Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:VARRI I RASHKËS

Shko poshtë

AGIM GASHI:VARRI I RASHKËS Empty AGIM GASHI:VARRI I RASHKËS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 19, 2013 10:50 pm

AGIM GASHI 
 
VARRI I RASHKËS 
 
 AGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 1458695_10151855949944077_1469166_n
 
Këto nuk janë cunga
janë kufoma
Gra e fëmijë
Pleq e plaka
Nuse me duvak
Dhëndur e t´fejuem
Të gjithë shqiptar
Viktima të një shteti kriminal
Të një krimineli
Pjestar i një populli
Që na piu gjak
 
Dhe sot Evropa plak
E pranon në gjiun e saj
Mu Serbinë kriminale
Pse vranë
Se masakruen
Se dhunuen
Se rjepen shqiptar
Ata e shpërblyen
Si kurr më parë
 
E shpërblyen sepse
Serbët nuk vranë serb
Nuk dhunuan serbe
Nuk e vodhen atdheun e vetë
Ata vranë
Slloven
Kroat
Boshnjak
Shqiptar
Por kunder vetëvetes nuk ishin
 
Neve sot sna do askush
Veten e bëmë rrush
Me grada kalavesh
Dreqi se merr vesh
N´histori e paparë
Kur u mbush kjo tokë
Komandanta e gjeneral
Pa ushtar
Prap n´robëri
 
Ne shekuj kemi gropu
Eshtrat e paraardhësve tanë
Me gjak fituam lirinë
Në liri gjithmonë
Fitonim robëri
Kush më fillin spo ja di
Jemi bërë dreqer në sy të tjerëve
Duke marr adete t´huaja
Që po „bëjka“
Me u martue me vajzë vllau
Ndersa politikanët tanë
Në token dardane
Vallen e djallit
Se ndalin dot
 
Deri kur moj Arbëri
Me gjak e eshtra
Do t´paguash liri
Me mbet  n´robëri
 
19.12.2013
Düren
AGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 1525188_10151855950854077_1745393369_nAGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 960074_10151855951344077_1901381986_nAGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 994415_10151855951669077_1415156908_nAGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 1528702_10151855952199077_1199404434_nAGIM GASHI:VARRI I RASHKËS 1456653_10151855952634077_344216059_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi