka kënduar ishin edhe këngët e kurbetit me çka ju sjell edhe një këngë kushtuar kësaj teme qe ishte si preokupim i tij i përhershëm përmbaj tja:
“Këngë kurbeti nga Demir Krasniqi ”
Dy tri ditë para Shëngjergjit
Mora rrugën e kurbetit
kur jam dal prej time shtëpi
kam lënë shokë kam lan vëllazëri
unë kur shkova në kurbet
s´kam ndej shumë nja 12 vjet
zemra e shkreta tym po më qet
oj dynja-dynjaja e shkretë
larg na humbe,na ke tretë
tri ditë ymër krejt kiamet
dëgjoni shokë e ju vëllazëri
çka ish ndeja ndër jabanxhi
kush s’po dojke me të pa me sy
dasëm bënin luanin këndonin
sytë e mijë veç lotojshin
kur më rajke malli i shtëpisë
dilshna i rasha për trup çarshisë
më besoni more vëllazëri
dielli nxente, s´pajsha me sy.
Demir Krasniqi veç festivaleve muzikore vendore,ishte pjesëmarrës edhe në festivalet kombëtare dhe ndërkombëtare,ndër të cilat vend meritor historik zënë Festivali tradicional “Akordet e Kosovës”, ku ka marrë pjesë disa herë si kantautor, “!Revista e Folklorit Burimor në Gllogovc” (Drenas), Festivali tradicional “Kosovarja këndon” , ku edhe ka fituar dy shpërblimet e para : të jurisë dhe të publikut me këngën e “Zenel Hajdinit”, e shumë e shumë të tjera!
Disa herë ka qenë përfaqësues i Kosovës, në disa festivale ndërkombëtare të folklorit, ndër të cilat duhet përmendur : “Festivali Ballkanik i Folklorit në Ohër”, “Festivali Ballkanik i Folklorit në Beograd”, “Festivali Ballkanik i Folklorit në Zagreb”, dhe “Festivali Evropian i Folklorit “Danubi i kaltër” në Novi Sad , ka këndua në duet bashkë me Nexhmije Pagarushën, bilbilin e këngës shqiptare nga të gjitha kohërat! Ata u paraqitën me këngën:”Ku po shkon moj Rrushja e Lalës” dhe ky Festival për herë të parë është transmetuar drejtpërsëdrejti në mbarë Evropën, përmes rrjetit”EUROVIZION!”
Kënga ” Fryn Murrlani në stuhi”
Prezantim i këngës përmes Yotubes” Fryn Murrlani në stuhi” e cila kënga pasqyron frymëzimin brilant të këtij krijuesi të madh , që vet teksti tregon ma së miri në bazën themelore të shtetit shqiptar Skënderbeun. E ngrit si figurë të madhe qe përmes kësaj kënge lenë mbresa të mëdha si në melos , artikulim, tingull muzikal me të cilin ushqen shpirtin e dëgjuesit me çka është një këngë e rrallë në truallin shqiptar me përplot, porosi , trimëri dhe mitizëm! personazhi të etikës kombëtare!
Në vitin 2008, ka qenë i vetmi përfaqësues nga Kosova, në Festivalin “Zëri i Alfabetit” në Manastir, me rastin e “Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqiptar “nga të cilat ju ndanë shumë medalje.
Shpërblimi dhe mirënjohja më kulmore në karrierën që pati si j krijues dhe këngëtar, pa dyshim është “FALENDERIMI” që i erdhi nga Presidenti historik i SHBA-së – z. BILL KLINTON, përmes Shoqatës Shqiptaro – amerikane “Miqtë e Amerikës”, për faktin se i këndoj 2 këngë falënderimi për Amerikën dhe Bill Klintonin, për shpëtimin që ia kanë bërë Kosovës më 1999! Kënga e parë mbanë titullin:”FALEMINDERIT AMERIKË”, kurse kënga e dytë, mbanë titullin:”FALEMINDERIT ZOTI BILL KLINTON” Pra, këto dy këngë i janë dorëzuar në duar z. Bill Klinton të incizuara në CD dhe të botuara në librin e autorit Demir Krasniqi .
Njëherit, këto dy këngë janë këngët e para shqiptare , të cilat jehojnë dhe ruhen në muzeun e “Shtëpisë së Bardhë në Vashington” thekson zoti Demir Krasniqi !
Demir Krasniqi i këndoi të gjitha llojet e këngës folklorike dhe popullore të gjitha motiveve,por krijimtaria më e dashur,më shpirtërore,më e fuqishme e tij,që shquhet si kryevepër,është ajo e rapsodive historike kombëtare,të cilat nuk i pati shkruar historia ,për shumë shkaqe,por këtë histori të pashkruar e faktoj,e shkrou vet Demiri ,e këndoj dhe e përjetoj me dhembje të madhe,por nga kjo dhembje padyshim buronte krenaria e njerëzve edhe pse të rëndomtë,por liridashës,martir,që flijuan vetën për mbrojtjen e kombit,nderit dhe pragjeve të shtëpisë. Demir Krasniqi e shkroi historinë kombëtare,e shpalosi përmes këngës,me shumë metafora ,personazhe,figuracione dhe me fryme emocionale me heroizmin dhe lavdi në mbarë trojeve shqiptare.
Demir Krasniqi me mund,forcë dhe vullnet i fakton këto histori të vuajtura të Gollakut,dhe i stolisi me nota dhe figura,i këndon me mjeshtri dhe stil këngëtari .Nëpër këto tufë këngësh Demir Krasniqi përshkruan historinë e lavdishme të trimave të Gollakut,të cilët gjithnjë në të gjitha kohët i bënë rezistencë dhunës pushtuese serbe dhe më gjerë!
Me figura të tilla të ndritshme ishte mjaft e pasur edhe vendlindja e tij Tugjeci,si dhe mbarë fshatrat e Gollakut qe përfshinin Zajqecin ,Hajkobillen ,Dabishecin ,Prapashticen,Kremenaten ,Gregjenikun ,Gllogovicën etj. I nderoj i rriti dhe i përkujtoj trimat e kësaj malësie heroike,bij e bija të cilës u flijuan dhe me të bëmet e tyre stolisen historinë me trimëri dhe krenari,për më të shtrenjtën “Lirinë” që ua uzurponin pushtuesit.
Si pedagog i kulturës muzikore,ka punuar në shumë shkolla fillore dhe të mesme të Kosovës shkruan,krijon, kompozon si dhe ndihmon dhe afirmon talentet e ri të muzikës. Është gazetar i rregullt i javores”FOKUSI”, gazetar dhe redaktor i kulturës në”RADIO VIKTORIA FM” në Gjilan,në Televizionin e pavarur”VALI”-Gjilan,po edhe hasim shkrimet e tija në shumë faqe shqiptare në net dhe forume. Demiri ka një bagazh krijimtarie të vlefshme,i cili me dashuri,talent dhe punë të pa reshtur,krijon vlera letrare,artistike dhe historike. Si rapsod Krasniqi gjatë zhvillimeve historike të këngëve epike, është bërë edhe modelues i formave melodike dhe poetike të ruajtës me kujdes të traditës së këndimit në familjen shqiptare, me të cilën morri epitetin e një rapsodi në shkallë kombëtare!
Demir Krasniqi plotë vrull vullnet dhe me entuziazëm e ruan dashurinë ndaj këngës!
-Falë meritës se tij dhe shumë këngëtareve tjerë kemi ruajtur deri sot këngë popullore shqiptare epike të ciklit të luftërave , mbi kreshnikët , balada mitike të moçme shqiptare me këngë historike që nga periudha mesjetare deri në këngët e dëshmoreve për çlirimin dhe pavarësisë e Kosovës, Shqipërisë dhe trojeve tjera.
Rapsodi Demir Krasniqi , është rapsodi i gjallë i kombit , është interpretues i shkathët i këngës epike legjendare që ka krijuar mënyrën origjinale . Demiri në botën e tij paraqet invencion të fuqishëm artistik përmes dhembjes , mallëngjimi dhe fatit tragjik të personazheve të këngës mbi te kaluarën e kombit tonë!
Virtyti ,qëndresa, trimëria, besa dhe burrëria gjenden në interpretimin e këngës së tij .duke i gërshetuar vlerat e historisë të kënduar nga ai, na mbetet qe ta quajmë legjendë dhe hero të këngës dhe folklorit Shqiptar. Duke analizuar tërësinë e këngëve të kënduara nga rapsodi i kombit Demir Krasniqi mund të radhitet edhe ne mesin e rapsodëve të kombit në Shqipërinë natyrale qe pretendon edhe vet përmes këngës së tij në bashkimin kombëtar…
Themelues i grupeve dhe ansambleve muzikore!
Demir Krasniqi, krahas punës së palodhshme pedagogjike – arsimore, nëpër shumë shkolla fillore dhe të mesme të vendit, ku ka punuar, njëkohësisht ka themeluar shumë grupe artistike muzikore në kuadër të shkollave. Ai ka themelua edhe një numër të madh grupesh e ansamblesh muzikore me amatorë entuziast , gjithandej ku ka punua e jetua, me qëllim që të kultivohet kënga, vallja dhe instrumentet tona të muzikës tradicionale kombëtare.
Gjatë këtyre 40 vjetëve të karrierës së tij muzikore, Demir Krasniqi ka themelua edhe këto grupe e ansamble muzikore:
- Grupi muzikor folklorik “Vëllezërit Krasniqi” në Prishtinë,
- Grupi muzikor folklorik “Vëllazëria” në Prishtinë,
- Ansambli Vokalo – Instrumental “Çiftelia” pranë Radio Prishtinës, në bashkëpunim me kompozitorin dhe etnomuzikologun e shquar – Lorenc Antoni.
- Shoqëria Kulturo – Artistike “Kosova” në Prishtinë,
- Grupi muzikor i këngëve dhe valleve popullore “Zenel Hajdini” në Prishtinë,
- Shoqëria Kulturo – Artistike “Shpresa e Malësisë” në Tugjec,
- Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Idriz Seferi” në Zhegër,
- Bashkëthemelues i Shoqërisë Kulturo- Artistike “Bajram Shabani” në Kumanovë,
- Themelues i Ansamblit Folklorik “Shahiria” në Gjilan,
- Themelues i Grupit muzikor “Xhevahirët” në Gjilan,
- Themelues i Shoqërisë Kulturo – Artistike “Dituria” të shkollave të mesme të Gjilanit,
- Themelues i Ansamblit Muzikor “Krasniqja” në Gjilan,
- Themelues i Grupit të burrave “Qamili i Vogël” pranë Shkollës Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan
- Themelues i grupeve muzikore të shkollave fillore të Gjilanit:”Thimi Mitko”, “Marigona”, “Selami Hallaqi” dhe “Tefta Tashko”…etj. etj.
-Ai i ruante me një kërshëri dengje ,dengje fotot , cd,medaljet dhe mirënjohjet e ndryshme nga të cilat mahnitet njeriu . Kërkohet të përkrahet sot nga institucionet dhe ministria e Kulturës nga e cila duhet ti epet haku dhe te vlerësohet si njeri dhe artist i merituar duke shpallur si njeriu ma me vlera ne fokusin e kulturës shqiptare!
Ne saje të vlerësimit tonë të lartshënuar sjellim edhe një këngë për këngët e vjetra, ja si e thur tekstin duke e ruajtur me kërshëri vlerën e këtyre këngëve rrëfen dhe thotë zoti Demiri duke rikujtuar po dhe duke na kënduar atë natë të paharrueshme që na solli një kënaqësi me mikpritjen e tij , me tradita dhe zakonet e Gollakut.
“Kur Dëgjoj Këngët e vjetra”, citojmë ma poshtë:
Lotët më rrjedhin deri të mjekra !
Kujtoj kohët dhe kënaqësitë ,
Kur n’ rini me to jam rritë .
Refren:
Ah , moj këngë , moj këngë shqiptare
Je e ëmbël dhe krenare
Me ty këndohet bukuria
Mbarë Atdheu e dashuria
Kur dëgjoj këngët e traditës
I kujtoj vitet e rritës !
Kujtoj faqet e historisë
Dhe legjendat e trimërisë
Kur dëgjoj këngët e sharkisë
Kujtoj odat e burrërisë
Kujtoj sofrat e bujarisë
Dhe ahengjet e shoqërisë
Këngët e vjetra flakë më kallin
Se me to e shuaj mallin
Këngët e vjetra zgjojnë mallëngjimet
Se me to i ruaj kujtimet
Këngët e vjetra kurrë nuk vdesin
Nëpër shekuj ato mbesin
Këngët e vjetra janë të arta
Ato rrojnë ndër gjenerata
Gjilan 2012
Demir Krasniqi shkruan për Nene Terezën këto vargje i shkruan :
“Unë jam biri i Nënë Terezës
Bijë shqiptare,nënë e botës,
unë me motra e vëllezër
Jam familje e Evropës”
Krijuesi përmes përmbledhjes “GJAKON KOSOVA”, e ka fuqizuar dhe pasqyruar tamam terrorin serb në luftën e fundit në Kosovë , me çka do të mbesin dëshmi para botës,para brezave tanë,për mizoritë që janë ushtruar mbi popullin tonë, tmerret më tragjike në histori. Nota e tij e protestës mbi veprimet çnjerëzore që ushtroi armiku mbi njerëz të pambrojtur,përmblidh këto vargje:
“Presin fëmijë,ata famëkeq
Pleq e plaka 90 vjeç
Therin në bark shtatzëna t´mbeta
Nxjerrin fëmiun me bajoneta”!
Demir Krasniqi edhe si krijues,kompozues,këngëtar me mjeshtri përdor figurat si:epitetin,krahasimin,simbolin,metaforën ku me mjeshtri,ndjenjë dhe dhembshuri,mburrje dhe krenari,e bënë këtë përmbledhje të fuqishme e të mirëfilltë letrare,me elemente të larmishme ne fushën e krijimtarisë së tij nga e cila vargu i tij jap nuanca artistike shumë ngjyrëshe.
“Masakra në Drenicë” ja si i stilizon dhe pasuron me ndjenja, vargjet e tij citojmë:
- Ose vdekje,ose liri -Gjaku tu bëftë dritë
- Rroftë Ushtria Çlirimtare
Jehuan këngët shqiptare
Rroftë Ushtria Çlirimtare
Na i zgjidhë prangat e robërisë
Na i sjell rrezet e lirisë.
Po,Demiri nuk lë pa i vënë në thumb edhe tradhtarët e kombit,të cilët atë botë bashkëpunonin me pushtuesin me çka i krijuan huti , shantazhe , dhe i krijuan popullit një goditje të rënd qe Demir Krasniqi i lufton përmes vargut të tij citojmë.
O ky tradhtari kudo qoftë!
Shumë kollaj është për ta njohtë
Mendje prishur-fytyra t´mjera,
Pleh i kalbur-ju vjen era
O,për komb t´vet-njeh kombe tjera!
Takim miqësor Asllan Dibrani me zotin Demir Krasniqin në shtëpinë e tij në Gjilan.
-Për fund,s’na ngelet gjë pos që ta falënderojmë edhe një herë përzemërsisht këtë kolos të artit muzikës dhe kulturës tonë për mikpritjen , për veprimtarinë e tij që ka bërë në ngritjen e thesarit tonë drejt ndërtimit të kalasë ne muzikologjinë shqiptare. Lexuesve ju uroj lexim të këndshme, ndërsa zotit Demir Krasniqit suksese të mëtutjeshme në krijimtarinë e tij .
Foto-reportazh, portret kushtuar zotit Demir Krasniqit nga autori Asllan Dibrani 2013 Gjilan

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:Agim Gashi, Këngëtari i Madh dhe Krijuesi i Vargut të Apelimit Mëmëdhetar
» Elita e muzikës shqiptare:Demir Krasniqi: Qamili Vogël (Muhaxhiri) - Këngëtar i Madh
» KRISTAQ F. SHABANI:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-KRIJUESI DHE KENGETARI I MADH AGIM GASHI,PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PEGASI 2011-TIRANE – PRISHTINE 15-18 PRILL
» Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH
» Asllan Dibrani:Milazim Krasniqi militant i Titizmit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi