Turqi, skandali i korrupsionit arrin deri tek Erdogani
Faqja 1 e 1
Turqi, skandali i korrupsionit arrin deri tek Erdogani
Turqi, skandali i korrupsionit arrin deri tek Erdogani
A është takuar Bilal Erdogani me Yasin Al-Qadi? Këtë do të dijë Ugur Bayraktutan prej kryeministrit turk Rexhep Tayip Erdogan. Bayraktutan bën pjesë në partinë sekulariste CHP dhe bashkë me politikanë të tjerë të opozitës ai kërkon që të zbulohen lidhjet e familjes Erdogan me biznesmenin e dyshimtë. Brenda një muaji Erdogani duhet t’i japë përgjigje kërkesës parlamentare.
“Al-Qadi ka qenë ilegalisht këtu, ka fotografi që e provojnë këtë”, thotë Bayraktutan në bisedë për Deutschen Welle-n. Qëkurse emri i Al-Qadi bënte pjesë në listën e OKB-së për personat nën sanksione të dyshuar si mbështetës të Al-Kaidas, ai duhet ta ketë vizituar disa herë Turqinë.
Madje ai është mbrojtur prej truprojave të qeverisë gjatë këtyre vizitave. Edhe autoritetet e SHBA-së e klasifikojnë Al-Qadi si mbështetës të rrjetit terrorist, por ai vet e përgënjeshtron këtë.
Problemi i ri i Erdoganit
Akuzat e Bayraktutanit i krijojnë një problem të ri Erdoganit lidhur me skandalin e korrupsionit në qeverinë e tij. Në mes të dhjetorit prokurorët e Stambollit udhëzuan arrestimin e shumë personave, të cilët akuzohen të kenë marrë ryshfete nga një biznesmen iranian, gjithashtu i arrestuar. Dy djem ministrash dhe një shef i Bankës shtetërore Halkbank ndodhen në arrest hetimor.
Në një aksion të dytë një javë më pas prokurorët deshën të arrestojnë të dyshuar të tjerë, të cilët gjithashtu akuzohen për korrupsion. Por ata nuk arritën të veprojnë, sepse prokurori përgjegjës për hetimet, Muammer Akkas, pak para veprimit të prokurorisë, u tërhoq nga rasti. Sipas njoftimeve të shtypit Al-Qadi ishte në listën e të dyshuarve, e si rrjedhojë Bilal Erdogan duhej të thirrej si “i dyshuar” në prokurori.
Biznes i dyshimtë imobiljesh
Al-Qadi nuk është i panjohur në Ankara. Qysh në vitin 2006 Erdogani e mori hapur në mbrojtje biznesmenin saudit kundrejt akuzave për terrorizëm nga ana e SHBA-së. Al-Qadi u vu në shënjestër të hetuesve të Stambollit, sepse ai ishte interesuar për privatizimin e truallit të një shkolle policie në një lagje luksoze të Stambollit. Ky truall, sipas njoftimeve të shtypit, ka vlerën rreth një miliardë dollarë, por duhej t’i shitej një investuesi privat për më pak se gjysmën e vlerës dhe pa tenderim publik. Ndër të interesuarit ishte Al-Qadi.
Mediet turke publikuan fotografi, që tregojnë Al-Qadi të shoqëruar prej truprojave turke dhe në bisedë me Bilal Erdoganin në një hotel të Stambollit. Politikani i CHP, Umut Oran, përmes një kërkese të vetën pyet Erdoganin, nëse Bilal Erdogan është angazhuar si ndërmjetësues në biznesin e imobiljes në Etiler. Administrata e qytetit të Stambollit deklaroi, se trualli nuk është shitur dhe se ai vazhdon të jetë në pronësi të qytetit.
“Struktura paralele”
“Ju keni vënë në shënjestër djalin tim, por doni të më godisni mua”, u shpreh Erdogani lidhur me akuzat. Sipas mendimit të tij akuzat për korrupsion janë një shpikje e forcave armiqësore në aparatin shtetëror, të cilat duan ta dobësojnë partinë e tij AKP në prag të zgjedhjeve lokale më 30 mars. Ka “struktura paralele” në burokraci, tha Erdogan. Qeveria bën përgjegjës për komplotin predikuesin islamik Fetullah Gylen, i cili dikur ka qenë në aleancë me Erdoganin. Por Gylen i hedh poshtë këto akuza.
Nuk është e qartë se si do të influencojnë për mbështetjen ndaj kryeministrit në elektorat akuzat kundër qeverisë dhe familjes së Erdoganit. Ende nuk ka anketime aktuale lidhur me efektin e aferës së korrupsionit.
Ilker Turan, politolog në Universitetin e Stambollit “Bilgi”, mendon, se mënyra se si do të veprojë Erdogani lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me Al-Qadi do të luajë një rol të rëndësishëm në reagimin e zgjedhësve ndaj këtyre zhvillimeve. Deri tani kryeministri nuk ka dhënë asnjë deklaratë bindëse mbi marrëdhëniet mes djalit të tij dhe biznesmenit saudit, i tha Turan Deutsche Welle-s. Opozita në Ankara do të insistojë që Erdogani ta japë sa më shpejtë këtë deklaratë. /dw/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ushtria: E kemi marrë pushtetin në Turqi, Erdogani është arrestuar
» SKANDALI/ Pacientja sorollatet dyerve të spitalit, deri sa vdes (Foto)
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» DERI KU DHE DERI KUR KY MAZOHIZËM POLITIK?
» Sulltan Erdogani në Gostivar, stadium me emrin e tij
» SKANDALI/ Pacientja sorollatet dyerve të spitalit, deri sa vdes (Foto)
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» DERI KU DHE DERI KUR KY MAZOHIZËM POLITIK?
» Sulltan Erdogani në Gostivar, stadium me emrin e tij
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi