Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria

Shko poshtë

‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria Empty ‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 10, 2009 10:58 pm

‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria

Tradita shqiptare në mërgatën tonë: Zvicër


‘Darka e lamës’ traditë e jona kulturore që nga parahistoria Darka%20(Small)
Pamje nga 'Darka e lamës' organizuar nga Dega e LDK-së në Zvicër
Të veshur solemnisht, vinin duarplot. Njëri kishte një tepsi, tjetri kishte sjell bereqete që prodhon toka e begatshme e Kosovës. Tjetri kishte sjell ndonjë shishe verë nga Kosova. Me vete i kishin marr edhe fëmijët për dore, të cilët ishin veshur në stilin shqiptar. Donin të hanin një darkë bashkarisht, si të parët e tyre. Edhe fëmijët tanë larg atdheut kanë mundësi të mësojnë dhe shijojnë nga kultura e vjetër shqiptare.


Në kujdesin e Degës së LDK-së në Zvicër - Grupi i nëdegëve të saj në kantonin e Cyrihut, në Gatikon u mbajt edhe kësaj radhe me sukses tradita e ushqimit shqiptar që daton nga mileniumi i pestë para Krishtit. Tash e sa kohë me nismën e ish-presidentit dr. Ibrahim Rugova u ringjall një traditë e lashtë e përgatitjes së ushqimit dhe të llojshmërisë të tij tradicionale. Kjo praktikë e dikurshme, por shumë e hershme tregon se shqiptarët e mileniumit të pestë para Krishtit organizonin darka të veçanta për ditë të caktuara të vitit. Kështu për hir të të korrave dhe bereçeteve që sillte viti në fundin e tetorit organizonin darkë të veçantë me të gjitha llojet e gatesave frutave dhe prodhimeve vjetore. Ashtu të bashkuar duke u lutur tek Zoti kremtonin përmbylljen e të gjitha bereqeteve që e quanin Lamë dhe darkën e përgatitur „Darka e lamës“. Ky veprim dhe mënyrë e kremtimit ngërthente në vete një lloj filozofie të bazuar në doke, të cilat me kohë u shdërruan në traditë. Për një kohë të gjatë okupimet e shumta deshën të na shuajnë tërë traditën dhe vetë etninë, po edhe kjo mbeti gati në herresë. Dr. Rugova lëvrues i traditës kulturore iliro-dardane nisi t’i nxjerrë nga pluhuri i kohës dhe t’i vejë në dukje. Ndaj për herë të parë nën patronatin e tij si president i Kosovës u organizua kjo kremtë sikurse në lashtësinë Ilire me emrin «Darka e lamës».
Falë presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kjo festë që nga viti 2002 u shpall festë kombëtare. I famshmi Jeronim de Rada thoshte se mërgata është gjak i shprishur. Athua pjesëmarrësit në këtë darkë donin t`a dëshmonin të kundërtën?!
Haki Latifi: Kjo darkë na shërben për t’u lutur që edhe në vitin tjetër Zoti të na dhurojë më shumë begati
Të veshur solemnisht, vinin me duar plot. Njëri kishte një tepsi, tjetri kishte sjell bereqete që prodhon toka e begatshme e Kosovës. Tjetri kishte sjell ndonjë shishe verë nga Kosova. Me vete i kishin marr edhe fëmijët për dore, të cilët ishin veshur në stilin shqiptar. Ata dukeshin edhe më të bukur seç ishin. Vinin varg e vi. Donin të hanin një darkë bashkarisht, si të parët e tyre. Edhe mysafirët që vinin nga pjesë të ndryshme, edhe ata kishin nga diçka nën sqetull. U falënderojmë për këtë festë që e keni organizuar! Nuk deshëm të vijmë duarthatë. Edhe fëmijët tanë larg atdheut kanë mundësi të mësojnë dhe shijojnë nga kultura e vjetër shqiptare. Kështu thonin me plotë emocione, ata që vinin nga Berni, Solothurni, Neuchateli, Schaffhauseni. Në hollin e sallës ishin shtruar ca sofra të mbushura me specialitete nga kuzhina shqiptare. I kishin gatuar me përkushtim nënat shqiptare. E kam mësuar nga nëna ime. E ajo e ka mësuar nga gjyshja, thoshin ca zonja kur e dorzonin gatesën, e cila ishte e mbuluar me një marhamë të bërë me vek. Atmosferë impozante. Tani më nuk mund të dije se ku je. Në Prizren apo në Pejë? Në Mitrovicë apo në Kaçanik? Me këtë falënderohej dr. Rugova, për tërë atë që ka bërë. Ambient shqiptar. Por flamuri zviceran na sillte në vete. Jo, jo nuk jemi në Kosovë, jemi në Zvicër. Ah po. Mysafirët zviceran më dukej se ishin më të gëzuar se ne. Sigurisht mikpritja e ngrohtë e kish bërë të vetën.
Tavolinës së begatshme me gjithë të mirat e Zotit ia ndieje erën që nga larg. Hanin, pinin me përcjellje të një muzike të lehtë. Por edhe bisedonin. Dikush jepte ide si t`ia bëjmë vitin e ardhshëm.
Edhe kësaj radhe, në Gatikon u organizua me sukses kjo kremtë në të cilën pos pasurisë së tryezave, të cilës i kontribuan shumica e pjesmarrësve duke sjellë me vete ushqime të zgjedhura tradicionale, ishte menduar edhe për programin artistik. Për këtë qëllim, kishte ardhur Shoqëria Kulturore Artistike „Mërgimi“ gjegjësisht grupi i vallëtarëve që vepron në kuadër të Bashkësisë shqiptare nga Neuschateli.
Prezentimin e programit në gjuhën shqipe dhe në atë gjermane e bënë Lindita Peci dhe Ambroz Rrustemi, kurse manifestimin e shpalli të hapur kryetari i degës së LDK-së në Zvicër Haki Latifi. Ai duke i përshëndetur të pranishmit, në veçanti pjesëmarrësit zviceranë, pastaj përfaqësuesit e sindikatës zvicerane „Unia“ në krye me Roman Burger me bashkëpuntorë nga Lidhja shqiptare në botë, dega në Zvicër, Nazmi Jakurti kryetar, Nazim Rexhepi nga seksioni i sindikatës „Unia“ në Langanau, kryetarin e Bashkësisë Shqiptare në Neushatel Behlul Bajrami me bashkpunëtorë etj.
Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi ndër të tjera me këtë rast tha: Kam nderin që në emër të kryesisë së degës së LDK-së në Zvicër dhe në emrin tim personal të ju përshëndes duke iu uruar këtë festë tradicionale të shqiptarëve "Dita e Falënderimit" apo siç nihet me emrin ”Darka e lamës”, zanafilla e së cilës daton që nga shekulli V para erës sonë.
Kjo është një festë tashmë tradicionale që për simbolikë ka falënderimin e Zotit për frytet e punës dhe të korrat e vitit. "Darka e lamës" u organizua për herë të parë në vitin 2002 nga ish-presidenti historik dr.Ibrahim Rugova. Në të cilën vazhdon të festohet edhe nga kryetari i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu.
Këtu në Zvicër si qëllim kryesor ka prezantimin e specialiteteve të ushqimeve të traditës, përtëritjen si dhe ruajtjen e tyre. Me këtë dëshmojmë si komb se kemi një kulturë të lashtë të ushqimeve si dhe është mirë që të vazhdohet të organizohen kudo që jetojnë shqiptarët pa dallim se në çfarë forme janë të organizuar me këtë dëshmojmë edhe bujarinë tonë duke i ftuar edhe miqtë tanë për këtë festë të lashtë Iliro-Dardane.
Po ashtu, kjo darkë na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëft mirë!
Të pranishmit i përshëndeti edhe sekretari i sindikatës ”Unia” Roman Bürger. Ai ka falenderuar mikpritësit për ftesën e bërë për të marrë pjesë kësaj radhe jo vetëm si mysafir por edhe si donator dhe bashkorganizator në këtë festë interesante. Në vazhdim foli për rëndësinë që ka organizimi në sindikatë ku kontributin e tyre e japin edhe shumë shqiptarë përmes aktivitetit të tyre në mesin e tyre ka edhe funksionarë.
Festa Darka e Lamës nuk përmban vetëm një darkë te zakonshme
Në emër të grupit të nëndegëve të LDK-së të kantonit të Cyrihut të pranishmit i përshëndeti Nazmi Peci. Që në fillim ju dëshiroj mirëseardhje në emër të këshillit organizativ duke i falenderuar të gjithë ato zonja dhe zotrinjë që me gatimet e tyre kontribuan për këtë festë.- tha ai. Përshëndetje të veçantë për kuzhinerët shqiptarë si dhe për Forumin Rinor të degës së LDK-së në Zvicër si dhe donatorët Firmën Meka Gartenbau dhe Sindikatën Unia që ndihmuan në organizimin e kësaj darke tradicionale. Festa Darka e Lamës nuk përmban vetëm një darkë te zakonshme. Kjo është një festë përmbledhje e të lashtave dhe ka rëndësi të posaçshme për popullin shqiptar. Kjo është festë familjare, qëllimi i se cilës është mobilizimi i popullit për mirëqenie dhe suksese edhe më të mëdha. Kjo traditë ilire me elemente fetare sipas shkrimeve te ndryshme është festuar qysh nga antika dhe deri në ditët e sotshme. Kjo është festë tradicionale shqiptare që pa marrë parasysh përkatsinë fetare festohet nga të gjithë shqiptarët. Te nderuar mysafirë, shumë autorë kesaj feste ia kanë kushtuar edhe vargje te tyre. Vargje - lutjeje për këtë festë shkroi edhe ish-kryetari historik dr. Ibrahim Rugova. Këto vargje-lutjeje gjenden në tavolinat e juaja. Ju ftojmë përzemërsisht, që pas ngrënjes së darkës secili vullnetarisht të lexoj këte lutje për vete. Ky organizim kulturor mbahet për të tretën herë këtu në Zvicër dhe organizohet nga donacionet vullnetare të shqiptarëve dhe të zviceranëve me qëllim që kjo traditë të mbijetojë dhe të mirëmbahet.
Bollshmëria dhe llojshmëria e darkës i kënaqi të gjithë pjesëmarrësit, të cilët më pastaj gëzimin e vazhduan me vallet e vashave të Shoqërisë Kulturore Artistike ”Mërgimi” nga Neushateli, të udhëhequra nga koreografi i palodhshëm Burim Hasani, në të cilën me vallet e ekzekutuara për mrekulli ia shtuan bukurinë dhe madhështinë kësaj mbrëmjeje festive tradicionale.
Lëvizjet mjeshtrore dhe të lehta i bënin sikur të ishin të rryera. Në fund ato vajza bënë mrekullinë e mbrëmjës. Ashtu duke vallëzuar, zbritën nga skena dhe filluan të vallëzojnë në sallë. Publiku si me komandë iu bashkangjitë dhe filloi hareja. Të gjithë të kënaqur me një: Mirë u pafshim tash një vjet lëshuan sallën. Nazmi Peci falëndëroi sindikatën Unia, Degën e Forumit Rinor të LDK-së, aktivistin e LDK-së dhe kopshtarin Skender Meka për sponzorim.
E mirë e madhe e këtij organizimi është se fëmijët tanë po mësojnë për traditën kombëtare jo vetëm me fjalime, por konkretisht nga pamja konkrete. Një përgëzim i veçantë i adresohet organizatorit për organizimin dhe bujarinë e treguar në këtë mbrëmje tradicionale.

Hasan Spahiu & Sektori për informim i degës së LDK-së në Zvicër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi