Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit!

Shko poshtë

Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit! Empty Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 26, 2013 7:01 pm

Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit!



Imam Krasniqi:Ramushi e ka lëshuar rrugën e Zotit! Largea_shefqetii1385449795
Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë në një intervistë për media ka komentuar deklaratat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, lidhur me fenë islame. Imami Krasniqi ka vlerësuar se liderët politikë e kanë humbur vizionin dhe orientimin dhe, sipas tij, ata janë lodhur nga dështimet e njëpasnjëshme, ndaj shpëtimin e vetëm, siç ka thënë ai, e shohin në përkrahjen ndërkombëtare.
“Ndaj paraqitja e kujtdo më "katolik se Papa", duke sakrifikuar identitetin e tij fetar për hir të karrierës, e bën njeriun mjaft qesharak e kontrovers para atyre studiuesve që e njohin më mirë së ne historinë e Ballkanit. Duke synuar, si shumë të tjerë, që përmes mohimit të identitetit fetar të fitojnë simpatinë perëndimore, liderët tanë po harrojnë se po humbin ditë e përditë mbështetjen dhe përkrahjen vendore, pra atë të popullit. Ndërsa, me sa di unë, demokraci do të thotë ‘populli sundon’, e jo ‘ndërkombëtarët sundojnë’”, ka thënë Krasniqi.
Sipas tij, deklaratat e Haradinajt se “ai ka lindur mysliman, por s’e di pse është mysliman për shkak se asnjëherë në jetën tij nuk ka qenë në xhami”, do ta dëmtojnë partinë e tij dhe elektoratin potencial. “Në fakt, mendoj se, ai votuesit tashmë i ka të humbur, ata moti ia kanë kthyer shpinën që kur deputetët e tij vollën vrer kundër Islamit dhe myslimanëve dhe që kur partia e tij pranoi zyrtarisht Kqirën (Anton Kqirën) i cili, në stilin e vajtueseve serbe, vajtoi Millosheviqin pse nuk i preu e nuk i griu 1.9 milion shqiptarë myslimanë sikur që i kishte masakruar në Bosnjë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste Krasniqi ka folur edhe se si do të ishte i gatshëm ta presë në xhaminë e tij Haradinajn, ndërsa i ka bërë thirrje këtij të fundit dhe gjithë liderëve politikë të kthehen kah rruga e Zotit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi