Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama për vizitë në Serbi gjatë shkurtit

Shko poshtë

Rama për vizitë në Serbi gjatë shkurtit Empty Rama për vizitë në Serbi gjatë shkurtit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 15, 2014 3:03 pm

Rama për vizitë në Serbi gjatë shkurtit


Rama për vizitë në Serbi gjatë shkurtit F1_rama1389775869
Tiranë, 15 janar - Kryeministri shqiptar, Edi Rama muajin e ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi. Kjo u bë e ditur nga ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiq, i cili njoftoi për vizitën e Ramës në muajin shkurt, por duke mos saktësuar datën. 

" Jemi të gatshëm të takohemi me të dhe të bisedojmë për krijimin e raporteve sa më të mira në regjion" ka thënë Mrkiq, duke shtuar se në agjendën e vizitës do të jetë bashkëpunimi dypalësh në shumë sfera.

Sipas tij, shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërsa pakica serbe që jeton në Shqipëri ende nuk është pranuar si duhet. 

“Duhet të shikojmë faktin se në Shqipëri jeton pakica serbe e cila ende nuk është pranuar si duhet. Unë këtë çështje e kam inicuar kur kam qenë në Tiranë vitin e kaluar. Duhet të specifikojmë të gjitha mënyrat se si do të trajtohet pakica serbe, pasi shqiptarët tek ne gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta evropiane" ka thënë Mrkiq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi