Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA

Shko poshtë

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA Empty AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 09, 2014 9:04 pm

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA F1_06gjakove1389020617

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA
(Nënave protestuese)

Me foto n´gji e shumë kujtime
Dalin nënat n´rrugë të atdheut,
I kërkojnë fëmij´t e tyre,
-Nxirrni të dashurit tanë prej dheut.

Se në Rashkë ku janë varrosë
N´dhe të huej, atë gjuhë se dinë,
Nxjerrni ma se na mbyti malli
Nxjerrni ore pash perëndinë.

Dalin nënat Gjakovare
Prin Mimoza e prin Nusretja,
Me na sjell çetnik n´Gjakovë
Nuk do të jemi më vetëvetja.

Jemi nëna shqipëtare
Mos na bini çetnik te dera,
Se nga dhimbjet i harruem stinët
Se dim dimrin as kur del pranvera.

Po jetojmë me ferr prej mallit
Vranë fëmijë, pleq e nuse t´reja,
Na i vran prindërit, na i dhunuan motrat,
Qe pesmbdhjetvjet na ka humbë hareja.

Qajmë e qajmë, na ka marr malli,
Që i vranë ata djem të ri,
Pesqind veta, gra e burra,
Me nji vorr na i kan shti.

Qajnë nënat e qajnë motrat,
Qan Kosova e mbar atdheu,
Pesmbdhjetvjet spo teret loti
Qull nga gjaku na ka mbetë dheu.

Mos na bini çetnik te dera
I ka humbë vlera durimit,
Ju na i sillni o qeveritar
Kriminelët te vendi i krimit.

Ata na i vranë shpresat tona
Ua kan hapë varret n´Serbi,
E pa ba kurrnjiherë krime
Veç, për atdhe sdeshën robëri.

Vajza, djel e nuse t´reja,
Na i kan pre e na i kan gri,
Pa na i sjell kufomat tona
Për Kosovë sdo t´ketë liri.

09.01.14

Düren

AGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA U2_shoqatahtAGIM GASHI:MOS NA I BINI ÇETNIKT TE DERA F3_6-vizita1389003302
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi