Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ

Shko poshtë

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ Empty AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 24, 2013 1:02 pm

AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ
 
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ Sebahate%20Tolaj_25
 
Bashkëatdhetarët nga fshatrat Pobërgje dhe Isniq organizojnë këtë Akademi përkujtimore për keto dy figura të luftës, e më vonë pjesetar të denjë të Policisë së Kosovës, që u vranë në roitë kur ishin duke gjurmuar krimet e caktuara.
Tubimi do të mbahet:
Me datën 24. 11. 2013-e diele, dhe do të filloi në oea 13:00
Adresa: Dahesteinstrasse 1
Pfarheim- 6219 Sursee
Në këtë Akademi janë të ftuar :
Agim Mehmeti
Shpend Shala
Astrit Zemaj, si dhe Familjarët Cekaj

Ftohën bashkëvendasit që të marrin pjesë në këtë Akademi Përkujtimore.
Për informata: Besim Lokaj, nr. i tel. 076390 41 94

 
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ Sabahatja1
Disa reagime të kohës mbi vrasjen e Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt
  
Zyra e SHBA-ve e quan sulmin mbi oficerët e SHPK-së një sulm mi vetë Kosovën
 
Prishtinë, 27 nëntor 2003 - "Vrasja brutale dhe e paramenduar e oficeres së SHPK-së Sebahate Tolaj, dhe plagosja e dy oficerëve tjerë të SHPK-së, Isuf Haklajt dhe Hysen Latajt, nuk është vetëm një sulm në tre oficerë të policisë së Kosovës por është një sulm mbi vetë Kosovën", tha z. Robert Sorenson, i ngarkuari i punëve në Zyrën e SHBA-ve në Prishtinë.

"Me sulmet e tjera mbi policinë dhe institucionet e gjyqësisë në rajonin Pejë-Deçan dhe në rajonet tjera të Kosovës në muajt e fundit, ky vit ka pasur një ngritje shqetësuese të dhunës kundër strukturave të reja ligjore të Kosovës.
 
Duke sulmuar mu në themelet e ligjit dhe rendit në Kosovë, këto sulme, si dhe elementet kriminale që qëndrojnë pas tyre, janë duke e dëmtuar përparimin e Kosovës drejt përmbushjes së standardeve të punës që duhet të plotësohen para se të mund të fillojë procesi i përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
 
Populli dhe institucionet e Kosovës duhet të bëjnë gjitha përpjekjet që t'i çrrënjosin këto struktura kriminale dhe t'i sjellin para gjyqit kryesit e këtyre sulmeve, sidomos vrasësit që qëndrojnë pas vrasjes së oficeres Tolaj".

"Ftojmë të gjithë ata që kanë ndonjë informatë lidhur me këto ngjarje, pa marrë parasysh sa triviale apo të parëndësishme mund të duken ato informata, që të kontaktojnë policinë ashtu që këto krime të tmerrshme të mund të zgjidhen", thotë në fund z. Sorenson.
 
 
Reagim i Forumit të Gruas të LDK për vrasjen e Sabahate Tolajt
 
Prishtinë, 27 nëntor 2003 - Forumi i Gruas i LDK është thellë i tronditur për vrasjen e Sabahate Tolajt, oficere në njësitin hetues të SHPK dhe e dënon ashpër këtë akt mizor.
 
Sabahate Tolaj ishte luftëtare e devotshme e lirisë, luftëtare e betejës së Koshares dhe shumë betejave të tjera e cila me përkushtim i shërbeu popullit edhe pas luftës, drejtësisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Forumi i Gruas i LDK vlerëson se vrasjet me paramendim dhe krimet ndaj institucioneve të Kosovës po godasin rëndë këto institucione dhe të ardhmen e Kosovës.

Më shumë se krimi Kosovën po e mbyt paaftësia dhe pamundësia për ta luftuar atë. Forumi i Gruas i LDK konsideron se është koha krejt e fundit që organet dhe institucionet kompetente të ndalin krimin dhe të dalin me rezultate në luftimin e tij, thuhet në një reagim të FG së LDK-së.
 
 
Forumi i Gruas i LDK-së organizoi pritje për 28 Nëntorin
 
Prishtinë, 27 nëntor 2003 - Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, Forumi i Gruas i LDK ka pritur një delegacion të grave të figurave që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të cilët u vranë gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Melihate Tërmkolli, kryetare e FG, theksoi se "në këtë datë festive për shqiptarët, dhembjen për të gjithë ata që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do ta bëjmë forcë për të realizuar synimin dhe vullnetin e popullit për njohjen e Kosovës, shtet i pavarur dhe demokratik".

Në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, LDK kujton me pijetet të lartë jetën, kontributin dhe veprën e tyre madhore për Kosovën si sakrificën më të lartë e më sublime. Gratë ishin dhe janë pjesë shumë e rëndësishme e këtijë kontributi, vlerësoi Melihate Tërmkolli, kryetare e Forumit të Gruas të LDK, në këtë pritje.

Në këtë pritje mori pjesë edhe Kolë Berisha, nënkryetar i LDK-së, pasi u uroi festën e 28 Nëntorit, premtoi se familjet e të rënëve do ta kenë përkujdesin e LDK-së dhe të institucioneve të Kosovës.
 
 
Në Pobergjë të Deçanit me nderime të larta u bë varrimi i pjesëtares së SHPK-së Sabahate Tolaj
 
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ Sabahatja1Deçan, 27 nëntor 2003 - Në fshatin Pobërgjë të Deçanit, me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve, dje me nderime të larta u bë varrimi i pjesëtares së SHPK-së, Sabahate Tolaj, e cila para dy ditësh u vra pabesisht në një atentat afër Pejës. Në ceremoninë e varrimit, përveç familjarëve dhe kolegëve të saj, morën pjesë edhe personalitete nga jeta politike dhe civile e Kosovës.

Duke folur në ceremoninë e varrimit, Komesioneri i policisë së UNMIK-ut Shtefan Feler premtoi se vrasësit e Sebahates do të sillen para drejtësisë. Feler u shpreh se ky sulm ka për qëllim të pengojë detyrën e policisë në Kosovë. "E vranë Sabahaten për faktin se ishte police.
 
Kjo vrasje u bë me qëllim që të pengohet detyra e policisë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë. Nuk dua të spekuloj për motivin e kësaj vrasjeje, por hetimet do të dëshmojnë këtë që po e them, sepse Sebahatja u vra duke kryer detyrën e policisë.
 
Vrasësit e saj do të sillen para drejtësisë. Këtë ia kam premtuar edhe familjes së Sebahates", tha ndër të tjera komesioneri i policisë së UNMIK-ut Shtefan Feler.

Ndërkaq, koloneli i SHPK-së, Sheremet Ahmeti, tha se Sabahatja u vra nga ata të cilët nuk e duan Kosovën paqësore, por të trazuar, i vrasin ata të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtje të popullit të Kosovës, tha kolonel Ahmeti.

Ndërkaq, kolonel Rrustem Berisha, ish-komandant i UÇK-së i Brigadës 138 "Agim Ramadani" tha se nuk ka besuar kurrë se pas katër vjetësh në Kosovë do të vriten policët tanë.
 
Ata që luftuan kundër okupatorit dhe sot në liri pranuan misionin e shenjtë në mbrojtje të popullit dhe ligjit. E tillë ishte Sabahatja, ngase ajo u dëshmua gjatë luftës në kuadër të Brigadës 138 për aftësinë e saj të jashtëzakonshme si komandante e logjistikës, tha Rrustem Berisha.

Nëpërmjet një telegrami familjen Tolaj e ngushëlloi edhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova. Në këtë telegram të cilin e lexoi para pjesëmarrësve në këtë varrim, këshiltari Salih Cacaj, presidenti Rugova thotë se "Sabahaten e vranë ata që nuk e duan drejtësinë dhe janë kundër pavarësisë së Kosovës".
 
"Ata do të dalin para drejtësisë. Në historinë e re të Kosovës Sebahate Tolaj do të mbetet një heroinë e famshme që punojë në luftë dhe në liri për vendin tonë".

Sebahate Tolaj ishte luftëtare e UÇK-së dhe ka marrë pjesë në Betejën e Kosharës.
 
 
Arratiset nga burgu varsesi i Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt,

Sipas media kosovare,vrasesi i Sebahate Toajt dhe Isuf Haklajt,Bedri Krasniqi është arratisur nga Burgu i sigurise se larte te Dubraves diten e djeshme pas dite.
Ky i denuar per vrasje te dyfisht,ishte denuar nga nje Gjykate me 27 vjet burg.Ne atentatin e organizuar në rrugen Deçan-Gjakove,u paten vrare dy police te njësiteve hetimore,Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.Sebahate Tolaj ishte luftetare e lirise gjate luftes çlirimtare ne Kosovove në vitet 1998-99.
Kjo arritsje eshte një nga shume të këtilla që po ndodhin koheve te fundit në Kosovë.Vitin e Kaluar ,nga ky burg u paten arratisur 7 te denuar per vepra të renda penale.Tragjedia e Brodecit ne Maqedoni është një nga pasojat e arritjes së vitit te kaluar.
Edhe ne Prizren,para dy ditësh,nga duartë e gardianeve u arratis nje i denuar per vjedhje të rënda.
AKADEMI PËRKUJTIMORE PËR 10 VJETORIN E VRASJESË MAKABRE TË SABAHATE TOLAJ DHE ISUF HAKLAJ Sabahate-tolaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi