Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në tokën e Shamit kundër kufarëve

Shko poshtë

Në tokën e Shamit kundër kufarëve Empty Në tokën e Shamit kundër kufarëve

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 07, 2013 5:20 pm

Në tokën e Shamit kundër kufarëve
Në tokën e Shamit kundër kufarëve F1_07shami1383811091
(Në foto: Lavdërim Muhaxheri dhe Hetem D. në Siri)
 
Prishtinë, Kaçanik, 7 nëntor - Ka javë që Kjani Muhaxheri nuk po e lë të qetë ndjesia atërore. Djali i tij, Lavdrimi, është njëri prej luftëtarëve kosovarë në Siri.“Jam krenar dhe ndjej dhimbje”, thotë ai kur pyetet çfarë mendon ai për veprimin e të birit.
Kjaniu është tregtar i tyre prej shumë vjetësh. Ndjek tregjet në Kosovë. Ai po sistemon perimet në bodrumin e shtëpisë në periferi të Kaçanikut. Ka shtëpi të bukur. Dhomën e pritjes të rregulluar me kujdes. Gjithandej me mbishkrime arabe e tespihe në mure.
Ditën kur ishte publikuar videoja në të cilën biri i tij u bënte thirrje shqiptarëve për të shkuar në Siri, nuk kishte pasur rrymë. I kishin telefonuar për t’i treguar.
“S’kemi pasur rrymë atë ditë kur na thanë se ka dalë Lavdrimi. Në mbrëmje e kemi pa në internet”, thotë ai.
 Nuk gjykohet nëse rruga që ka zgjedhur i biri është e drejt apo e gabueshme. E vetmja gjë që ndien, thotë se është shqetësim për jetën e tij.
“Normal, evlat e kam. Për çdo moment mendtë te ai i kam”, shpreh Kjaniu. “Allahu e udhëzoft!”
Ai thotë se Lavdrimi ka shkuar shumë moti së bashku me Naman Demollin në Siri.
Luftën e të birit atje e krahason me ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.
“Qysh jemi ndje na kur na ka ndihmu”, thotë Kjaniu.
 
Është i hapur të flasë më shumë, por i ndërhynë i biri.
“Vallahi kushdo me na ardhë në shpi ia çelim derën. Edhe ti pije kafen. Na nuk dimë kurgja. Ai e ka zgjedh rrugën e vet”, ndërhyn ai. 
Kjaniu nuk flet shumë.
Ndikimi nga ana e shkupjanëve vlerësohet të jetë i madh.
 
Shqiptarët nga të dyja anët e kufirit kanë shkuar në Siri dhe janë rreshtuar në organizatën al-Nusra Front, një degë e Al Qaedës që udhëheqet nga, Abu Mohammad al-Jawlan.
 
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi