Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto)

Shko poshtë

Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) Empty Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 19, 2013 8:11 pm

Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto)
 
 
 
Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) Largea_timthumb-php1384878669
Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) 2-1384876437Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) 3-1384876421

Pak ditë më parë, ai kishte zënë krye faqet e të gjitha gazetave botërore kur, Papa Francisko e përqafoi në sy të miliona njerëzve. Fotografitë e tij inspiruan dhe zbutën zemrat e miliona njerëzve rreth e përqark globit. Ndërsa sot ai ka dhënë një intervistë ekskluzive për Dailymail, ku përshkruan historinë e jetës së tij.
Ai e nis rrëfimin e tij me ngjarjen e fundit kur u përqafua nga Papa Farancisku, moment që ai thotë se ishte sikur “Parajsë”.
“Ai as nuk e pati pikëpyetjen më të vogël të më përqafoi apo jo. Unë nuk kam sëmundje ngjitëse mirëpo ai nuk e dinte këtë, kështu që vetëm e bëri pa menduar. Ai më përqafoi në tërë fytyrën time dhe derisa e bënte këtë kam ndjerë vetëm dashuri”, shpjegon, Vinicio.
“Ai zbriti nga altari, për të parë njerëzit e sëmurë, ai më përqafoi pa thënë asnjë fjalë. U ndjeva sikur zemra po më lëshonte. Ai ishte tërësisht i qetë mirëpo nganjëherë ju thoni më së shumti kur nuk thoni asgjë.
Së pari unë e putha dorën e tij ndërsa ai me dorën tjetër me ledhatoi kokën dhe plagët. Pastaj ai më tërhoqi drejt tij dhe me një përqafim të fuqishëm më puthi në fytyrë. Zgjati një minutë mirëpo për mua u duk sikur përjetësi”, shton 53 vjeçari, Riva.
Vinicio Riva e kishte trashëguar sëmundjen e neorofibromatosis nga nëna e tij ndërsa ai sot jeton me motrën e tij 46 vjeçare Morena afër Vicenzas.
Si rezultat i sëmundjes së tij ai ka pasur një numër të madh operacionesh në zemër, sy dhe në fyt pasi që i ndalet shpesh fryma.
Ai vuan nga plagët e hapura në këmbë të cilat përgjakin rrobat e tij dhe gjithmonë zgjohet nga gjumi me rroba të mbuluara në gjak.
Edhe motra e tij vuan nga kjo sëmundje edhe pse në një formë më ndryshe.
Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) 8-1384876307

Nëna e tyre Rosalia ishte e prekur nga ky sindrom mirëpo nuk kishte zhvilluar ndonjë simptomë derisa kishte lindur fëmijët.
Ajo kishte vdekur në moshën 81 vjeçare ndërsa vet Vinicio ishte parashikuar të jetonte deri moshën 30 vjeçare. Vinicio tani punon në shtëpinë e pensionistëve ku është edhe babai i tij 77 vjeçar.
Kur ai nuk është duke punuar, vozitë biçikletën rreth fshatit.
Ai poashtu është një tifozë i futbollit dhe shpesh shkon nëpër ndeshje ose për pica me shokët e tij.
Ai nuk ka të dashur që nga fëmijëria pasi që ajo i kishte thyer zemrën atë botë. Mirëpo përkundër të gjithave ai dëshiron shumë të lexoj romane.
Poashtu një herë apo dy herë në javë kur vizitohet të doktori ai u dërgon lule motrave në spital.
Ai ka thënë se do të dëshironte të takonte një vajzë e cila vuan nga sindromi i njëjtë për një lidhje të mundshme.
Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) Bxooootwaa44

Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur ai në rrugë përqeshet dhe quhet “Njeriu Elefantë”, me nëna të cilat ndërrojnë kahe për të mos e takuar.
Madje njëherë ai ishte detyruar që ta lironte ulësen e tij në autobus.

Njeriu i shpërfytyruar që e përqafoi Papa: “Ja historia ime” (Foto) 1-1384876365

“Hipa në autobus dhe desha të ulem pranë shoferit. Mirëpo një person më tha se nuk mund të ulem aty. Ai më tha se nuk dëshiron që të më shikoj. Askush në autobus nuk më mbrojti. U ndjeva jashtëzakonisht keq”, shpjegon ai.
Familja e tyre nuk kanë qenë për pushime për vite me radhë pasi që trupi i Vinicos gjakos aq shumë sa që duhen ndërruar ndërresat për natë.
Vinico dhe motra e tij Morena jetojnë me jo më shumë se 250 euro në muaj të që marrin si social dhe nga 150 euro që marrin si punë vullnetare. /Zëri/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi