Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI

Shko poshtë

AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI Empty AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 28, 2013 1:27 am

AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI 995541_10151812748209077_1806387093_n
 
AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI

Dikur moti në tokën time
Bukur këndonin dy Kumrija, 

Njëra iku e shkoi n´kurbet
Pa tjetrën thatë mbeti shtëpia.

Shkoi larg, larg n´veri të botës
Ku bie bore, pa ndal bie shi, 
Asaj toke mbushur liqene,
Kumrija jonë i ngjall freski.

Kenka ulur në cep t´një shkëmbi
Pranë një liqeni këngë me këndu, 
Mendja i shkoj te Kumrija tjetër
Kënga në vaj iu shëndrru.

Hem këndonte e hem lotonte
Kënga në etër fluturoj, 
Prite, më tha o Agim Gashi
Me gjithë zemër ta dhuroj.

Është me lot´ kënga e kënduar
Me zjarr Kumrija ta dhuron,
Edhe sofren me lot´ e kemi 
Mërgimtari kështu jetë kalon.

Na vin festat e fundvitit
Na ka ardhë 28 Nëntori, 
Për nder t´festës së flamurit
Prap Kumrija këngës ja mori.

Më tha pash besën o miku im
S´bashku një këngë o me e këndu, 
Gjithë shqiptarëve në këtë rruzull
Ditën e Flamurit me ua Uru.

Pra Urime motra e vllëzër
Nga unë edhe Kumrija, 
Kur t´bashkohen tokat shqiptare
Atëherë bëhet edhe Nënë Shqipërija!

27.11.2013-Düren


AGIM GASHI:DHURATË KËNGA PËR DITË FLAMURI 1466305_10151812722509077_1954461333_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi