Mbahet "Darka e Lamës", ftohen edhe qytetarët

Manifestimi i sivjetmë tradicional i “Darkës së Lamës” ishte më ndryshe prej herëve të tjera, pasi që kësaj radhe përpos politikanëve, pjesë e saj ishin edhe qytetarët.
“Darka” e cila ishte shtruar në sheshin “Ibrahim Rugova” bëri që shumë qytetarë të jenë kurioz të dinë për këtë festë.
Gjatë kësaj darke nuk është parë asnjëri prej liderëve të partive politike.
Por për të mos lënë të ‘that’ këtë eveniment pjesëmarrës ishin ish-presidenti Fatmir Sejdiu, akademik Rexhepi Ismajli, ambasadori Britanisë së Madhe Ian Cliff, komandantit KFOR-it Salvatore Farina, komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.
Ndërsa përfaqësues nga Qeveria ishin ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj si dhe ministra e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku.
Fjala e Presidentes Jahjaga me rastin e Darka e Lamës – Ditës së Falënderimit
Jemi mbledhur sot së bashku, të gjithë Ne – Qytetarët e Republikës së Kosovës, me miqtë tanë, në këtë festë në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit që na e ka falur Zoti, në këtë tokë pjellore të vendit tonë.
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
I nderuari President Sejdiu,
Të nderuar Akademikë,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës,
I nderuar komandant i KFOR-it, Farina,
I nderuar komandant i FSK-së, Kastrati,
Të nderuar deputetë,
Të nderuar të pranishëm,

Dita e Falënderimeve është festa jonë tradicionale, e moçme që prej kohëve të dardanëve ilirë, që ka bashkuar të gjithë njerëzit e Kosovës me njëri-tjetrin dhe me të ardhmen e tyre.
Kjo është një ditë që na mbledhë të gjithëve përreth sofrës sonë të begatë dhe kur bëhemi bashkë me më të dashurit tanë, pas punëve të kryera të stinës. Por gjithashtu kjo është një ditë kur duhet t’u shtrijmë dorën e ndihmës fqinjëve tanë dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne.
Në këtë ditë le të jemi falënderues për sigurinë dhe përparimin e vendit tonë. Të jemi falënderues për tokën tonë të begatë dhe për bereqetin që na sjell ajo. Le të jemi falënderues për liritë tona, për të cilat kemi sakrifikuar aq shumë dhe për shëndetin e të gjithë qytetarëve tanë.
Le të udhëhiqemi në këtë Ditë të Falënderimeve nga trashëgimia e atyre që kanë sakrifikuar për të tashmen tonë, duke e shndërruar Kosovën, shtetin tonë, në një vend të mundësive të mëdha. Le të udhëhiqemi në këtë ditë të festës sonë tradicionale nga besimi se paqja ndërtohet me mirëkuptim dhe me respekt të ndërsjellë dhe ku qëndrueshmëria jonë varet nga vetë NE - qytetarë të devotshëm të këtij vendi, që duan ta gëzojnë të ardhmen e tyre.
Le të punojmë sot, me më shumë besim në vetvete dhe me dashurinë për vendin tonë, të bashkuar dhe një, për ta bërë Kosovën pjesë të pandashme të botës së përparuar dhe një vend të dinjitetshëm për të jetuar.
Le të jetë kjo Ditë e Falënderimeve dita e bashkimit tonë si qytetarë, e forcimit të lidhjeve me familjen si një burim i forcës sonë si njerëz, një ditë e besimit në fuqitë tona për një vit të ri, të mbarë e të bereqetshëm.
Prandaj le t’i lutemi Zotit për më shumë begati që ta ruaj Tokën e Kosovës,
Zoti Ju bekoftë Juve,
Zoti i Bekoftë miqtë e Kosovës,
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Thaqi:DARKA E LAMËS!
» ‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria
» Nuk ftohen familjarët e Rugovës
» Hoxhaj dhe Jeremiç ftohen në Tiranë
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi