Agim Gashi:VIZITA E KAÇUL KAÇULIT NË BOTËN TJETËR
Faqja 1 e 1

Agim Gashi
VIZITA E KAÇUL KAÇULIT NË BOTËN TJETËR
(Tregim imagjinar)
Kaçuli ishte një njeri, i cili interesohej për shumë gjëra, që nuk e përthekonte as mendja e njeriut. Ai çdo ditë lansonte lajme sensacionale që bota dhe njerëzia herë i besonin e herë jo. Bile disa thoshin haptas: si Kaçuli ma! Dhe, me të vërtetë, Kaçuli si Kaçuli, por ai arriti që me lejen e Zotit, ditën kur u hap qielli të merrte lejen për të vizituar botën tjetër. Askush s’i besonte, por ja që erdhi dita dhe Kaçuli u nis për në atë botë për një vizitë disa ditëshe. Hyrja në botën tjetër ishte e rëndë, por pasiqë ai e kishte lejen, hyri me lehtësi. Tek porta e madhe e asaj bote e pritnin dy përcjellës të mëdhenj e të fuqishëm. I thanë troç se je nën urdhrat tona, dhe mos bëj ndonjë gjest të papëlqyer, sepse mund të mos kthehesh më kurrë atje ku jetojnë kafshët dhe njerëzit. Mund të bësh pyetje kur të duash dhe ne do të të përgjigjemi me radhë. Kaçulit i mbeti në kokë se si përcjellësi i parë kur e kërcënoi se nuk do të kthehej më, përmendi së pari shtazët, pastaj njerëzit. S’iu durua dhe e pyeti se pse i përmendi së pari shtazët e pastaj njerëzit.
-Shiko Kaçul, - ia ktheu përcjellësi i parë, - ne respektojmë së pari shtazët në botën tuaj, sepse tek Zoti ato kanë shumë respekt, janë të padjallzuara, nuk vjedhin, nuk korruptohen e bile të rralla janë edhe vrasjet. Njerëzit kanë shumë mëkate, andaj këtu i lajnë të gjitha. –
-Si i lajnë? –
-Prit,- ia ktheu përcjellësi i dytë. - Ne do të të dërgojmë ta shohësh bile gjysmën e kësaj bote, që dikush i thotë e amshuar e dikush e përjetshme.
-A ka mundësi së pari t’i shoh ata që kanë bërë mëkate e punë të ndyra; vjedhës, korruptues, vrasës?…. –
-Po si jo, i dashur Kaçul, ju për këtë edhe keni ardhur në botën tonë. Mos harroni, se jeni i vetmi njeri, që vjen këtu e do të kthehet përsëri. Këtë urdhër mund ta japë vetëm Zoti. –
Ndenjën disa minuta pa folur. Ndër kohë erdhi transporti për ta transportuar mysafirin e ardhur nga bota tjetër. Eh, ishte një transport, që i ngjante një mjellme gjigante të bardhë, e pastër, pa zhurmë, pa motora e benzinë dhe e mbushur plot me engjëllusha dhe engjëj, që do t’i shërbenin mysafirit Kaçul Kaçulin nga Kaçulani i Dardanisë.
Fluturimi zgjati sa hap e mbyll sytë edhe pse largësia ishte ndoshta miliona kilometra. Në cakun e dëshiruar u hapën dyert dhe menjëherë u shfaq një pamje e tmerrshme me njerëz të dënuar për mëkatet e bëra në vendet e tyre. Interesante ishte se këta njerëz mëkatarë nuk kishin ndonjë ndarje fetare, racore apo kombëtare. Ata ishin të dënuar përjetësisht të jetonin në ato tmerre, sepse keqbërësit ishin vetëm keqbërës. E gjithë hapësira e të dënuarve përjetësisht ishte me moçale të mbushura me qurra, pështymë, jargë, qelbe të ndryshme, sperma, mut, urinë, djersë, bajga, kakërdhia, glasa e besa edhe të gjitha gjërat e prishura e të qelbura gjuheshin në trupin e tyre. Asnjë fëlliqësirë nuk ekzistonte që nuk iu kishin servuar atyre aty. Të gjithë të dënuarit ishin të obliguar ta zhytnin njëri-tjetrin me këto ndytësira, ta lanin dhe ta ushqenin. Kaçulit iu ngrit një e vjellë e madhe. Iu duk se volli me tonelata. Për çudi edhe të vjellat e Kaçulit iu servuan atyre vrasësve e sidomos abuzuesit pedofil me fëmijë, por dhe vrasësve për qëllime përfitimi e politike. -Haj, haj, - tha Kaçuli pasi u qetësua pak. - Të mjerët ata tanët që do të vijnë sidomos disa deputetë e qeveritarë. Paskan me i shti pak ma thellë se këta spiunët e tradhtarët. –
Sa hap e mbyll sytë “mjellma” e asaj bote i dërgoi te një vend ku ishte një hapësirë e madhe. Aty ishin renditur popujt e ndryshëm të ndarë në shtete ashtu si ishin në botën tonë. Diku më andej, pas një hapësire, thanë se ishte parajsa. Këta popuj e shtete ishin të ndarë dhe kishin kufijtë e caktuar. Kishte serbë, maqedonë, bullgarë, gjermanë, anglezë. Roje të fuqishme i ruanin, disa të tjerë kishin detyrë t’i rrihnin për të larë mëkatet pak më të vogla se ato të mëparshmit. Të gjithë i rrihnin sa mundnin. Papritmas Kaçulit i shkoi shikimi tek një vend ku ishte një popull, që nuk dënohej fare, s’kishte policë që do t’i rrihnin. Disi i habitur pyeti:
-Kush janë ata fatlumë atje që s’po i rrihni e s’po i dënoni? –
-Hë, - ia ktheu njëri nga përcjellësit, - ata janë të gjakut tënd o Kaçul. Shqiptarë si ti janë. –
Në një moment Kaçuli ndjeu një krenari të fuqishme. Sa bukur që ne si popull qenkëshim më të dashur për Zotin. Përcjellësit që ia lexonin edhe mendimet Kaçulit i thanë:
-Jo, o Kaçul, jo. Ata janë më të dënuarit në botën e përjetshme, sepse më të dënuarit ishin edhe në botën tuaj. Në të vërtetë ne kursehemi të angazhojmë policë, që do t’i rrihnin e do t’i dënonin sipas meritës. Ata e rrahin dhe e dënojnë vetveten ashtu si rrahën, vranë, vodhen, dhunuan e çka jo tjetër në botën tuaj. Do ta shohësh se si gjithë bota i ndihmojnë njëri-tjetrit për ta kaluar murin e ferrit për të dalë në parajsë. Vetëm fara juaj pengojnë njëri-tjetrin. Është interesante se sa pak shqiptarë ka në parajsë. –
Dhe me të vërtetë, sa hap e mbyll sytë mjellma fluturuese i solli para një muri të lartë ku miliona njerëz mundoheshin ta kalonin për të dalë në botën e lumturisë së përjetshme. Të gjithë njerëzit, popujt e ndryshëm, i ndihmonin njëri-tjetrit ta kalonin atë mur të lartë, kurse shqiptarët si për çudi pengonin vëllai-vëllanë. Posa dikush hipte në ndonjë lartësi, shqiptarët e tjerë e kapnin nga këmbët dhe e rrëzonin për tokë. O Zot, sa tmerr për popullin tonë, mendoi Kaçuli. Sa pak shqiptarë paska në parajsë. Pra, jemi nga popujt që ferr e paskemi atë botë e ferr këtë.
-Dua të më dërgoni tani në Parajsë, - u tha Kaçuli.
-Jo, - ia preu përcjellësi, që ishte nja dy gisht më i lartë se tjetri.- E kemi të ndaluar t’ ju dërgojmë atje. Nuk ju dërgojmë, sepse atje është jetë përrallore. Po ta dinin se sa bukur është atje, njerëzia s’do të bënin kurrë mëkate në tokë, do të bënin vetëvrasje masive për të ardhur në Parajsë. –
Pas këtyre fjalëve Kaçulin e preku përcjellësi i dytë dhe sa hap e mbyll sytë u gjet në një livadh afër shtëpisë së tij. Që nga ajo ditë Kaçuli më nuk doli nga shtëpia. Priste vdekjen dhe askush nuk e zbuloi atë të fshehtë, që ai e ruante në mendjen e tij.
11.11.2013 Düren

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Agim Gashi: Agim Gashi:Valdete Berishas ekspozon në Managa të Belgjikes në ekspoziten kolektive “Managa 2010”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi