Fisnik Ismaili: Nija krismen Berat Buzhala se qetu të kam prit bir bushtre
Faqja 1 e 1
Fisnik Ismaili: Nija krismen Berat Buzhala se qetu të kam prit bir bushtre
Fisnik Ismaili: Nija krismen Berat Buzhala se qetu të kam prit bir bushtre
Fisnik Ismaili ka reaguar ndaj shkrimit të portalit Gazeta Express. Në vazhdim mund ta lexoni reagimin e tij të plotë.
Reagim para padisë ndaj Gazetës Express.
KY ËSHTË BABAI IM
Gazeta Express sapo ka publikue nji artikull për babain tim (vegëza ma poshtë), i cili gjoja paska qenë mik me Millosheviqin, sepse ky i fundit ia ka përmendë emrin babait tim gjatë dëshmisë së Mahmut Bakallit në gjykatën e Hagës. Kjo gazetë aty shpif se babai im qenka takue me Millosheviqin, kur qartë në transktiptë z. Bakalli e mohon kategorikisht këtë gjë.
Babai im, Muharrem Ismaili, ekonomist i diplomuem, tash 70 vjeçar nga Sazlia e Ferizajt, gjatë viteve ’70-’80 ka pasë një karrierë të një ekonomisti të suksesshëm, si drejtor i Therrtores dhe Fabrikës së Bukës në Fushë Kosovë, pastaj Drejtor i Fabrikës së Amortizatorëve (në kohën kur e kanë furnizue Peugeot në Francë), Guvernator i Bankës së Kosovës dhe Drejtor i Bankës së Kosovës, nga e cila pozitë u shkarkue kur u futën masat e dhunshme më 1989.
Përveç kësaj, babai im ishte edhe Kryetar i KF Prishtina, dhe anëtar i Kryesisë në vitet më të mira të klubit, kur ishin në Ligën e Parë të Jugosllavisë, në kohën e Vokrrit, Muriqit dhe shokëve, me Qira Bllazheviqin në krye, të cilin vetë babai im e ka bindë me ardhë në Prishtinë.
Ata që e kujtojnë këtë periudhë, e posaçërisht ata që ma njohin babain, e dijnë se sa i pakontestueshëm ishte kontributi i tij në ekonominë edhe shoqërinë në Kosovë, të cilin në asnjë mënyrë nuk munden me ia njollosë 5 rreshtat e transktiptës së Millosheviqit.
Për ma tepër, kur është e ditun se gjatë gjykimit të tij në Hagë, Sllobodan Millosheviqi i ka përmendë edhe afro 150 emra të tjerë intelektualësh shqiptarë në Kosovë, vetëm me qëllim për t’ua njollosë emnin.
Unë, i biri i Muharrem Ismailit, i diplomuem në Londër, vetran i UÇK-së, Beteja e Koshares, autor i Monumentit të Pavarësisë NEWBORN, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje! edhe së fundmi asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, me 40 vjetët e mia, përkundër kontributit të konsiderueshëm që e kam dhanë për vendin tim, nuk i afrohem as sa thoni asaj që babai im e ka dhanë për Kosovën.
E këtë fundërrinë që e quan veten Gazeta Express, në bashkëpunim me fundërrina komuniste të Rrahman Morinës që e udhëheqin Komunën e Prishtinës, nuk kanë me mujtë me e njollosë as emnin tim, as të babait tim 70 vjeçar, e ma së paku kontributin tonë për Kosovën.
Në ditët në vijim, do ta padis Gazetën Express për shpifje edhe denigrim, deri t’i baj me ia vu drynin. Nija krismen, Berat Buzhala, se qetu të kam pritë, bir bushtre.
Edhe nuk është rastësi që kjo po ndodh pikërisht gjatë fushatës për Prishtinën, me shpifjet tjera që vijnë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës drejt Lëvizjes Vetëvendosje! Këto gjeste duhet dënue me votë, të dielën me 1 dhjetor.
Çdo koment denigrues apo shpifës drejtue mue apo babait tim, ka me u fshi edhe komentuesi me u bllokue prej profilit tim.
I’ll see you in court, Gazeta Express. Ju lus ta shpërndani këtë reagim, të ia bajmë me dije shpifësave se drejtësia ka me fitue në këtë vend.
Ky reagim i Fisnik Ismailit vjen si kundërpërgjigje ndaj artikullit të mëposhtëm të cilin do ta publikojmë të plotë.
Kush është babai i Fisnik Ismailit?
Ose pse pikërisht tash Gazeta Express vendosi ta trajtojë ketë çështje kaq të ndjeshme?
Sepse z.Ismaili tash është zgjedhur përfaqësues i qytetarëve të Prishtinës në Kuvendin Komunal. Dhe se z.Ismaili për kaq vite në format më banale ka pështyrë në të majtë e në të djathtë.
Ish-aktivisti i FER’it dhe tashti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, nuk ka ditë që nuk sulmon Gazetën Express, për çfarëdo shkrimi që atij nuk i shkon për shtati.
Por, jo vetëm Gazetën Express, por edhe këdo që nuk flet e mendon vulgarisht si ai. Për të gjithë ata, që u ka rënë rasti të debatojnë më të, përpos një jo-tolerance primitive që e karakterizon, ai njihet edhe për leksikun e tij pornografik, duke mos hequr nga goja ekstremitetet mashkullore, kur sulmon kundërshtarët.
Të tjerët, ai i sulmon sipas paraqitjes fizike, profesionit që ushtrojnë, familjes dhe rajonit gjeografik, e deri tek kodi gjenetik – të gjithë që s’pajtohen me të i shpallë bijë të nënave të përdala dhe baballarësh kllosharë.
Meqë vetveten e ka shpallur njëfarë autoriteti moral, duke ia atribuuar luksin e gjykimit të të tjerëve sipas kuteve të tij, atëherë konsiderojmë se opinioni nuk duhet të privohet nga informacioni rreth të kaluarës familjare të Fisnik Ismailit.
Arsyeja që Express ka vendosur të merret me të kaluarën e tij familjare sepse ai nuk është më thjesht një aktivist i rrjeteve sociale, por është përfaqësues i qytetarëve.
Babai i Fisnik Ismailit, Muharremi, në vitet e 80′ta ishte drejtor i Bankës Popullore të Kosovës.
Me gjasë, si bankier i ish-Jugosllavisë, rrugët e tij janë kryqëzuar me Slobodan Milosevicin diku nëpër metropolet botërore, ku kishin përfaqësitë e bankave jugosllave.
Pikërisht këtu ndoshta mund të kenë nisur fillet e një miqësie mes tij dhe Slobodan Milosevicit.
Për këtë, ka dëshmuar vet Milosevic në përballjen e tij në Tribunalin e Hagës me dëshmitarin e parë shqiptar, Mahmut Bakallin.
Milosevic gjatë ballafaqimit me Bakallin e kishte pyetur atë se a e kishte dërguar dhe a e dinte Bakalli se Muharrem Ismaili kishte shkuar dhe ishte takuar me Slobodan Milosevicin.
Dialogun mes Bakallit dhe Milosevic po e sjellim të plotë të marrë nga dëshmia e 19 shkurtit 2002, që mund ta gjeni edhe në këtë link.
Përndryshe Express assesi nuk do ta trazonte z. Muharrem Ismaili në pleqërinë e tij, sikur i biri tij Ismaili junior nuk do të ishte kujdesur që të trazonte një botë të tërë, me a pa faj.
Express nuk e ka asnjë e as një fakt për të besuar ose për të dyshuar nëse Muharrem Ismaili i ka mbrojtur ose jo si duhet të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në takimin e tij me kasapin
Milosevic. Mirëpo, meqë ky takim thuhet të ketë ndodhur, atëherë opinioni do të kërkonte të kishte ndonjë informatë rreth kësaj ngjarje. Ndoshta Fisnik Ismaili mund të ketë të tilla.
I akuzuari Milosevic – Pyetje: A e dini kush është Muharrem Ismaili?
Dëshmitari: Bakalli – Përgjigje: Po.
I akuzuari Milosevic – Pyetje: A është ai mik i juaji, drejtor i bankës në Kosovë. Dhe natyrisht shqiptar?
Dëshmitari Bakalli – Përgjigje: Po ai është shqiptar i Kosovës. Ka qenë drejtor i “Bankës së Kosovës”.
Kjo nuk është më, ai nuk është më atje, dhe ai është mik imi. Nuk e di pse më pyesni për këtë.
I akuzuari: Milosevic – Pyetje: Për arsye se dua t’ua bëjë edhe një pyetje. A keni kërkuar nga ai që të vini në bisedë te unë?
Dëshmitari Bakalli – Përgjigje: Asnjëherë, jo, kjo nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk kam biseduar me të për atë se dua të bisedoj me ju. Asnjëherë, jo, nuk e kam bërë kurrë këtë.
I akuzuari Milosevic – Pyetje: Pra pohoni se nuk keni kërkuar që nëpërmjet Muharrem Ismailit të vini tek unë?
Dëshmitari Bakalli – Përgjigje: Me plotë përgjegjësi, përgjigjem që jo.
Për takimin e babait të tij, Muharremit, me kasapin e Ballkanit dhe urrejtësin më të madh të shqiptarëve Slobodan Milosevic, deri më sot Fisnik Ismaili nuk ka dhënë asnjë sqarim për opinionin.
Opinioni ka të drejtë po sipas kutit të Fisnik Ismailit, edhe atij t’ia parashtrojë disa pyetje. A ka biseduar ndonjëherë me babanë e tij për takimin me kriminelin Milosevic? Nëse po, çfarë i ka thënë babai?
Në çfarë cilësie kishte marrë guximin Muharremi që të takohej krye në veti me Milosevicin? A është distancuar Fisniku nga babai i tij për këtë akt?
Nëse jo deri më tani, a e ka ndërmend në të ardhmen në cilësi të deputetit komunal që ta bëjë një gjë të tillë publikisht.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Polemika të ashpra mes Berat Buzhalës dhe Fisnik Ismailit
» Berat Buzhala:Aleksandri ynë
» Berat Buzhala:Pse Ramushi bën, e Isa nuk bën për PDK'në?
» Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
» Berat Buzhala: Mos luaj me protokoll
» Berat Buzhala:Aleksandri ynë
» Berat Buzhala:Pse Ramushi bën, e Isa nuk bën për PDK'në?
» Berat Buzhala: Në mes Thatcher dhe Chavez
» Berat Buzhala: Mos luaj me protokoll
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi