Kristaq Shabani:Agim Gashi, Këngëtari i Madh dhe Krijuesi i Vargut të Apelimit Mëmëdhetar
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Agim Gashi, Këngëtari i Madh dhe Krijuesi i Vargut të Apelimit Mëmëdhetar
Agim Gashi, Këngëtari i Madh dhe Krijuesi i Vargut të Apelimit Mëmëdhetar
Nga Kristaq F. Shabani
Kristaq Shabani
Agim Gashi
Rrugëtim profil Pegasi Internacional: Krijuesi dhe Këngëtari i Madh, Agim Gashi, pjesëmarrës në Simposiumin Ndërkombëtar Pegasi 2011, në Tiranë- Prishtinë me 15-18 Prill 2011.
“Kënga e tij do të dëgjohet në sallën e Simpoziumit Ndërkombëtar në Prishtinë . Mezi presim ta dëgjojmë ballëpërballë këngën e himnit Gashian, si dhe të takohemi me Agim Gashin. Ky do të jetë një privilegj imi dhe i anëtarëve të tjerë të LNPSHA “PEGASI” Albania,” u shpreh Jorgo Telo, dashamirës i artit.
Njeriu artist që këndoi dhe në prangim, në ganxhim dhe kënga e tij apelonte . Njeriu, të cilin nuk ia pranguan dot këngën kreshnike. Njeriu këngëtar dhe krijues që zgjodhi dashurinë përtej dashurive. KËNGËN për të vajtur i mirëseardhur në shpirtrat dhe zemrat e njerëzve e duke ngritur atje “pushtetin e këngës”.
Kënga është më e mbijetuara, sepse ajo mbijeton në kujtesën e vet atij që e krijon. Një kënge e madhe e kënduar nga këngëtari i talentuar, Agim Gashi me titull “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, mbeshtëtesi i artit të krijuar në shekuj. Kënga e bukur e kënduar nga një shpirt i bukur dhe një zë i bukur. Dhe kendoi këngën : “Shqiptarët donë liri!”
Kur Shqiptarët fituan liri, luftoi me këngë dhe ai, Agim Gashi, dhe ai fitoi, por edhe u persekutua…, POR EDHE TRIUMFOI! Ndaj sot është në ALTARIT E NDERIMIT TONË. Ai me emër Agimi (AGMI) dhe me mbiemër të një krahinë kënge dhe trimërie.
Albume të Agim Gashit pushtojnë ‘KOMBIN” janë, Rapsod dhe kengetar, Folklori dritë mbi historinë, ta mbrojme dhe të bëjmë muzikë shqipe. Dhe ta këndojë ai Agim, Gashi, gazmendi i Shpirtit dhe i zemrave shqiptare, dhe Agimgashianët e tjerë.
“Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni,” shprehet i talentuar Agim Gashi.
Jorgo Telo
“Duke shprehur këto paksa mendime per nje mik si Agim Gashi përbën një privilegj, mbasi të kesh miq të tillë shumëvlerësh e me hapësira të pambarimta shpirtërore e intelektuale plus talentit e dhuntive, është fatmirësi. Ka kohë që me rapsodin e këngëtarin nga Okllapi afër Javenjës jam miqësuar dhe çuditërisht kur Agimi është inicioatori i kësaj miqësie internetike, më pas edhe përmes facobookut. Na e ka forcuar miqësinë e vëllezërinë kontributi i spikatur si bashkëkëngëtorë përmes fjalës tingëlluese shqipe, ku krijohet një si gërshetim imagjinar midis të notave që qesin telat e çifteslisë nën gishtërinjtë lodërtarë e të palodhur të Agim Gashit me notat e tingujve të shpirtit të Zagorisë e Gjirokastrës trevatë tokës amë. I madhi i këngës kosovare në Diasporë, nuk resht e shter së kënduari për brengat e vendlindjes para Pavarësisë e më pas, nuk ndalet së kënduari për martirët e UÇK-së së lavdishme; nuk përton së ndihmuari e reklamuari miqtë e këdo që i shërben kombit nëpërmjet forumit të vet prestigjioz internetik Okllapi siç vepron për Lidhjen N PSHA “PEGASI” ALBANIA. Qofsh i nderuar përhershmërisht, miku ynë, Agim Gashi!, “ shprehet Jorgo Telo.
ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
Korba t`zi po bijnë prej qiellit
E kanë zanë rrezen e diellit,
Korba t`zi tash njiqind vjet
Mësy Kosovën për me djegë.
Po vjen rrfija prej Serbisë
Me ia pre rritën fëmisë,
Me ia k`put gjinin e nanës
N`hije t`natës për dritë t`hanës.
Për me shky fusha t`bleru`me
Për me tha gurra t`lumnu`me
Për me djeg lisa,shtëpia
Vijnë bajlozat nga Serbia.
II
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botës me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
III.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
IV.
E-heeej,
Ç`po trazohet keq Beligradi
Ma ka shkelë fytin Prekazi,
Njiqind vjet o dridhet krajlica
S`po ma nal pushkën Drenica.
As Drenica as Karadaku
Asht çudi s`ju dhimset gjaku,
Njiqind vjet mbi djep fëmije
Rrinë tuj knue kangë trimnie.
Klysht e krajlit janë nërsye
Drejt Drenicës ia kanë mësye,
Po i bijnë me ag të ditës
Me ngulfatë zanin e shqipes.
V.
Oi-Oii-Iiiii,
Ç`na u kall pragu i derës
Mu kur çel sy i pranverës,
T`mos lulëzojë lule tërfili
T`mos këndojë në degë bylbyli.
Me u djeg bjeshka e vrrija
N´bark të nanës me vdekë fmija.
Bjen kulçedra e djeg rrufeja
Tuj vra djem e vasha t`reja.
Nga Karpatet këtu ke mbrii
N`tokë shqiptari për me hy,
Me ja nal lulzimin fushës
E kullosën delë kallushës,
Me ja shkull rranjët e strallit,
Me ja ndal gufimin malit,
Me ia prish emnin Perëndisë
Edhe pamjen nanë Arbnisë.
Me na ba popull të mjerë
Me na zhdukë besë e nderë
Me i ndrru dhe stinët e motit
Me zjarr topash e flakë t`barotit.
Me prish grunin me prish arën
Me na e shkel dhe abetaren,
Me i shkel shkronjat e dijes
Edhe gazin n`buzë t`fëmijës.
Rrezet diellit tuj ja zanë
E me lanë natën pa hanë,
Për me ça kupën e qiellit
Me e shpu zemrën e dheut,
Tuj ja shtu dhimbjet Arbnisë
Me vaj t`nanave n`sy t`fëmisë.
VI.
Po ngadalë more derzi
S`asht kollaj me na hy n`shpi,
S`asht kollaj me shkel këtë tokë
Qe tash prit flakë e barot.
Se Kosova ka djem për pushkë
Që t`i ngul plumbat në gushë.
Pushkët tona janë t`hjekne keq
Janë untue me shpraz fyshekë,
S`derdhim lot po derdhim gjak
Jemi gati t`marrim hak,
Për martirët e lirisë
Që i vrave n`derë t`shtëpisë.
Për ato nana q`u veshën n`zi
E për nuset kthye n`gjini,
ku shkel shka ti flliqet bari
S`ta harron jo kosovari.
S`ta harrojmë jo as Tivarin
As Drenicën e as Sharrin,
S`ta harrojmë kurrë Prapashticën
As Lebanën jo as Toplicën.
VII.
More shka more kaurr
N`Kosovë çel lulja bozhur,
Këtu kem bi e këtu jemi
T`kuqe lulet simbol i kemi.
Se s`ka mal as fushë as arë
Që s`ke vra n`prita shqiptarë,
Na ke shtu derte e halle
Ara kopshte mbjell me varre,
Edhe tash sikur çdo herë
Na sulmove në pranverë,
Porse dije ore barbar
Se kur veshet fusha me bar,
Se këtu kur dushkon mali
S`din të ndalet n´luftë shqiptari.
UÇK-ja ka dalë n`dritë
Tuj u shtu e tuj u rrit,
UÇK mori kreshnike
Na i ban bashkë trojet etnike,
Do t`na bash bashkë Arbëninë
Do ta sjellësh n`tokë lirinë,
Që me shekuj ky troll ka prit
Për me pa të bardhën dritë.
VIII.
Se nga vorr i Skënderbeut
Amanetet po na vijnë,
Çonju djem e rrokni armët
Arbënia lshon kushtrim.
Çonju djem e vasha t`reja
Se pranvera na ka mbrri,
Si kem ra n`luftë si përhera
Bini sot ju për liri.
Mos t`ju dhimbset gjak as jeta
Sulnju hasmit n`istikam,
Kur të soset djalë baruti
Gjuju n`shpinë haje me dhamb.
Se ma t`flliqun e barbar
S`ka se shkau nga Karpati,
Ku të shkel kamba e tij
Digjet jeta e prishet fati.
I përngjan ai çdo lugati
Gjak njeriu veç din me pi,
Sa shumë kobe e fatkeqsina
I ka sjell në Dardani
Qysh se moti edhe tash
Tuj na e narrë çdo gja ngapak
Tuj na lanë gjerdekt´pa dhandërr
Tuj naj ba dasmat me gjak.
Vaji i f´misë në kupë të qiellit
As n´bark t´nanës s´gjen qetësi,
Po edhe varret e martirëve
Janë ngrit n´kambë kërkojnë liri.
Liri-liri, thërret shqiptari
Dhe fitoren pranë e kemi-
Të betuar për flamur
Për armikun zjarr do t´jemi.
IX.
Bukuritë që ka Kosova
Nuk i gjen në vise tjera,
T`pushon syni t`rritet jeta
Kur i çel lulet pranvera.
Mbushen degët plot qershia
Fushat arat me blegtorë,
rrjedhin gurrat këndojnë bylbylat
Sharr i bukur plot me borë.
Fshatrat tona si yj t`qiellit
E konaqet plot mirësi,
Të pret plaku pranë oxhakut
Me bukë,zemër e bujari.
Vashat tona si sorkadhe
E djelmoshat si t`bimë prej dheu,
Plot guxim e urti burri
Janë stërnipa Skënderbeu.
Me dhanë besën veç shqiptarqe
Trashëgim na e la i pari,
Tuj ra n`luftë si me le
Vdekje t`ambël ban shqiptari.
E dom jetën e dom lirinë
Porsi zogu që e do qiellin,
I dom trojet fushat arata,
Sikur bima që kërkon diellin.
E dom malin bjeshkt e nalta
Sikur nana që don fëminë
I dom bletët zogjtë e qiellit
Si i don motra vllazninë.
Por këtë gaz e gjallni jete
Qe sa mote je tuj e nxi,
Se kur çeli synin pranvera
U çu shqiptari për liri.
Shtrihen duert sa mirë bashkohen
Sulen trimat e lirisë,
Për grykë t`pushkës flet Drenica
Tue vdekë për tokë t`Arbnisë.
Me trimni e shpirt bujare
Si e kem traditë që moti
Tuj i ba luftat burrnisht
Si dikur Gjergj Kastrioti.
X.
Mos u tremb botë mos u tut
Se n`Kosovë po bahet luftë,
E ban luftën shqiptaria
Shumë e shtrenjtë na asht liria.
E Drenica mbjell me vorre
Dukagjinit po i çon fjalë,
Qëndro vëlla si ke qëndrue
Nëpër shekuj flakë e gjallë.
Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini
Jo s`përkulet Dukagjini,
I kem thanë shkaut të zi
Kallim veten e t`farojmë ty.
Nuk i lshojmë troje e prag
Pa u mbush Drini me gjak,
Pa u ba krej Sharri hi
Kurrë Kosova s`bahet Serbi.
XI.
Dorë e zezë plagon Arbninë
Karavanet sapo mbrrinë,
Me t`plagosun gra e fmi
E kanë msy nanën Shqipni.
Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut
Që asht ba midis Shqipnisë,
Presin zemrat e plagosuna
N`sofra t`shtrueme t`bujarisë.
Eni vllazën eni motra
Se nuk jeni ju të huej,
Bukë e kryp e zemër t`bardhë
Qet Tropoja n`sofrën tuej.
Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër
Prite, prite gjakun tim
Ç´po më pret me atë fllad bjeshke
M´i merr plagët n´ledhatim.
Vij pushoj në prehnin tand
Pak cigares ja dredh tymin,
I ngjesh armët marshoj malit
Krah i bahem Dukagjinit.
Me atë frymë të Mic Sokolit
Me atë za të Smajl Hysenit,
Më jep gjak me ujë t´Valbonës
Më jep forcë me gur t´Shkëlzenit.
Se kjo luftë që po djeg tokën
Ku bie gjaku për liri,
Asht nji luftë e shenjtë kombtare
Për me ba shqipninë – SHQIPNI.
Se nga Toplica e n`Çamëri
Asht nji popull gjithmonë nji,
E kah flitet gjuha shqipe
Asht nji tokë i thonë Arbni.
Çonju vasha e djelmosha
Me i rrokë armët shqiptare
Me ju dal zot këtyne trojeve
Prin ushtria çlirimtare.
Ka ardhë koha me u bashkue
Me gjithë hovin e djelmnisë,
Me e ba këtë luftë të shenjtë
Me ja shpëtu trungun Arbënisë.
Me u lidh me u besatue
Si në Lezhë njaj Kastrioti,
Kur t`na shoh dhe zot i madh
Sjell buzëqeshje ndrrohet moti.
Rrjedhin Drinat i Bardhë e i Zi
Lulëbozhuret çelin prore,
Bahet bashkë nana Shqipni,
Hidhet n`valle toka arbnore
XII.
Ka njimijë e disa vjet
Janë mundu´që t´na dëbojnë,
Porse rranjët këtu i kishim
T´l´shume thellë në tokën tonë.
Na dëbu´n n´shtete anmike
Në Rusi e Anadoll,
Porse shkjau nga Karpati
Nuk e di se kur asht boll.
Shumë herë djegë e kanë këtë tokë
Siç po djegin sot shpi e prag,
N´hi e zjarr prapë mbinin lulet
Se ujiteshin me gjak.
Prapë shtëpitë tona ndëtonim
Mbillnim pemë e mbillnim ara,
Mbi çati dridhej flamuri
Mbinte prapë e shqipes fara.
Do t´vijë prapë pranverë shqiptare
Porse duhet t´jem´unik,
Tuj i lanë hasmitë ndërvete
Bahmi t´fortë porsi çelik.
Sot kur thërret za i shqiptarit
Kush i l´shon k´to rrugë t´lirisë,
Ka me namë nana shqiptare
Që n´Altar ra vetë e dytë.
Jemi shkep në t`katër anët
Ja kem kthy o shninën nanës,
S`po cicrrojmë si dallëndyshet
N`çerdhe tonat vajtojnë qyqet.
Jo nuk kemi tjetër atdhe
Veç Kosovën ku kem le,
Kthehuni burra për liri
Në njat copë Dardani.
Kthehuni burra ju thrret Shqipnia
Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia
Ju thrret Presheva e Toplica
Dukagjini edhe Drenica.
Kthehuni burra për atdhe
N`ato troje ku kem le,
Kthehuni burra me gjithë fmi
Mos m`u mbush me shapkali.
S`kemi kohë jo të mbarohemi
Ka ardhë koha të vetëmbrohemi,
T`kapim pushkët për atdhe
Se s`ka kush me i kap për ne.
XIII.
Thërret Kosova moj nanë Shqipni
A ma ndin moj zanin ti?
Tue t`thirrë nanë kam mbetë mjetun
Me za t`dhembshëm me za t`çjerrun.
Qyshse kur prej teje m`ndanë
Vajin kurrë nuk e kam nalë,
Tuj të thirrë Oj nanë Shqipni
Sa shumë gjak kam derdh për ty.
Ah moj nanë nana Shqipni
Shumë herë n`zjarr kam ra për ty,
Pa dëshirë na kanë coptue
Por unë ty nuk t`kam harrue.
Ah moj nanë nana Shqipni
Sa shumë plagë kam marrë për ty,
Po më dhemin kam mbet mekun
Asi gjallë asi i vdekun.
Ah moj nanë lule dukate
A e sheh si jam bonjake,
Përmbi kam shtrigën Serbi
Don me m`ba shkrum e hi.
Ma ka kallë zemrën e shkretë
Shumë e djem syrgjyn kanë tretë.
Tjetërkush na hini n`shpi
Lujnë me gra e lujnë me fmi.
N`vaj e kuje gati jam tretë
Loti lotin s`po ma pret,
Merre nanë nji faculetë
Edhe fshimi kta lot të shkretë.
A mban mend kir ne bashkë ishim
Krenarinë në qiell e kishim,
Me vasha t`bukura e djem të rrallë
Ndalnim krajla e pashallarë.
Sot qan Sharri e qan Tomorri
Kjo e keqe si na ndodhi,
Qajnë dy Drinat i bardhë e i zi,
Si rrinë ndamas nanë e bijë.
Ngrite ballin oj nanë Shqipni
A po e sheh se kam ra n`zi,
Ngrite kokën nanë njiherë
Edhe çilma me nji derë.
Publikoi:Prishtin Pres
http://prishtinapress.info/agim-gashi-kengetari-i-madh-dhe-krijuesi-i-vargut-te-apelimit-memedhetar/
Nga Kristaq F. Shabani
Kristaq Shabani
Agim Gashi
Rrugëtim profil Pegasi Internacional: Krijuesi dhe Këngëtari i Madh, Agim Gashi, pjesëmarrës në Simposiumin Ndërkombëtar Pegasi 2011, në Tiranë- Prishtinë me 15-18 Prill 2011.
“Kënga e tij do të dëgjohet në sallën e Simpoziumit Ndërkombëtar në Prishtinë . Mezi presim ta dëgjojmë ballëpërballë këngën e himnit Gashian, si dhe të takohemi me Agim Gashin. Ky do të jetë një privilegj imi dhe i anëtarëve të tjerë të LNPSHA “PEGASI” Albania,” u shpreh Jorgo Telo, dashamirës i artit.
Njeriu artist që këndoi dhe në prangim, në ganxhim dhe kënga e tij apelonte . Njeriu, të cilin nuk ia pranguan dot këngën kreshnike. Njeriu këngëtar dhe krijues që zgjodhi dashurinë përtej dashurive. KËNGËN për të vajtur i mirëseardhur në shpirtrat dhe zemrat e njerëzve e duke ngritur atje “pushtetin e këngës”.
Kënga është më e mbijetuara, sepse ajo mbijeton në kujtesën e vet atij që e krijon. Një kënge e madhe e kënduar nga këngëtari i talentuar, Agim Gashi me titull “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, mbeshtëtesi i artit të krijuar në shekuj. Kënga e bukur e kënduar nga një shpirt i bukur dhe një zë i bukur. Dhe kendoi këngën : “Shqiptarët donë liri!”
Kur Shqiptarët fituan liri, luftoi me këngë dhe ai, Agim Gashi, dhe ai fitoi, por edhe u persekutua…, POR EDHE TRIUMFOI! Ndaj sot është në ALTARIT E NDERIMIT TONË. Ai me emër Agimi (AGMI) dhe me mbiemër të një krahinë kënge dhe trimërie.
Albume të Agim Gashit pushtojnë ‘KOMBIN” janë, Rapsod dhe kengetar, Folklori dritë mbi historinë, ta mbrojme dhe të bëjmë muzikë shqipe. Dhe ta këndojë ai Agim, Gashi, gazmendi i Shpirtit dhe i zemrave shqiptare, dhe Agimgashianët e tjerë.
“Edhe në burg kam kënduar. U këndoja shokëve të dhomës, këndoja edhe në qeli të vetmuar. Më kanë zënë disa herë, por vetëm njëherë me pasoja. Por, për disa të rëna shpinës nuk ndahesha dot nga të kënduarit. Disa këngë i kam krijuar në burg siç është „Kënga e të burgosurve“. Unë si këngëtar dhe rapsod, jam munduar të këndoj vlera historike. Në të gjitha ato vende ku kam kënduar, në oda burrash, ndeja, kremte kombëtare e kudo tjetër, jam munduar ta ushtroj zanatin tim prej këngëtari, jo vetëm në ruajtjen e kujtimeve të shtrenjta nga historia jonë e lavdishme, por edhe në edukimin e ndjenjës sonë patriotike të pastër tek rinia dhe popullata jonë. Kënga më ka mbajtur të pathyeshëm edhe kur më kanë rrahë, edhe kur më kanë burgosur, kur më kanë nënçmuar duke më futë revole e shkopinj gome në gojën time, por edhe kur më shtinin të i ha albumet e mia. Këtë e kam përjetuar nga serbët por edhe nga gjaku ynë, he mos qoftë i yni,” shprehet i talentuar Agim Gashi.
Jorgo Telo
“Duke shprehur këto paksa mendime per nje mik si Agim Gashi përbën një privilegj, mbasi të kesh miq të tillë shumëvlerësh e me hapësira të pambarimta shpirtërore e intelektuale plus talentit e dhuntive, është fatmirësi. Ka kohë që me rapsodin e këngëtarin nga Okllapi afër Javenjës jam miqësuar dhe çuditërisht kur Agimi është inicioatori i kësaj miqësie internetike, më pas edhe përmes facobookut. Na e ka forcuar miqësinë e vëllezërinë kontributi i spikatur si bashkëkëngëtorë përmes fjalës tingëlluese shqipe, ku krijohet një si gërshetim imagjinar midis të notave që qesin telat e çifteslisë nën gishtërinjtë lodërtarë e të palodhur të Agim Gashit me notat e tingujve të shpirtit të Zagorisë e Gjirokastrës trevatë tokës amë. I madhi i këngës kosovare në Diasporë, nuk resht e shter së kënduari për brengat e vendlindjes para Pavarësisë e më pas, nuk ndalet së kënduari për martirët e UÇK-së së lavdishme; nuk përton së ndihmuari e reklamuari miqtë e këdo që i shërben kombit nëpërmjet forumit të vet prestigjioz internetik Okllapi siç vepron për Lidhjen N PSHA “PEGASI” ALBANIA. Qofsh i nderuar përhershmërisht, miku ynë, Agim Gashi!, “ shprehet Jorgo Telo.
ME GRYKË PUSHKE KËNDON KOSOVA
Korba t`zi po bijnë prej qiellit
E kanë zanë rrezen e diellit,
Korba t`zi tash njiqind vjet
Mësy Kosovën për me djegë.
Po vjen rrfija prej Serbisë
Me ia pre rritën fëmisë,
Me ia k`put gjinin e nanës
N`hije t`natës për dritë t`hanës.
Për me shky fusha t`bleru`me
Për me tha gurra t`lumnu`me
Për me djeg lisa,shtëpia
Vijnë bajlozat nga Serbia.
II
Ooo-hooo-hej-heeeej!
Qyqavicës o n`ato male,
Zbret ushtria çlirimtare
Zbret ushtria e fortë si guri,
Djem Kosove zemër burri.
A e dini ju bij t`krajlicës
Se kjo ashtë tokë e Drenicës,
Midis jetës e midis vdekjes
K`tu flet vorri i Azem Bejtës.
E-hej,
N`Drenicë trima lind prapë Shqipnia
Kamer Losha, Ahmet Delia
Lindin trimat te grykë e pushkës
Që m`i ngjajnë Shaban Polluzhës.
Lind shqiponja me krah prej zajrri
Me dy djem Shaban Jashari,
Me dy djem mbesa e nipa
Që m`i dalin hasmit në gryka.
Çohen trimat e Prekazit
Me ja u rujt shtëpive pragun,
Kosov´s f´tyrën me ja zbardh
Edhe botës me i qu´ fjalë.
Për liri e për atdhe
Gjakun trimat derdhin rrke,
Po n`këtë luftë kush asht ma i pari
Kryetrimi Adem Jashari.
III.
Se kush ashtë o ai zog shqiptari
Trim mbi trimat Adem Jashari
Kush u ngjit o n`majë t`Qyqavicës
Adem Jashari djalë i Drenicës.
Kush po i shkel o malet e borës
Adem Jashari burrë i Kosovës
Kush ja shtiu o tmerrin Shkinisë
Adem Jashari trim i Shqipnisë.
N`hije t`lisit te Kroni i Akullit
Hije i paska o pushka krahut
Hije i paska plisi mbi sy
Tuj ba luftë o për Shqipni.
Kush po i bien o në mal lahutës
Adem burri me krisma t`pushkës,
Kush ja u qarti bjalozav` ballin
Adem trimi me Hamzë Jasharin.
Oo-hoo-u
Lum Kosova e lum Shqipnia
Me ksi djem o me shumë bija,
Që kur thrret o zani Atdheut
Marrin forcën e Skënderbeut.
IV.
E-heeej,
Ç`po trazohet keq Beligradi
Ma ka shkelë fytin Prekazi,
Njiqind vjet o dridhet krajlica
S`po ma nal pushkën Drenica.
As Drenica as Karadaku
Asht çudi s`ju dhimset gjaku,
Njiqind vjet mbi djep fëmije
Rrinë tuj knue kangë trimnie.
Klysht e krajlit janë nërsye
Drejt Drenicës ia kanë mësye,
Po i bijnë me ag të ditës
Me ngulfatë zanin e shqipes.
V.
Oi-Oii-Iiiii,
Ç`na u kall pragu i derës
Mu kur çel sy i pranverës,
T`mos lulëzojë lule tërfili
T`mos këndojë në degë bylbyli.
Me u djeg bjeshka e vrrija
N´bark të nanës me vdekë fmija.
Bjen kulçedra e djeg rrufeja
Tuj vra djem e vasha t`reja.
Nga Karpatet këtu ke mbrii
N`tokë shqiptari për me hy,
Me ja nal lulzimin fushës
E kullosën delë kallushës,
Me ja shkull rranjët e strallit,
Me ja ndal gufimin malit,
Me ia prish emnin Perëndisë
Edhe pamjen nanë Arbnisë.
Me na ba popull të mjerë
Me na zhdukë besë e nderë
Me i ndrru dhe stinët e motit
Me zjarr topash e flakë t`barotit.
Me prish grunin me prish arën
Me na e shkel dhe abetaren,
Me i shkel shkronjat e dijes
Edhe gazin n`buzë t`fëmijës.
Rrezet diellit tuj ja zanë
E me lanë natën pa hanë,
Për me ça kupën e qiellit
Me e shpu zemrën e dheut,
Tuj ja shtu dhimbjet Arbnisë
Me vaj t`nanave n`sy t`fëmisë.
VI.
Po ngadalë more derzi
S`asht kollaj me na hy n`shpi,
S`asht kollaj me shkel këtë tokë
Qe tash prit flakë e barot.
Se Kosova ka djem për pushkë
Që t`i ngul plumbat në gushë.
Pushkët tona janë t`hjekne keq
Janë untue me shpraz fyshekë,
S`derdhim lot po derdhim gjak
Jemi gati t`marrim hak,
Për martirët e lirisë
Që i vrave n`derë t`shtëpisë.
Për ato nana q`u veshën n`zi
E për nuset kthye n`gjini,
ku shkel shka ti flliqet bari
S`ta harron jo kosovari.
S`ta harrojmë jo as Tivarin
As Drenicën e as Sharrin,
S`ta harrojmë kurrë Prapashticën
As Lebanën jo as Toplicën.
VII.
More shka more kaurr
N`Kosovë çel lulja bozhur,
Këtu kem bi e këtu jemi
T`kuqe lulet simbol i kemi.
Se s`ka mal as fushë as arë
Që s`ke vra n`prita shqiptarë,
Na ke shtu derte e halle
Ara kopshte mbjell me varre,
Edhe tash sikur çdo herë
Na sulmove në pranverë,
Porse dije ore barbar
Se kur veshet fusha me bar,
Se këtu kur dushkon mali
S`din të ndalet n´luftë shqiptari.
UÇK-ja ka dalë n`dritë
Tuj u shtu e tuj u rrit,
UÇK mori kreshnike
Na i ban bashkë trojet etnike,
Do t`na bash bashkë Arbëninë
Do ta sjellësh n`tokë lirinë,
Që me shekuj ky troll ka prit
Për me pa të bardhën dritë.
VIII.
Se nga vorr i Skënderbeut
Amanetet po na vijnë,
Çonju djem e rrokni armët
Arbënia lshon kushtrim.
Çonju djem e vasha t`reja
Se pranvera na ka mbrri,
Si kem ra n`luftë si përhera
Bini sot ju për liri.
Mos t`ju dhimbset gjak as jeta
Sulnju hasmit n`istikam,
Kur të soset djalë baruti
Gjuju n`shpinë haje me dhamb.
Se ma t`flliqun e barbar
S`ka se shkau nga Karpati,
Ku të shkel kamba e tij
Digjet jeta e prishet fati.
I përngjan ai çdo lugati
Gjak njeriu veç din me pi,
Sa shumë kobe e fatkeqsina
I ka sjell në Dardani
Qysh se moti edhe tash
Tuj na e narrë çdo gja ngapak
Tuj na lanë gjerdekt´pa dhandërr
Tuj naj ba dasmat me gjak.
Vaji i f´misë në kupë të qiellit
As n´bark t´nanës s´gjen qetësi,
Po edhe varret e martirëve
Janë ngrit n´kambë kërkojnë liri.
Liri-liri, thërret shqiptari
Dhe fitoren pranë e kemi-
Të betuar për flamur
Për armikun zjarr do t´jemi.
IX.
Bukuritë që ka Kosova
Nuk i gjen në vise tjera,
T`pushon syni t`rritet jeta
Kur i çel lulet pranvera.
Mbushen degët plot qershia
Fushat arat me blegtorë,
rrjedhin gurrat këndojnë bylbylat
Sharr i bukur plot me borë.
Fshatrat tona si yj t`qiellit
E konaqet plot mirësi,
Të pret plaku pranë oxhakut
Me bukë,zemër e bujari.
Vashat tona si sorkadhe
E djelmoshat si t`bimë prej dheu,
Plot guxim e urti burri
Janë stërnipa Skënderbeu.
Me dhanë besën veç shqiptarqe
Trashëgim na e la i pari,
Tuj ra n`luftë si me le
Vdekje t`ambël ban shqiptari.
E dom jetën e dom lirinë
Porsi zogu që e do qiellin,
I dom trojet fushat arata,
Sikur bima që kërkon diellin.
E dom malin bjeshkt e nalta
Sikur nana që don fëminë
I dom bletët zogjtë e qiellit
Si i don motra vllazninë.
Por këtë gaz e gjallni jete
Qe sa mote je tuj e nxi,
Se kur çeli synin pranvera
U çu shqiptari për liri.
Shtrihen duert sa mirë bashkohen
Sulen trimat e lirisë,
Për grykë t`pushkës flet Drenica
Tue vdekë për tokë t`Arbnisë.
Me trimni e shpirt bujare
Si e kem traditë që moti
Tuj i ba luftat burrnisht
Si dikur Gjergj Kastrioti.
X.
Mos u tremb botë mos u tut
Se n`Kosovë po bahet luftë,
E ban luftën shqiptaria
Shumë e shtrenjtë na asht liria.
E Drenica mbjell me vorre
Dukagjinit po i çon fjalë,
Qëndro vëlla si ke qëndrue
Nëpër shekuj flakë e gjallë.
Krisma shpejt n`Drenicë mbërrini
Jo s`përkulet Dukagjini,
I kem thanë shkaut të zi
Kallim veten e t`farojmë ty.
Nuk i lshojmë troje e prag
Pa u mbush Drini me gjak,
Pa u ba krej Sharri hi
Kurrë Kosova s`bahet Serbi.
XI.
Dorë e zezë plagon Arbninë
Karavanet sapo mbrrinë,
Me t`plagosun gra e fmi
E kanë msy nanën Shqipni.
Dalin shqipet n`kufi t`Atdheut
Që asht ba midis Shqipnisë,
Presin zemrat e plagosuna
N`sofra t`shtrueme t`bujarisë.
Eni vllazën eni motra
Se nuk jeni ju të huej,
Bukë e kryp e zemër t`bardhë
Qet Tropoja n`sofrën tuej.
Ah, Tropojë, Tropojë e vjetër
Prite, prite gjakun tim
Ç´po më pret me atë fllad bjeshke
M´i merr plagët n´ledhatim.
Vij pushoj në prehnin tand
Pak cigares ja dredh tymin,
I ngjesh armët marshoj malit
Krah i bahem Dukagjinit.
Me atë frymë të Mic Sokolit
Me atë za të Smajl Hysenit,
Më jep gjak me ujë t´Valbonës
Më jep forcë me gur t´Shkëlzenit.
Se kjo luftë që po djeg tokën
Ku bie gjaku për liri,
Asht nji luftë e shenjtë kombtare
Për me ba shqipninë – SHQIPNI.
Se nga Toplica e n`Çamëri
Asht nji popull gjithmonë nji,
E kah flitet gjuha shqipe
Asht nji tokë i thonë Arbni.
Çonju vasha e djelmosha
Me i rrokë armët shqiptare
Me ju dal zot këtyne trojeve
Prin ushtria çlirimtare.
Ka ardhë koha me u bashkue
Me gjithë hovin e djelmnisë,
Me e ba këtë luftë të shenjtë
Me ja shpëtu trungun Arbënisë.
Me u lidh me u besatue
Si në Lezhë njaj Kastrioti,
Kur t`na shoh dhe zot i madh
Sjell buzëqeshje ndrrohet moti.
Rrjedhin Drinat i Bardhë e i Zi
Lulëbozhuret çelin prore,
Bahet bashkë nana Shqipni,
Hidhet n`valle toka arbnore
XII.
Ka njimijë e disa vjet
Janë mundu´që t´na dëbojnë,
Porse rranjët këtu i kishim
T´l´shume thellë në tokën tonë.
Na dëbu´n n´shtete anmike
Në Rusi e Anadoll,
Porse shkjau nga Karpati
Nuk e di se kur asht boll.
Shumë herë djegë e kanë këtë tokë
Siç po djegin sot shpi e prag,
N´hi e zjarr prapë mbinin lulet
Se ujiteshin me gjak.
Prapë shtëpitë tona ndëtonim
Mbillnim pemë e mbillnim ara,
Mbi çati dridhej flamuri
Mbinte prapë e shqipes fara.
Do t´vijë prapë pranverë shqiptare
Porse duhet t´jem´unik,
Tuj i lanë hasmitë ndërvete
Bahmi t´fortë porsi çelik.
Sot kur thërret za i shqiptarit
Kush i l´shon k´to rrugë t´lirisë,
Ka me namë nana shqiptare
Që n´Altar ra vetë e dytë.
Jemi shkep në t`katër anët
Ja kem kthy o shninën nanës,
S`po cicrrojmë si dallëndyshet
N`çerdhe tonat vajtojnë qyqet.
Jo nuk kemi tjetër atdhe
Veç Kosovën ku kem le,
Kthehuni burra për liri
Në njat copë Dardani.
Kthehuni burra ju thrret Shqipnia
Ju thrret Tetova,Ju thrret Gucia
Ju thrret Presheva e Toplica
Dukagjini edhe Drenica.
Kthehuni burra për atdhe
N`ato troje ku kem le,
Kthehuni burra me gjithë fmi
Mos m`u mbush me shapkali.
S`kemi kohë jo të mbarohemi
Ka ardhë koha të vetëmbrohemi,
T`kapim pushkët për atdhe
Se s`ka kush me i kap për ne.
XIII.
Thërret Kosova moj nanë Shqipni
A ma ndin moj zanin ti?
Tue t`thirrë nanë kam mbetë mjetun
Me za t`dhembshëm me za t`çjerrun.
Qyshse kur prej teje m`ndanë
Vajin kurrë nuk e kam nalë,
Tuj të thirrë Oj nanë Shqipni
Sa shumë gjak kam derdh për ty.
Ah moj nanë nana Shqipni
Shumë herë n`zjarr kam ra për ty,
Pa dëshirë na kanë coptue
Por unë ty nuk t`kam harrue.
Ah moj nanë nana Shqipni
Sa shumë plagë kam marrë për ty,
Po më dhemin kam mbet mekun
Asi gjallë asi i vdekun.
Ah moj nanë lule dukate
A e sheh si jam bonjake,
Përmbi kam shtrigën Serbi
Don me m`ba shkrum e hi.
Ma ka kallë zemrën e shkretë
Shumë e djem syrgjyn kanë tretë.
Tjetërkush na hini n`shpi
Lujnë me gra e lujnë me fmi.
N`vaj e kuje gati jam tretë
Loti lotin s`po ma pret,
Merre nanë nji faculetë
Edhe fshimi kta lot të shkretë.
A mban mend kir ne bashkë ishim
Krenarinë në qiell e kishim,
Me vasha t`bukura e djem të rrallë
Ndalnim krajla e pashallarë.
Sot qan Sharri e qan Tomorri
Kjo e keqe si na ndodhi,
Qajnë dy Drinat i bardhë e i zi,
Si rrinë ndamas nanë e bijë.
Ngrite ballin oj nanë Shqipni
A po e sheh se kam ra n`zi,
Ngrite kokën nanë njiherë
Edhe çilma me nji derë.
Publikoi:Prishtin Pres
http://prishtinapress.info/agim-gashi-kengetari-i-madh-dhe-krijuesi-i-vargut-te-apelimit-memedhetar/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KRISTAQ F. SHABANI:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-KRIJUESI DHE KENGETARI I MADH AGIM GASHI,PJESEMARRES NE SIMPOZIUMIN NDERKOMBETAR PEGASI 2011-TIRANE – PRISHTINE 15-18 PRILL
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malësisë së Gollakut , lindi këngëtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Kristaq Shabani:I QOFTË HALLALL KULLËS KU LINDE , O AGIM GASHI!..
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA,"PEGASI" KOSOVA-Agim Gashi , KOSOVO
» KRISTAQ SHABANI:INFORMIM-Perfundon ANKETIMI I MADH
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malësisë së Gollakut , lindi këngëtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Kristaq Shabani:I QOFTË HALLALL KULLËS KU LINDE , O AGIM GASHI!..
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA,"PEGASI" KOSOVA-Agim Gashi , KOSOVO
» KRISTAQ SHABANI:INFORMIM-Perfundon ANKETIMI I MADH
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi