Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KMDLNj: Tërnava Myfti, me vota të kurdisura

Shko poshtë

KMDLNj: Tërnava Myfti, me vota të kurdisura Empty KMDLNj: Tërnava Myfti, me vota të kurdisura

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 01, 2013 6:30 pm

KMDLNj: Tërnava Myfti, me vota të kurdisura


KMDLNj: Tërnava Myfti, me vota të kurdisura Largea_530291383316855
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar veç një ditë pas zgjedhjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës. sipas këtij këshilli, rizgjedhja e Naim Tërnavës për Myfti të Kosovës, është bërë me vota të kurdisura.
Më poshtë e sjellim reagimin e plotë të KMDLNj-së:
KMDLNj me kujdes ka përcjellë zhvillimet e fushatës “elektorale” në BIK, duke tërhequr vërejtje për parregullsi të shumta, thuhet në komunikatën për opinion të kësaj organizate. Në fakt, siç vazhdon komunikata, BIK-u u shndërrua në një parti politike moniste ku skajshmërisht u ngushtua hapësira e veprimit për individë që kërkonin reforma brenda këtij institucioni të mbyllur hermetikisht. Të gjithë ata që kundërshtuan imponimin e njëmendësisë si mjet krejtësisht jodemokratik për mbajtje me çdo kusht të pushtetit u përjashtuan apo u margjinalizuan. Nëpër derë të vogël, gjysmë ilegalisht u imponua ndryshimi i Kushtetutës së BIK-ut me të vetmin qëllim që të krijohen mundësitë edhe për një mandat të tretë për myftiun aktual, z. Naim Tërrnava i cili sikur “hezitonte” të hynte në garë për t’i qetësuar gjakrat e ndezura apo për t’i ulur tensionet që ishin në shkallën e shpërthimit. Zgjedhjet e kurdisura sikur rezultatet e trukuara në futboll dhe krijimi i përshtypjes për një garë me shumë kandidatë ishte mashtrim optik dhe kur u ngritë mjegulla në garë mbeti vetëm një kandidat, pa asnjë kundërkandidat, myftiu i “rizgjedhur” me synim që të ketë mandat të përjetshëm, z. Naim Tërrnava. KMDLNj konsideron se në këtë mënyrë në BIK po ashtëzohet një mentalitet monist, jotransparent, jollogaridhënës i cili i shpërblen të “dëgjueshmit” ndërsa me një xhihad verbal dhe përjashtues i mënjanon ata që kanë mendim ndryshe. Në këtë mënyrë humbësit më të mëdhenj janë dhe do të jeni besimtarët e besimit islam ndërsa po krijohen kushtet që të përfitojnë shumë rrymat radikale brenda këtij besimi, - përfundon komunikata.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi