Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:GAZI NË HIMNIN E SKAMJES (Ali Podrimjane)

Shko poshtë

AGIM GASHI:GAZI NË HIMNIN E SKAMJES (Ali Podrimjane) Empty AGIM GASHI:GAZI NË HIMNIN E SKAMJES (Ali Podrimjane)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 13, 2014 2:41 pm

AGIM GASHI:GAZI NË HIMNIN E SKAMJES (Ali Podrimjane) 1525068_10151905821314077_972805422_n

AGIM GASHI

GAZI NË HIMNIN E SKAMJES
(Ali Podrimjane)

Edhe kur nuk ke bukë

Edhe kur nuk ke ujë
Edhe kur punon pa para
Edhe kur ia vejnë dryrin banesës sate
Edhe kur ti shtojnë fakturat e dritave
Edhe kur duhet me dhënë ryshfet 
Edhe kur sguxon me qel gojen

Qeshu vlla-nëse ta mban

Edhe kur të shajnë e pshtynë
Edhe kur të ndjekin në tërë boten
Edhe kur të rrahin publikisht nga njëzet polic
Pse thërret poshtë qeveria
Edhe kur gënjehet mbar një popull
Edhe kur të dhunojnë
Edhe kur ta rrasin tatimin e dytë haraç
Edhe kur sta mban me dal te dera

Qeshu vlla-nëse ta mban edhe me qesh

Edhe kur ske nga tia mbash
Edhe kur të vrasin në prita me maska
Edhe kur të vejnë tritol
Edhe kur del te varret e shkatrrueme
Edhe kur të burgosurit sundojnë
Edhe kur liria e fjalës të cungohet
Edhe kur këngën ta ndalin 
Edhe kur voten tënde e shet për një kafshatë

Qeshu vlla-çmendu nëse ta mban me u çmend

Dhe binduni niherë o të mirët e mi
Me vdektarë e krimela keni punë
Me profiter e pa moral njerzor
Me kurvar e drogirash 
Me spiuj e tradhëtar
Dhe arma më e fortë është kënga e gazi

Ha,ha,ha,ha,ha, qesha kësaj radhe
Lavdi marrzisë

13.01.14
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi