Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (video)

Shko poshtë

Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (video) Empty Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (video)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 16, 2014 4:28 pm

Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (video) 16_01_14_108489_f1_16refer1389864800

Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (video)

Krujë, 16 janar - Toleranca fetare është një virtyt që ka karakterizuar historikisht shqiptarët dhe rasti më i fundit ilustrues është ndërtimi i një kishe në Krujë me kontributin e 15 familjeve myslimane.Si rrallë herë, në fshatin Derven të rrethit të Krujës banorët e fesë myslimane kanë kontribuar financiarisht, apo me punë vullnetare ndërtimin e Kishës së Shënkollit, e cila sipas tyre po ringrihet për herë të tretë, pas luftërave apo vendimeve për asgjësimin e objekteve fetare në periudhën komuniste.

Banorët që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj kishe shprehen se ky kontribut ka ardhur pasi në këtë fshat nuk ka ekzistuar asnjëherë dallimi fetarë mes myslimanëve dhe katolikëve.

Edhe përfaqësues të Kishës katolikë e kanë vlerësuar këtë gjest human në ceremoninë e përurimit të kishës.

“Pa dallim feje, Myslimanë dhe të Krishterë, janë bashkuar vullnetarisht me ne për të ndërtuar Kishën për të cilën u jemi shumë mirënjohës. Ky solidaritet vëllazëror, human e fetar është i veçantë për të gjithë ne dhe Shqipërinë, sepse në të gjithë botën, vetëm Shqipëria ka një fe të përbashkët, Myslimanë dhe të Krishterë”, tha Kryetari i Kishës së fshatit Derven, Pashk Cypi.

“U habita kur pashë aq shumë njerëz. Unë mendoja se do jenë 20 veta. Gëzohem gjithashtu që shoh aq shumë fëmijë, sepse Shën Kolli është shenjtori i veçantë i fëmijëve”, u shpreh Ipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit Gjergji Rondo.

Për ndërtimin e Kishës së Shënkollit kanë kontribuar banorët e 5 fshatrave, kryesisht të besimit mysliman. 

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi