Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Donika Gërvalla: Gjilani nuk po e shuan ”Flakën e Janarit”! (Video)

Shko poshtë

Donika Gërvalla: Gjilani nuk po e shuan ”Flakën e Janarit”! (Video) Empty Donika Gërvalla: Gjilani nuk po e shuan ”Flakën e Janarit”! (Video)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 14, 2014 9:38 pm

Donika Gërvalla: Gjilani nuk po e shuan ”Flakën e Janarit”! (Video) Download__1_
Donika Gërvalla: Gjilani nuk po e shuan ”Flakën e Janarit”! (Video)


Gjilan: Intervistë me Donika Gërvalla Xlpress.tv/

  12 janar 2014

XLPRESS: Cila është ndjenja , emocioni me qëndrua në qendrën e Gjilanit në një vend që është bërë një epiqendër e një manifestimi shumë kulturorë, tradicional “Flaka e Janarit”?
Gërvalla: Unë e përgëzoj Gjilanin për ” Flaken e Janarit” për shkak se Gjilani ka gjetur formën më të denjë për të përkujtuar heronjtë e Kosovës, të vjetërit dhe të rinjtë, sepse përkujtimi i dëshmorëve bëhet përmes veprës së tyre. Nuk bëhet vetëm përmes shënimit të përciptë të datave, përmes rikujtimit të jetëve të tyre të asaj që na lanë mbrapa të asaj për çka ne i respektojmë. Prandaj unë e përgëzoj Gjilanin për ”Flaken e Janarit” që e cila ka kaq vite që këtu nuk shuhet dhe prej këtu shpërndahet në gjithë Kosovën.
XLPRESS: Është kjo një rreze e lirisë, në Janar, është një manifestim që provon të përkujtoj dinjitetshëm dëshmorët. Ka zëra se manifestimi “Flaka e Janarit” duhet të marrë edhe përmasa edhe ndërkombëtare, për të shpërfaqur vlerat që kanë shqiptarët dhe dëshirën e tyre për liri?
Gërvalla : Po shikoni Janari është një muaj i dhimbshëm për shqiptarët në Kosovë. Janari është një muaj në cilinata ka humbur shumë figura cilat kanë pasur një domethënie të rëndësishme gjatë gjithë historisë së tyre. Fillojmë nga Skënderbeun dhe përfundojmë tek kryetarin Rugova. Prandaj Janari është muaj i ndjeshëm për shqiptarët në Kosovë dhe mendoj që manifestimet e tilla të organizuara në mënyrë profesionale dhe dinjitoze duke shpalosur kulturë të mirëfilltë dhe jo pseudo-kulturë është mënyra me dinjitoze për ti përkujtuar ata. Ka edhe diçka tjetër përkujtimet janë njëra anë e medaljes, ana tjetër e medaljes për respektimin dhe nderimin e heronjve tanë është ndërtimi i një shteti për të cilin ata do të ishin krenar. Unë do të doja shumë qe Kosova te jete shteti i cili babai im do te ishte krenar dhe do te gëzohej ta shihte çdo dite, por kame përshtypjen qe deri aty kemi një rruge te gjate për të bërë...
XLPRESS: Ka Kosova vend qe te ri-zgjohet një ndjenje tjetër për të e pasur një shtet cfare kane dëshiruar dëshmorët !?
Gërvalla : Kosova nuk po vuan nga mungesa e ndjenjave për shtetin! Po Kosova po vuan nga mungesa për ndërtimin e këtij shteti! Shumë shpesh interesa dytësore e personave qe qeverisin vijnë ne rend te pare dhe harrohet qe rruga deri këtu ka qene shumë e gjate dhe qe heronjtë tanë nuk e meritojnë qe shteti i tyre te identifikohet me krim me korrupsion, por qe shteti i tyre të jete një shembull i lirisë dhe demokracisë dhe i mendimit të lirë në gjithë boten.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi