Vritet në oborrin e shtëpisë deputeti i PS, Fatmir Xhindi
Faqja 1 e 1

Berisha: Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi nga një akt kriminal dhe barbar është një ngjarje e rëndë dhe shokuese për Fierin dhe mbarë vendin. Deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tij parlamentare në tre legjislatura është dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrës së tij të rëndësishme të ligjvënësit. Kryeministri Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, PS dhe Parlamentit. Kryeministri Berisha siguron se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjenden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë, që të marrin dënimin e merituar.
Deputeti Fatmir Xhindi ishte zgjedhur në zonën e Roskovecit deputet për tre mandate rradhazi, duke përfaqësuar PS-në.
Burime zyrtare të policise konfirmuan qe eshte vrare sot ne mbremje prane baneses se tij ne Roskovec te Fierit, deputeti i PS, Fatmir Xhindi.
Deputeti eshte qelluar me arme zjarri kallashnikov. Se paku 6 plumba kane prekur organet e tij jetesore, sipas njoftimeve te para.
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana janë nisur drejt Fierit, ndërkohë që policia lokale, njoftoi se ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit.
Ende asnjë burim zyrtar, as nga PS-ja nuk eshte ne gjendje te jap ndonje deklarate lidhur me krimin e pazakonte.
Xhindi i datelindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre femijeve. Ai ka lindur dhe banon ne Fier dhe ishte deputet i zones 68. Ishte deputet i kesaj zone ne te pakten 3 legjislatura. Deputeti i ndjerë, Fatmir Xhindi
Me poshte eshte deklarata zyrtare e MB per ngjarjen:
Rreth orës 21:15 minuta nga ana e patrullës së qarkullimit rrugor në aksin rrugor Fier-Patos është konstatuar që familjarë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Fatmir Xhindi, po e transportonin atë me shpejtësi drejt spitalit të Fierit pasi ishte qëlluar me armë zjarri.
Lajmi u konfirmua më pas nga autoritetet e spitalit të Fierit, ku deputeti Fatmir Xhindi ishte dërguar nga familjarët e tij në gjendje të rëndë pas goditjes me armë zjarri, për shkak të së cilës ka humbur edhe jetën.
Forcat e policisë së Fierit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se deputeti Fatmir Xhindi është goditur me armë zjarri brenda oborrit të shtëpisë së tij në kohën kur sapo kishte parkuar automjetin e tij.
Sipas deklaratave paraprake të familjarëve të tij, deputeti Xhindi sapo ishte kthyer nga puna në pronat e tij private në zonën e Kurjanit.
Në vendngjarje kanë mbërritur drejtues të lartë të Departamentit të Hetimit të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe autoritetet e hetimit të krimeve të rënda të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier.
Në vendngjarje ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Policia së bashku me Prokurorinë e Qarkut Fier ka nisur hetimin dhe mbledhjen e të gjitha provave në vendngjarje.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë angazhuar të gjithë ekspertët më të mirë të hetimit të krimeve të rënda dhe siguron opinionin publik dhe familjen e deputetit Xhindi, se do të kryhet një hetim i hollësishëm dhe i thellë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, për zbulimin e shkaqeve të saj dhe gjetjen e autorëve.
Berisha: Akt barbar, do të marrim të gjitha masat
Kryeministri Berisha e ka cilësuar ngjarjen "akt barbar" . Berisha ka thënë se deputeti Xhindi është dalluar për përkushtim.
Kryeministri tha se autorët do të vendosen përpara drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të deputetit, Fatmir Xhindi.
Rama: Presim të zbardhet ngjarja
Lideri i Partisë Socialiste, i cili ndodhet në Rroskovec, ka dhënë një prononcim të shkurtër për shtyp, ku e ka cilësuar vrasjen e Xhindit si një humbje të madhe për Partinë Socialiste, ashtu edhe për qytetin e Rroskovecit. "Presim të zbardhet ngjarja, po i qëndrojmë ndërkohë pranë familjes" - tha Rama
Në vendgjarje ndodhet edhe kryetaria e kuvendit, Jozefina Topalli, e cila tha para mediave se "eshte goditur i gjithe Kuvendi i Shqiperise".
Presidenti Topi gjithashtu dha nje deklarate per shtyp rreth ores 1 e 20 pas mesnate. Ai e cilesoi ngjarjen nje krim te pashembullt dhe tha se deputeti i vrare shquhej per korrektesi. /sh/rd/bs/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Prençi: Asnjë i ndaluar deri tani, nëntë dëshmitarë në pyetje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi tha me telefon se deri tani policia nuk ka bërë ndalime lidhur me vrasjen e deputetit fatmir Xhindi por 9 dëshmitarë po merren në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.
-- Sa është zbardhur deri tani nga ngjarja?
Deri tani ne po kryejmë veprimet hetimore në vendngjarje lidhur me provat materiale që cilësohen aty, me pyetjen e dëshmitarëve dhe thithjen e informacioneve nga gjithë territori që mbulojnë agjentët dhe oficerët e policisë.
-- A ka ndonjë të ndaluar deri tani?
Jo. Deri tani kemi vetëm dëshmitarë të shoqëruar që sqarojnë rrethana të dobishme mbi ngjarjen.
-- Sa dëshmitarë jeni duke marrë në pyetje?
Efektivisht në zyrat e drejtorisë së qarkut po pyeten 9 dëshmitarë.
-- A ka ndonjë fakt domethënës që kanë nxjerrë ata lidhur me rrethanat e ngjarjes?
Ne presim që në mëngjes të bëjmë një analizë përfundimttare të gjithë veprimeve që kemi kryer. Efektivisht po vazhdon puna nga shumë oficerë dhe prokurorë të krimeve të rënda dhe në mëngjes do të konludojmë mbi ato që kemi kryer dhe detyrat që do të bëjmë hap pas hapi deri në zbardhjen e plotë kësaj ngjarjeje.
--Cilat janë pistat që po analizoni deri tani?
Nuk mund të përcaktojmë pista në këto momente që po flasim. Presim orët në vazhdim për të përcaktuar diçka.
-- Sa policë janë angazhuar për këtë operacion?
Përveç efektivave të policisë së Fierit, ne kemi vënë në shërbim të përforcuar të gjithë policinë në të gjithë vendin ndërkohë që në Fier kemi përqendruar ekspertët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të Laboratorit Qendror Kriminalistik, të Mjeksisë Ligjore dhe specialistët e Drejtorissë së Krimeve të Rënda. Të gjithë jemi në krye të strukturave për të zhvilluar në kohë rekord veprimet hetimore dhe me cilësi të lartë proceduriale.
-- Personi që ka kryer vrasjen a është i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë?
Është një akt mjaft i rëndë dhe absolutisht që është person me rrezikshmëri të lartë por detajet në vazhdim të hetimeve do të nxjerrin edhe autorin dhe motivet për të cilin e ka kryer këtë krim.
-- A keni bllokuar rrugë në akset ku po bëhen kërkimet?
Ahmet Prençi: Jo. Rrugët nuk janë të bllokuara por janë nën monitorimin e rreptë të policisë për të ushtruar kontrolle ndaj personave të dyshimtë. //ii//voa//

Arrestohen 10 persona për rastin Xhindi
Arrestohen 10 persona për rastin Xhindi
Nga Express
Pavarësisht angazhimit të policisë dhe gjithë strukturave të rendit, ende nuk ka një pistë të qartë hetimi rreth motiveve të ekzekutimit të deputetit socialist Fatmir Xhindi.
Ekspertë të kriminalistikës, prokurorë dhe agjentë të policisë janë rikthyer në Roskovec për veprime hetimore. Ata kanë konstatuar prishje të vendit të ngjarjes, pasi familjaret zhvendosen trupin për ta transportuar në spitalin e Fierit, po kështu edhe automjetin e tij. Deputeti është ekzekutuar në një pritë në hyrje të shtëpisë së tij dykatëshe.
Agjentet e policisë mendojnë se ai është qëlluar nga një largësi 2 metra, ku vrasësit e kanë pritur përballë hyrjes dhe pas ekzekutimit mendohet të jene larguar në një rrugicë. Nuk dihet ende sa persona kanë kryer krimin.
Ekspertet kanë filmuar gëzhojat, që kane arritur deri në dritaret e shtëpisë së deputetit. Që prej mbrëmjes se djeshme policia ushtroi kontrolle në fshatin e lindjes së Xhindit, Kurjan, si dhe në Roskovec. 10 persona që kanë qenë shoqëruesit e deputetit, ose që kanë pire kafe me të orët e fundit të jetës, janë shoqëruar në polici. Por uniformat blu janë tepër të rezervuara për të dhënë informacione rreth dëshmive të tyre, që konsiderohen sekrete.
Familjarët e deputetit të vrarë socialist Fatmir Xhindi kanë refuzuar ofertën e kryetares së Kuvendit që homazhet e përcjellja e deputetit për në banesën e fundit të bëhej nga ambientet e Kuvendit.
Sipas gazetarit të NEWS24 familjarët kanë kërkuar që homazhet të kryhen në banesën e të ndjerit në Roskovec të Fierit dhe sipas zakoneve të tyre. Po nga familjarët është mësuar se ceremonia mortore për deputetin socialist Fatmir Xhindi do të kryhet sot në orën 15.00
Ndërkohë, trupi i pajetë i deputetit të vrarë socialist Fatmir Xhindi i cili është mbajtur gjithë natën në morgun e spitalit të Fierit ka mbërritur në banesën e tij. Makina që mbante arkivolin me trupin e deputetit 49 vjecar, është shoqëruar nga një kortezh i madh makinash me miq dhe të afërm të deputetit.
Mësohet se trupi i deputetit ka qëndruar gjatë gjithë natës në morgun e spitalit të Fierit për tu lejuar më pas sot në mëngjes të dërgohet në banesën e tij në lagjen numër 1në Roskovec të Fierit, ku do të kryhen dhe ceremonitë mortore.
Fatmir Xhindi babai i tre fëmijëve (22, 20, dhe 16 vjeç), mbeti i vrarë mbrëmë rreth ora 21. 10 pranë shtëpisë së tij. Informacionet paraprake të policisë thonë se deputeti është qëlluar me breshëri automatiku në momentin që ka parkuar makinën në derën e shtëpisë së tij. Deputeti ka vdekur vetëm 4 metra larg portës dhe 6 plumba kanë përshkruar trupin e tij, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur shumë gëzhoja.
Ekspertë nga ministria e Brendshme, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Policisë po merren me grumbullimin e provave, dëshmive të cilat do të mund të zbardhin vrasjen e rëndë dhe të arrestohen autorët e krimit. Në mënyrë të menjëhershme, janë ngritur postblloqe në të gjitha akset kryesore rrugore dhe ato dytësore në pritje të kapjes së autorit. Të gjitha makinat janë nën kontroll dhe forca të shumta policie në gjithë qytetin e Fierit.
Rama: Vrasja të zbardhet një orë e më parë
Vrasja e deputetit u dënua nga personalitete të larta të vendit. Kryetari i PS-së Edi Rama, i cili ndodhej pranë familjarëve të deputetit Xhindi në orët e para të mëngjesit të sotëm tha se ngjarja ishte shumë e rëndë dhe që trondit vendin. “U vra një qytetar që përfaqëson shumë qytetarë të tjerë. Shpresoj që vrasja të zbardhet sa më shpejt.
Presidenti Topi: Masa që autorët të vihen para drejtësisë
Presidenti Bamir Topi e cilësoi si ngjarje jashtëzakonisht të rëndë është një akt kriminal i pashembullt që duhet zbardhur pa humbur kohë, duke i dhënë autorëve përgjigjen e merituar. Kryeministri Sali Berisha siguroi se do të merren të gjitha masat për të zbardhur vrasjen dhe autorët të vihen para ligjit.
Topalli afër familjarëve të Xhindit: Vrasja do dënohet ashpër
Edhe Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli udhëtoi në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt banesës së deputetit të vrarë socialist Fatmir Xhindi. Ajo e cilësoi ngjarjen kriminale që ka goditur të gjithë Kuvendin. “Jemi të tronditur për humbjen e një deputeti që ka një kontribut 12 vjecar. Ngushëllime familjes. Jam i sigurtë se institucionet e drejtësisë do e dënojnë me dënimin më të ashpër”
Vritet Fatmir Xhindi, deputet i Kuvendit te Shqiperise
Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së Roskovecit. Automjeti me të cilën udhëtonte i vetëm është qëlluar me armë zjarri të tipit kallashnikov.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur të parët shërbimet e policisë lokale dhe drejtorët e drejtorisë së përgjithshmne të policisë, ndërkohë që mësohet se edhe kreu i Partisë Socialiste është nisur drejt Roskovecit.
Konfirmohet se janë duke u kontaktuar familjarët e të ndjerit për të mësuar nëse ka patur ndonjë kërcënim që mund të kishte deputeti kohët e fundit. Policia ka rrethuar vendin dhe po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, mësohet se larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Shtepia e deputetit është rrethuar nga forca të shumta policore.
Të dhënat momentale lidhur me vrasjen e deputetit të PS-së Fatmir Xhindi, janë ende kontaradiktore pasi ende po punohet nga grupi i ekspertëve për zbardhjn e saj. Bëhet e ditur se Xhindi ka qënë 6 metra larg shtëpisë. Shtëpia e Xhindit ndodhet në një rrugicë e cila është e errët ndaj edhe autorët kanëe shfrytëziuar këtë errësirë për të kryer vrasjen. Mendohet se personi i cili ka kryer krimin nuk ka qënë me makinë pasi rrugica është shumë e ngushtë
Ngjarje e rëndë e ndodhur në Rroskovec duket se ka cuar në shtimin e forcave të sigurisë në rrugët hyrëse dhe dalëse, që lidhin qytetin e Fierit me atë të Vlorës. Kështu janë ngritur postoblloqe të shumta policie të cilat po kryejnë kontrolle të automjeteve për të bërë të mundur identifikimin e ndonjë personi të përfshirë në këtë vrasje të rëndë.
Nënkryetari i grupit të Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka dënuar vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi.
“Është një ngjarje e rëndë, e cila është shumë e rëndë dhe për familjen Xhidni. Fatmir Xhidni ka qenë një person shumë i lidhur me vendin e tij dhe shumë popullor atje”- u shpreh Braçe në një lidhje telefonike për televizionin “Neës24”.
Brace ka theksuar se Xhindi ka qënë një person i qetë dhe ka përjashtuar cdo mundësi të ndonjë konflikti të mundshëm të tij.
“Eshtë shpejt për të folur për motivet e ngjarjes, por unë përjashtoj kategorikisht konflikte personale. Ai nuk ka patur probleme personale me askënd” u shpreh Brace.
Ndërkohë Brace ka akuzur qeverinë për mungesën e sigurisë në vend duke theksuar se nuk ka siguri për jetën e qytetarëve dhe politikanëve.
“Në këtë vend nuk ka siguri, qeveria ka hequr dorë nga siguria. Duhet të ndodhin ngjarje të tilla që të kuptohet se në këtë vend nuk ka siguri për jetën, as për politikanët dhe me njeriun me më pak konflikte dhe me nder” tha Brace për Neës24.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ky krim mund të jetë kryer më shumë se sa nga një autor. Mbi trupin e deputetit ka pasur një breshëri plumbash çka e kanë bërë atë të humbi jetën. Xhindi po kthehej nga një fushatë elektorale për të cilin ai po punonte në fshatrat e rrethit të Fierit. Xhindi në këtë fushatë ka qenë i shoqëruar nga një anëtar i selisë së PS, por ende nuk dihet se cili ka qënë. Xhindi po e kryente këtë fushatë për legjislaturën e tretë të Kuvendit të shqipëerisë.
Policia po mban kontakt me familjarët, po merren në pyetje edhe personat që e kanë shoqëruar ne mbrëmje. Pritet të analizohen të dhënat për të gjetur nëe shkak të kësaj ngjarjeje. Në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit është vënë në gjendje alarmi dhe janë thirrur të gjithë shefat e lartë të Departamentit të hetimit, për të bërë zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.
Mësohet se drejt Rroskovecit ku është qëlluar Xhindi janë nisur kreu i PS-së Edi Rama si dhe një grup deputetësh, të cilët janë Valentina Leskaj, kryetaria e grupit paralmentarë të PS, Emrelinda Meksi si dhe Ylli Bufi. Kjo është vrasja e dytë në kuvend pas vrasjes se deputetit të PD Azem Hajdari. Mbetet ende një vrasje me shumë mistere. (balkanweb, TCH)

Olli Rehn dënon vrasjen e deputetit Xhindi

Komisionari për Zgjerimin i Komisionit Evropian, Olli Rehn
Komisionari për Zgjerimin pranë Komisionit Evropian, Olli Rehn, dënon vrasjen e deputetit të parlamentit shqiptar, Fatmir Xhindi. Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së KE-së në Tiranë, e komisionari Rehn, dënon me forcë aktin e rëndë ndaj deputetit Xhindi, ku kërkohet nga autoritetet shqiptare hetimin me shumë kujdes të këtij krimi. "Dënoj me forcë vrasjen e Fatmir Xhindit. Dua t'i përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta familjes dhe miqve të tij. I bëj thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë këtë krim me shumë kujdes dhe të sjellin para drejtësisë autorin e saj", citohet deklarata e zyrtarit të KE-së. Deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi, u vra me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës (2 maj) pranë shtëpisë së tij në Roskovec, nga persona ende të panjohur. Ngjarja e rëndë tronditi jo vetëm politikën shqiptare, por edhe opinionin publik

Vrasja e Xhindit, përforcohen masat në pikat kufitare tokësore

Policia Kufitare është në gjendje gadishmërie që nga dita e sotme. Autoritetet bënë të ditur se do të kontrollohet çdo automjet i dyshimtë që kalon në doganë drejt Greqisë dhe Maqedonisë. Masat merren në kuadër të hetimeve policore për të kapur autorin e vrasjes së deputetit të PS-së, Fatmir Xhindi që mbeti i vrarë në një atentat në shtëpinë e tij në Roskovec dy ditë më parë.
Në Kapshticë e Qafë Thanë si dhe në Kakavijë jane ngritur postoblloqe dhe kanë filluar kontrollet në mënyrë që i dyshuari në kapet nëse tenton të largohet nga Shqipëria. Vrasësi ka lënë gjurmë në një kuti aspirine
0ra 08:00
TIRANË- Të gjitha shpresat e policisë për të zbuluar identitetin e autorit të vrasjes janë përqendruar në një pako aspirinë tabletë, e cila është konsumuar nga vrasësi përpara krimit të rëndë. Kjo është prova e parë dhe e vetme që mund të drejtojë grupin hetimor të çështjes për të zbuluar se kush është njeriu që ka vrarë deputetin Fatmir Xhindi.
Të dhënat e para tregojnë se ai është një vrasës i vetëm, i cili ka pritur për një kohë të gjatë deri sa deputeti të kthehej në shtëpi. Pikërisht gjatë qëndrimit në pritje, vrasësi ka lënë disa gjurmë të vogla që mund ta tradhtojnë më pas.
Hetuesit e çështjes pohuan se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është krijuar edhe një mekanizëm i qartë i vrasjes, por edhe janë marrë disa prova që më pas mund të rezultojnë shumë të rëndësishme për hetimin.
Duke parë pozicionin e viktimës dhe prejardhjen e plumbave, është zbuluar se vrasësi ka qëndruar në pritje brenda shtëpisë së deputetit Fatmir Xhindi. "Ai ka qëndruar i shtrirë në bar, duke pritur që deputeti të kthehej në shtëpi.
Kjo vërtetohet nga shenjat që janë lënë në barin e kopshtit. Madje, nga thellësia e shenjës dhe ngjeshja e barit, mund të themi që ai ka pritur për një kohë të gjatë",- thanë dje hetuesit e çështjes.
Pritja e gjatë e vrasësit, por edhe ankthi i tij, janë vërtetuar edhe nga ajo që deri më tani është prova më e fortë e policisë, një pako aspirine, si dhe qesja që mbështillte atë.
Gjatë pritjes vrasësi ka gëlltitur një prej kokrrave të aspirinës, por ka harruar të vendosë kutinë në xhep. Hetuesit mendojnë se aty ndodhen gjurmët e gishtërinjve të vrasësit dhe për këtë arsye pakoja e aspirinës dhe qesja e plastmasit që e mbështillte, është dërguar në Laboratorin Qendror Kriminalistik.
Hetuesit e çështjes kanë insistuar dje për praninë e një vrasësi të vetëm, i cili i dinte shumë mirë lëvizjet e deputetit. Burime të grupit hetimor pohuan se vrasësi e ka ruajtur prej kohësh Fatmir Xhindin dhe dinte shumë mirë itinerarin e tij dhe për këtë arsye i ka zënë pritë në atë vend.
"Deputeti ka ardhur me makinën e tij deri përpara derës së shtëpisë. Ka dalë nga makina për të hapur derën, që të fuste makinën brenda dhe pikërisht në këtë moment është vrarë",- thanë hetuesit.
Përveç ekspertizës, policia ka marrë në pyetje edhe dhjetë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, por deri më tani pa asnjë rezultat konkret.
"Gjatë natës janë shoqëruar dhe pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethanat e dobishme të hetimit, 10 shtetas. Në orët e mëngjesit ata janë lënë të lirë",- thanë hetuesit. Një tjetër dëshmi shumë e rëndësishme për hetimin e çështjes është edhe ajo e pronarit të lokalit ku deputeti ka pirë kafenë e fundit.
Ai është njeriu që ka parë për herë të fundit gjallë Fatmir Xhindin dhe vetëm pak minuta më pas është kryer vrasja. Ndërkohë deri në orët e vona të ditës së djeshme është vazhduar me marrjen në pyetje të banorëve të zonës.
Duke qenë se Roskoveci është një qytezë e vogël dhe njerëzit pothuajse njihen të gjithë, hetuesit janë përqendruar në zbulimin nëse vrasja është kryer nga ndonjë banor apo person i huaj që mund të ketë ardhur nga jashtë.
Për këtë arsye janë marrë në pyetje fqinjët e deputetit nëse kanë parë ndonjë person të huaj ose të dyshimtë që të lëvizë në lagje. Rezultatet e dëshmive të marra gjatë mbrëmjes së djeshme, nuk janë bërë ende publike. Presidenti Topi ngushëllon familjarët e deputetit Fatmir Xhindi
-------------------------------------------------------------------------------------
Krerët e policisë dhe prokurorisë, takim urgjent në Fier. Ngrihen pistat e vrasjes për konflikte pronësie, biznesi ose personale
Pistat e hetuesve për vrasjen e deputetit
TIRANË- Rëndësia e çështjes ka mbledhur në një takim urgjent, në qytetin e Fierit, krerët më të lartë të institucioneve hetimore shqiptare, të cilët kanë përcaktuar edhe pistat e para.
Kryeprokurorja, Ina Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, si dhe krerët e disa institucioneve më të vogla, kanë qëndruar kokë më kokë për më shumë se dy orë, duke diskutuar për çështjen.
Mbledhja ka nisur në orën 14.00 dhe ka përfunduar pak përpara orës 17. Burimet nga brenda takimit kanë pohuar dje edhe pistat e para hetimore që ka ngritur policia dhe prokuroria për këtë çështje.
"Po hetohet në tri pista kryesore. E para është ajo e pronësisë dhe të tjerat janë konflikte biznesi dhe konflikte personale.
Për momentin hetimi është ende në fazat e para dhe pothuajse të gjitha pistat janë të hapura. Dalëngadalë do mbledhim prova e më pas do mund të përjashtojmë pistat. Kemi mbledhur shumë dëshmi, por ato duhen analizuar",- thanë dje burime nga brenda takimit mes Kryeprokurores Ina Rama dhe kryepolicit Ahmet Prençi.
Sipas tyre, ka filluar që tani verifikimi i pistave dhe veprimi i parë që është kryer është sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me pronat e deputetit dhe familjes së tij. "Seksioni i krimit ekonomik ka kryer bllokimin e të gjitha dokumenteve të pronësisë në hipotekë.
Edhe pse ka shumë pak gjasa, një nga pistat është ajo e problemeve të pronësisë dhe duhet verifikuar deri në fund. Ndërkohë jemi duke verifikuar edhe dokumente të tjera në lidhje me pronat e deputetit dhe të afërmve të tij",- thanë burimet e policisë.
Ora 16.00
Deputeti Fatmir Xhindi është nisur nga qyteza e vogël e Roskovecit dhe ka shkuar në pronat e tij, ullishte, që ndodhen në fshatin Kurjan, i cili ndodhet rreth shtatë kilometra larg qytetit. Ai është veshur me rroba të thjeshta dhe ka punuar në tokat e tij.
Ora 20.00
Deputeti Fatmir Xhindi ka mbaruar punë në tokat e tij në Kurjan dhe është ulur që të konsumojë një kafe, në një prej lokaleve aty pranë. Ai është ulur në lokalin e Bujar Kukës, ku ka qëndruar për disa minuta duke biseduar me klientët e tjerë.
Ora 20.45
Pronari i lokalit në fshatin Kurjan, Bujar Kuka, ka deklaruar se deputeti është ngritur pasi ka pirë kafenë dhe ka hipur në makinë, duke u nisur për në shtëpinë e tij në Roskovec. Rruga për shtatë kilometrash është përshkuar për gati dhjetë minuta.
Ora 20.55
Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, është gjendur përpara shtëpisë së tij, ai ka zbritur nga makina dhe ka hapur derën kryesore për t'u futur brenda. Teksa po kthehej sërish për tek makina, ai është qëlluar nga një breshëri automatiku, që i ka marrë jetën.
Ora 21.00
Të afërmit e deputetit kanë dëgjuar krismat dhe kanë dalë në dritare për të parë se çfarë ka ndodhur. Ata kanë gjetur trupin e gjakosur të Fatmir Xhindit të shtrirë përdhe dhe menjëherë e kanë nisur me një makinë për në spitalin e qytetit të Fierit.
21.05
Të afërmit e deputetit kanë njoftuar vëllanë e tij farmacist në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Njëkohësisht, është njoftuar edhe spitali i qytetit të Fierit që të bëhej gati, sepse ishte qëlluar me armë zjarri deputeti i Roskovecit, Fatmir Xhindi.
21.15
Një patrullë e Policisë Rrugore ka parë rrugës makinën që po kalonte me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit të Fierit. Nga kontaktet e marra, policët kanë mësuar se me atë makinë po transportohej deputeti i qëlluar me armë zjarri në Roskovec.
Ora 21.30
Makina që transportonte deputetin Fatmir Xhindi, mbërrin në spitalin e qytetit të Fierit ,por 49-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Mjekët pohuan se Fatmir Xhindi ka mbërritur në spital i vdekur. Shkaku: shoku hemorragjik, i shkaktuar nga 6 plumba. /sh/

Qeveria e vendosur për arrestimin e vrasësit të deputetit Xhindi

Vrasja e deputetit Xhindi, tronditi opinionin e gjerë dhe tërë lidershipin politik në Shqipëri. Ndërkaq, krerët më të lartë të shtetit, Berisha, Topi, Topalli etj., dënojnë aktin kriminal, ndërkaq kreu i Qeverisë Berisha garanton zbardhjen e ngjarjes.
Qeveria dhe policia të vendosura për zbardhjen e krimit, pas vrasjes së deputetit, Xhindi.
Tiranë – Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi vlerësohet si një akt barbar dhe kriminal. "Kjo është një ngjarje e rëndë dhe shokuese për Fierin dhe mbarë vendin. Deputeti Fatmir Xhindi gjatë veprimtarisë së tij parlamentare në tre legjislatura është dalluar nga përkushtimi, përgjegjshmëria dhe serioziteti në përmbushjen e detyrë së tij të rëndësishme të ligjvënësit”, bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi për shtyp kryeministri Sali Berisha. Kryeministri Sali Berisha duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar, i shprehu ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Partisë Socialiste dhe Parlamentit. “Kryeministri Berisha i siguron ata se qeveria do të ndërmarrë të gjitha masat dhe do bëjë çdo përpjekje që autorët e këtij akti mizor të gjinden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë në mënyrë që të marrin dënimin që meritojnë”, siguroi Kryeministri Berisha. Kryeparlamentarja Topalli, vlerëson se kjo është një ngjarje kriminale e shëmtuar, jashtëzakonisht e rëndë ka goditur deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, na ka goditur të gjithë neve. Të gjithë jemi të tronditur për humbjen e deputetit, kolegut që kemi punuar 12 vite, një kontribut që unë e vlerësoj jashtëzakonisht. Unë shfrytëzoj rastin dhe një herë të shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, timin personal, familjes, miqve, kolegëve të afërmve të dashur për humbjen e kolegut, me të cilin kemi punuar prej kaq vitesh. Në të njëjtën kohë jap mbështetjen maksimale policisë dhe gjithë institucionet në kërkim të kriminelit”, vlerëson Topalli, duke garantuar që institucionet do të arrestojnë dhe do të japin verdiktin më të merituar për vrasësit makabër. “Vrasësi, është një kriminel që ka goditur Parlamentin e Shqipërisë, jo vetëm deputetin Fatmir Xhindi”, deklaroi kryetarja e Kuvendit Topalli.

Prokuroria ngre pistat e hetimit për vrasjen e deputetit Xhindi

Nderkohe, makina e deputetit Xhindi ndodhet ne laboratorin e kriminalistikes, ku po analizohet edhe nje qese e gjetur ne skenen e krimit, tek e cila policia dyshon se mund te kete gjurme gishtash
Prokuroria shqiptare ngriti më në fund disa pista hetimi për shkaqet e vrasjes me armë zjarri të deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi. Pas një mbledhje që zgjati mbi 5 orë në prokurorinë e qytetit të Fierit, pjesëtarë të mbledhjes kanë bërë të ditur jo-zyrtarisht për mediat se hetuesit kanë paraqitur 4 pista hetimi, të cilat nuk mund të bëhen publike për shkak të sekretit hetimor.
Në mbledhjen e prokurorisë së Fierit mori pjesë edhe prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, hetuesit dhe prokurorët më të njohur të vendit.
Janë kryer gjithashtu një seri analizash të gëzhojave dhe materialeve të tjera që janë mbledhur në vend-ngjarje.
Deputeti i Partisë Socialiste të opozitës, Fatmir Xhindi, u vra në mbrëmje nga të shtënat automatike të personave të panjohur, ndërsa ai po afrohej në banesën e vet në afërsi të Fierit, 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.
Ngritja e pistave të hetimit iu bashkua edhe një shperblimi të policisë prej 250 mijë euro për këdo që i jep informacion mbi autorët e vrasjes.
Zoti Xhindi u varros sot me ceremoni mortore të posaçme në vendlindjen e tij, në Kurjan të Fierit. Në ceremoni merrnin pjesë një numër i madh banorësh dhe politikanësh. Nderkohe, makina e deputetit Xhindi ndodhet ne laboratorin e kriminalistikes, ku po analizohet edhe nje qese e gjetur ne skenen e krimit, tek e cila policia dyshon se mund te kete gjurme gishtash

Kryetarja e Kuvendit merr pjesë në homazhet në nderim të deputetit Fatmir Xhindi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e shoqëruar nga një numër I madh deputetësh mori pjesë në ceremoninë e homazheve në nderim të deputetit Fatmir Xhindi, I vrarë mbremë, pranë banesës së tij në Roskovec, Fier.
Në ceremoninë e rastit, u vendosën kurora në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetares Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit takoi dhe i përcolli ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të deputetit Fatmir Xhindi, bashkëshortes së tij, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë.
Pas kryerjes së homazheve, Kryetarja e Kuvendit u shpreh:
"Jemi këtu, përsëri në Roskovec për ti dhënë lamtumirën e fundit kolegut ,deputetit të tri legjislaturave, Fatmir Xhindi.
Ajo që ndodhi dje është një ngjarje shumë rëndë; nuk është goditur vetëm Roskoveci, por është tronditur e gjithë Shqipëria; nuk është goditur vetëm deputeti Fatmir Xhindi, por është goditur Parlamenti.
Familja ka humbur njeriun e tij të dashur, fëmijët babanin e mrekullueshëm, bashkëshortin e nderuar, vëllain e tyre, birin e tyre.
Unë edhe një herë gjej rastim të përsëris ngushëllimet më të sinqerta familjes, qytetit, kolegëve, të afërmve të dashur, në emër të të gjithë deputetetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
E përsëris edhe një herë, kërkesën që të gjithë të mbështesim policinë dhe institucionet e specializuara. Unë jam e sigurt që, ata që kanë guxuar të ngrenë dorën jo thjesht kundër Fatmirit, po kundra Parlamentit, do të marrin ndërshkimin më të egër që është marrë ndonjëherë, dënimin më të egër që parashikon ligji".

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e deputetit të ndjerë Fatmir Xhindi

Kryeministri Berisha ishte sot në Roskovec pranë familjes së deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, i cili humbi jetën mbrëmë pas një akti kriminal.
Pasi ngushëlloi familjen Kryeministri u shpreh për mediat:
“Ky akt i shëmtuar kriminal ka shokuar jo vetëm familjen e deputetit Xhindi, familjarët e tij, bashkëqytetarët e tij, kolegët e tij deputet por, të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët. Fatmir Xhindi është deputet në tre legjislatura dhe gjatë gjithë veprimtarisë së tij ka dëshmuar përkushtim dhe përgjegjësi ndaj detyrës shumë të rëndësishme që i kanë besuar qytetarët e Roskovecit.
Unë erdha për tí shprehur ngushëllimet familjes si dhe për të siguruar se kjo qeveri do të bëj çdo gjë për të gjetur dorën e zezë të krimit, autorin apo autorët, të cilët qëlluan prapa shpine dhe ekzekutuan deputetin Fatmir Xhindi, në pragun e derës së shtëpisë së tij.
Ne nuk do të lëmë pistë hetimi, do të mobilizojmë të gjitha llojet e mjeteve në mënyrë që të kapim sa më shpejtë autorin apo autorët e këtij krimi të shëmtuar.
Edhe një herë, jam këtu për t’u shprehur ngushëllimet qytetarëve të Roskovecit, familjes dhe miqve, të afërmve të deputetit Xhindi.”

Lamtumirë deputetit, Fatmir Xhindi. Politikanë dhe qindra qytetarë në homazhe

Për dy orë sot në mesditë, të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të qeverisë dhe qindra qytetarë të zonës zhvilluan homazhe përpara trupit të pajetë të deputetit Fatmir Xhindi në Pallatin e Kulturës së qytetit të Roskovecit. Ata janë përkulur me nderim, kanë ngushëlluar bashkëshorten, fëmijët si dhe kanë vendosur kurora pranë trupit të të ndjerit.
Mbas përfundimit të homazheve, trupi i të ndjerit do të transportohet në varrezat e fshatit Kurjan, 7 km larg Roskovecit, ku do të zhvillohet dhe ceremonia mortore. Fshati Kurjan është fshati i lindjes së Xhindit si dhe vendi ku ai shërbeu për katër vjet (1992-1996) si kryetar komune. Ishte edhe vendi prej të cilit ai nuk u shkëput kurrë. Sipas dëshmive edhe dje ditën e fundit të jetës, po kthehej pikërisht nga Kurjani, ku kishte qenë për t'u përkujdesur për shtëpitë dhe pronat e tij

Similar topics
» Nehat Jahiu: Në oborrin e shkollës
» Venka Capa:Dritesim ne oborrin tim
» Ndërtimtarët derdhin beton në oborrin e Komunës (Foto/ Video)
» 27 granata dore në oborrin e Xhabir Zharkut
» Nehat Shaqiri:Heroi Isa Boletini varroset në oborrin e kullës së tij (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi