Letër në Facebook Anton Çunit Nga Elida Buçpapaj
Faqja 1 e 1
Letër në Facebook Anton Çunit Nga Elida Buçpapaj
Letër në Facebook Anton Çunit Nga Elida Buçpapaj
By voal.ch | November 17, 2015
I nderuar Anton,
E lexuam letrën tuaj drejtuar Haradinajt. Ajo është letra e një ish-luftëtari të UÇK-së drejtuar një ish-luftëtari të UÇK-së. Sa shumë është spekuluar me emrin e UÇK-së Anton, ju e dini fort mirë, sepse disa „luftonin“ nga Hotel Rogneri, disa të tjerë bënin pasuri në Gjermani me paret e diasporës, e ju luftonit në fushë të frontit, dhe për këtë me plot të drejtë e meritoni respektin e popullit të Kosovës.
Se ka patur trima e sakrifikues që kanë luftuar për këtë vend, prandaj ka ende shpresë se Kosova do të bëhet, ama do të bëhet me burra e gra të ndershme, si ju me shokët e shoqet e tua, pa koncesione në dëm të interesave të popullit të Kosovës dhe stabilitetit afatgjatë në rajon
Ju, Anton, e dini gjendjen ku ndodhet sot Kosova, e dini varfërinë, papunësinë, korrupsionin, sistemin klientelist, degradimin e drejtësisë. Ju e dini se asnjëra prej dosjeve të shqiptarëve të vrarë, shumica figura të LDK-së, prej 1998 nuk janë zbardhur ende dhe shtet demokratik pa drejtësi nuk ka, e pra ju duhet të vini alarmin i pari me e shpëtue Kosovën sepse tash Kosova asht e çlirueme prej pushtuesit, por asht e pushtueme prej krimit dhe pushtetarëve, të një aleance PDK-LDK që është kthyer në binomin e së keqes.
Ju, Anton Çuni, jeni pjesë e asaj LDK-je së cilës iu bashkua e gjithë Kosova, sepse drejtohej nga një Lider si Ibrahim Rugova që kish vendosur me e sakrifikue interesin personal për të mirën e popullit të Kosovës, krejt ndryshe nga ata horra që ti i ke tash udhëheqës partie që kanë vendosur me sakrifikue interesat e gjithë Kosovës, për interesat e tyre personale dhe të klanit më të zi që po drejton Kosovën tash 8 vjet.
Demokracia ka standarte, ajo mbështetet në themele parimesh e vlerash, ajo është emërues i përbashkët për të gjithë Perëndimin, partitë janë marrëveshje që i japin jetë pluralizmit, për të mos lejuar diktatin a diktaturën e një partie, një njeriu apo një kaste me uzurpue shtetin. Në Kosovë nuk ka shtet të së drejtës, i nderuar Anton, për faj të politikanëve, jo për faj të popullit. Populli ka faj se ka votuar për politikanët e Kosovës, se ka besuar tek ju Anton Çuni e tek plot burra e gra të Parlamentit të Kosovës, që të mos e leni në baltë Kosovën, për hir të loyalitetit ndaj lidërshipit të kastës, që unë nuk kisha me i pranue as me drejtue një fshat e jo partinë e Ibrahim Rugovës.
Demokracia asht kudo njëlloj Anton Çuni, e duhet me qenë njëlloj si në Prishtinë, ashtu edhe në Londër, Paris, Berlin, Romë apo Washington D.C. Integriteti i politikanëve të Kosovës duhet me qenë njëlloj si i atyre që drejtojnë sot shtetet në Perëndim. Dhe Kosova i ka këta njerëz e do t’i ketë gjithmonë. Ata janë midis atyre që kanë sakrifikuar, jo midis atyre që kanë përfituar veç pushtet si kasta që drejton sot Kosovën.
Kasta e Hashim Thaçit dhe e skllavopronarëve të Llapit ka dështuar me turp. Por kjo kastë vazhdon të mbajë gjithë frenat e shtetit dhe pushtetit, që i përdor vetëm në interes të pushtetmbajtjes dhe kundër popullit të Kosovës. Kjo kastë po qendron në pushtet sepse mjerisht gëzon mbështetjen e deputetëve të LDK-së në Parlament! Tuajën Anton Çuni. Skënder Hyseni, një prototip i politikanit famëkeq, paçka se është një nga më pak të votuarit në zgjedhjet e qershorit 2014, është sot Ministër i Brëndshëm i Kosovës ! Kjo asht demokracia ? Ju pyes Anton Çuni!
LDK-ja e mbështeti “Zajednica”-n, i nderuar Anton Çuni, ndërsa Serbia vuri në lëvizje gjithë diplomacinë me qëllimin që Kosova të mos pranohej në Unesco.
Unë po kujtoj çfarë tha eksperti i Ballkanit, profesor i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer në një intervistë në shtator të këtij viti tek Zëri i Amerikës se “Problemi është se Bashkësia e Komunave serbe është përkufizuar në baza etnike. Unë mendoj, nënvizoi Daniel Serwer, se kjo është për të ardhur keq dhe unë nuk do të preferoja që kjo të ndodhte”. Sepse eksplicitivisht krijohen kushte për ndarje të Kosovës me modelin e Republikës Srpska që është një dështim i madh.
Ju e dini më mirë se kushdo, Anton Çuni, se gjithë katastrofa dhe luftrat në ish-Jugosllavi u ideuan nga urrejtja etnike dhe fetare. Por ai kapitull tash është mbyllur. Ju mos lejoni të hapet më. Të paktën mos i mbështesni ata politikanë faqezinj që duan të zgjasin pushtetin e tyre me konçesione në dëm të Kosovës dhe që destabilizojnë gjithë rajonin. Marrëdhëniet Kosovë-Serbi krijohen sipas parimit të barazisë dhe reciprocitetit. Një qytetar i Serbisë apo i pakicës serbe në Kosovë është po aq i rëndësishëm sa një qytetar i Kosovës apo i pakicës shqiptare në Serbi. Kështu do të kemi Ballkan pa kufij, si Europë pa kufij. Këto marrëdhënie ndërshtetërore na duhen të luftojmë ISIS-in.
Ndërsa ju, bëtë shumë mirë që i shkruat Haradinajt, Kosova ka plot burra e gra, Parlamenti i Kosovës po ashtu. Mbrojeni stabilitetin e Kosovës, por jo në kurriz të standarteve të demokracisë. Mateni nivelin e demokracisë jo me rahatin tuaj por me standartin e jetës të atij kosovari të thjeshtë që merr plaçkat në krah me ikë prej Kosove si në kohën e Milosheviçit sepse klasa politike nuk lejon krijimin e shtetit të së drejtës. Eksodi asht duke ndodhur në kohën tuaj. Sepse për largimin e shqiptarëve të Kosovës sot nuk asht fajtor veç Thaçi dhe Isa Mustafa, por edhe ju që iu shkoni prapa!
Me nderim e respekt
Elida Buçpapaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Elida Buçpapaj - Meditime në 10 vjetorin e Misionit Katolik NënëTereza Aarau (Fotoreportazh) Nga Elida Buçpapaj
» ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ:
» ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ:
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi